"Nga Adriatik Llalla tek Bashkim Dedja": SPAK nis hetimet ndaj 20 ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve

8 Maj 2020, 14:10Kronika TEMA

Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaroi sot është depozituar kallëzimin penal kundër 20 subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit.

SAPAK thekson se po hetojmë 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan për fshehje të pasurisë, ndërsa 10  subjekteve, tw tjera  ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan

Në një deklaratë për mediet, thuhet se “në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal. Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan”, sqaron Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shprehet se “ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal”.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar në SPAK:

1.        Adriatik Lalla, ishe-Prokuror i Përgjithshëm

2.        Bashkim Dedja, ishe-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.        Fatmir Lushi,ishe  prokuror në Prokurorinë e Elbasan

4.        Tom Ndreca, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

5.        Luan  Dervishi, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

6.        Shkëlzen Selimi, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

7.        Gani Dizdari, ishe-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

8.        Edmond Islamaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

9.       Guxim Zenelaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

10.      Marina Rraboshta, ishe gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

11.      Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

12.      Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

13.      Petrit Fusha, ishe-drejtues i Prokurorisë Tiranë

14.      Besnik Cani, ishe-drejtues i Prokurorisë Elbasan

15.      Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës

16.      Arjan Balliu, ish-gjyqtare Gjykata e Apelit Durrës

17.      Ferdinad Elezi, drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës,

18.      Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës,i dyshuar per kryerjen e veprave penale te

19.      Besa Nikëhasani, ishe drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

21 komente në ““Nga Adriatik Llalla tek Bashkim Dedja”: SPAK nis hetimet ndaj 20 ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve”

  1. Edi says:

    Po ndaj dvoranit qe fshehu 100 milion lek??

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      ne asnje vend arab nuk funxionon DREJTESIA……………gezuar ramaxonin!

  2. Shoku zenit says:

    Do ju rruajn bolet pa perjaahtim
    Jo me larg se mbrem Edi Rama vulosi fundin e tij politik
    suke i rene ne gjunje berishes dhe metes tani gjygjtareve vetem kujdes briskun
    Shtet mafioz

  3. Revolution! says:

    Xhin Xhoni i paprekshem, si Shkerdhen dhe Shkerdhita Berisha.
    Drejtesi funderrine!

    1. Ed says:

      Xhin Xhoni eshte me leje 2 vjecare lindjeje ja dhe Likja i presidences ta shpetoje nga vetingu! Po nuk ka ku te shkoje aty me banden do prrfundoje! Po Zaganjori nuk eshte ne liste?! Ai eshte bere si sheiket e Kuvajtit!

  4. Polikseni says:

    Duket sikur po luftoni me mullijte e eres. Llalla ke hektaret qe ka perversuar ka filluar mbjelljen e bimes se sukseseshme qe e beri Llallen, pronar te nje fshati te tere. Llalla ka garancine nga meta, luli dhe rama, qe do denohet njemije leke gjobe si kundravajte civile,,, shyni bythen SPAK,

    1. LIMONI says:

      NUK DO I HIQJA ASNJE PRESJE SHKRIMITPAK E SAK

  5. Adam says:

    Haha Aty nga Viti 2100 do ti vjie Radha kriminelve Sali , Edvin , Meta e co Burdello Halldupi Sulltanor

  6. Jim says:

    Kisha besim tek SPAK-u Por nuk e di kur nuk pranoi kallzimin ndaj Berishes mu venit Nuk e di por ndoshta jam gabim Besojse zgjedhja nr krye te saj nuk me ngroh Nuk e njoh dhe se kam idene se kush eshte por ndoshta mosha e tij???

  7. 5 Stsrs. says:

    PROKURORE TE KORRUPTUAR JANE EDHE:
    -JULIAN ZONJA.
    -ANILA GALANXHI (PAPA).

    GJYQTARE TE KORRUPTUAR:
    -ALBERT MECE.
    -ARTAN GJERMENI
    KETA JANE BESNIKE TE KRIMIT DHE GRUPEVE KRIMINALE, KERA ZBATOJNE ME PERPIKMERI URDHRAT E KRIMIT DHE KRIMINELEVE.

  8. VLORA says:

    Po te tjeret?Po filluat me ish gjyqtaret dhe prokuroret do i vini te tere edhe Zaganjorin psh.Duhet te kete nje mase per te tere.Me kete veprim ju kerkoni ti hidhni hi syve BE.Ne sistemin gjyqesor keta jane cironkat.Duhej filluar simbas radhes pa anashkaluar njeri .KUSHTETUESJA, GJYKATA E LARTE. APELI, SHKALLA E PARE

  9. Fiu says:

    Ky avukati paska qejf me kandidu ne ndonje vend qe i paska vene ne tuf emra me rradhe. Kallzime vari lesht.

