Protesta në ‘Sheshin Skënderbej’ për heqjen e karantinës, Policia: Në hetim ambientalisti Sazan Guri dhe 6 protestues

8 Maj 2020, 08:31Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se për protestën që u zhvillua dje në Sheshin Skënderbej nga Shoqëria Civile për heqjen e karantinë janë proceduar penalisht 7 persona, mes tyre edhe 3 organizatorët, Klajdi Bello, Zaçe Islami dhe Sazan Guri.

Njoftimi i Policisë:

Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 7 persona, ndërmjet tyre edhe 3 organizatorët e tubimit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi “Skënderbej” kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shtetasit Z.I., K.B. dhe S.G., në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime.

Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.

Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrative/gjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Po punohet për masat plotësuese sipas Aktit Normativ, si dhe për shoqërimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në protestë, pasi janë fotografuar dhe identifikuar nga ana e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të organizatorëve, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

5 komente në “Protesta në ‘Sheshin Skënderbej’ për heqjen e karantinës, Policia: Në hetim ambientalisti Sazan Guri dhe 6 protestues”

  1. stark says:

    Shoqeria civile me 7 persona? hahahaha..

  2. Genti says:

    Shum njerez do ti kuptoja Po qe te protestoje nje ambientalist kunder situates se karantines qe Po i lejon ambjentit te ketij koqes te mori veten skam pa.?. Kjo o shqiperi hesapi

  3. Lulushi says:

    Pse nen hetim? Derisa ka thyer rregullin sipas ligjit te arrestohet! Perse inxirni ligjet? Ape gjate hetimit t’i nxerin se ka qene me probleme mendore ,ndaj i jepet falje….. Kesaj i thone : ” O micalli,o micalli ,kjo e ka vendin ketu” Eshte fjala per fshejen e shpates…

  4. Pedro i ri says:

    Plasini mbrenda

  5. ronny says:

    Nese ka vertete gjendje te jashtzakonshme,,atehere ati injorantit fytyremut gur shkembi apo si e ka emrin,,,futeni brenda dhe te vazhdoje protesten me te tjeret atje se ndoshta nuk po i kruhet vetem kurrizi po me sa shoh po i bren edhe bithaa,,,,,heheehhee
    Dhe prape them,,, kur shoh ate fytyre idiote pa asnje fare shkelqimi apo inteligjence