  10. fteri says:

    Besnik Cani dakort ,por keni harruar më të rrezikshmin prokurorin e krimit Arben Dollapin që rri si thëngjilli nënë hi ,ai që ka mbyllë një vrasje makabre në v. 2007 ,për 25 mijë euro ,dhe krimineli shetit i lirë ,për shkak të ndrrimit nenit nga dënim për vrasje në dënim për 5 vjet burg , Prokuroria e gjykata për 30 vjet me të drejtë është quajtur nga populli mafje e krimit të zhvatjes xhepave të shqiptarve,jo e dhënjes drejtësis .
    Ky krahasim i prokurorve e gjykatësve me mafjen është kuptim plotë .Mafja e prokurorve e gjyktësve shqiptar të mpinë trurin ,kam bërë 80 seanca gjyqësore me këto sharlatan dhe më kan dehur e trullosur trurin për 3 vjet seanca gjyqësore nga v. 2007-2010 ,kan ndrruar prokurorët ,kan falsifikuar e fshehur ekspertizën mjekoligjore reale, kan falsifikuar e anashkaluar provat e krimit ,kan tallë bythën 5 prokuror e 12 gjykatës me zvarritje me sorollatje duke nxjerr të pa fajshëm e lënë të lirë kriminelin.Më kan bë të sëmurë shpirtrishtë ,të sakatosur familjerisht ,të handakosur pa dëshirë për pa njerzit me sy më duken si bisha nuk ndje gëzim nga jeta.I tillë ka qenë ndikimi kriminal i prokurorit Arben Dollapit ,Besnik Canit,Prokurorët e lartëpërmendur dhe të tjer gjykatës jan mafje e kriminel për popullin ,një armë e klasës politike mafioze të Sali Berishës ,Ilir Metës ,për fshehë krimet që kan krye dhe mbajtur pronate e vjedhura dhe ruajtur bashkëpuntorët me kriminel e vrasës .Prandaj uroi e shpresoi që një ditë këta të prangosen ,tu sekuestrohet pasuria dhe të mos shikojnë dritën e diellit kurr në drejtësi më .

  11. Raul says:

    Po ate gjyqtarin monster te Durresit Osman Aliun qe lironte kriminelet ne sallen e gjyqit kundrejt mijra eurove nen dore do ta verifikoni.Gjyqtari 3 mujor i plepave ka mare dhe rrogen e 5 viteve nga shteti pa punuar duke mashtruar. Ka fshehur pasurine. Eshte gjyqtari me i korruptuar ne planet, nga mekanik me shkolle te mesme mesatare 5 u be gjyqtar me kurs 3 mujor dhe u be milioner.

  12. Pyka says:

    ?????????……..????????????!!!

  13. Ujku Plak says:

    Tani po mori fund korrupsioni, te gjithe do te gjobiten rende me 5 – 10 milion, dhe do te shkatrroen ekonimikishte , haaaaaahaaaa super lajme. Qe e kane vjedhur dhe bastarduar Shqiperin dhe Shqipetaret e dime, po qe te tallnin dhe Karin ne kete menyre kurre nuk me kishte shkuar mendja. Mallkimi i gjakut dhe djerses se njerezve te ndershem i zente te gjithe Politikanet tradhetare qe e cuan Shqiperin ne kete gjendje qe nuk behet me

  14. sapa says:

    Neqoftese shqiptaret e thjeshte dhe te ndershem nuk marrin armet ne dore dhe ti mbushin rruget e qyteteve shqiptare me kufomat e te korruptuarve dhe hajduteve te cdo lloji nuk behet ky vend kurre!Kjo strategji e hajduteve politikane eshte fitim kohe dhe mashtrim si ndaj popullit ashtu edhe ndaj perendimit me preteksin qe po bejme shtet ligjor!

  15. Dani says:

    Te pa fajshem do dalin si gjithmon , nese do ish noj fakir fukara per noj vjedhje te vogel po , kishin per da degjeneru , po ktyre i rruan bythen spaku , se pjell e hajdutve mashtrusve dhe kriminelve esht edhe vet.

  16. emigranti says:

    kot jane reklama nuk behet asgje ne shqiperi sundon krimi dhe mafia zihen ne syte popullit dhe pastaj tallen duker pire kafe

  17. @@@ says:

    Keni 40000 dosje, si do i coni ne gjykim?
    Keni vetem nje rruge, gjykimin e shkurtuar, ndryshe varroset veten. Shqiptaret tashme kane plot bolet me pompozitetin, propaganden dhe mashtrimet e nje drejtesie, vegel ne doren e interesave te nderkombetarve.
    Arrestojini, sekuestrojini pasurine e pajustifikuar dhe jepni brenda 24 oreve vendimin. Cfare hetimi duhet per te denuar me burg te perjetshem Berishen dhe krimet makabre te tij?!! Nuk e keni luksin as te talleni me hallet e shqiptareve, as te varrosni leket e tyre me hetime te kota qe nuk cojne askund dhe as te tallni lesht me kohen qe per ju ka mbaruar!
    Megjithate ngeleni nje krijese kopile qe lindi e vdekur. Vetem nje kalim pronesie i drejtesise nga familja e Sali kermes ne duart e padroneve qe venerojme si Zot dhe qe ju desh jo per te varrosur krimin, Mafjen dhe Saliun, por per te mbajtur prej bolesh Shqiperine e se ardhmes.

  18. iksi says:

    Po mire mo po kriminelin Gjin Gjoni si nuk ma zuri syri , apo do e rrisni ne detýre bashke me gruan e tij . Mos ka ndonje lidhje te nendheshme me degzime te shumta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje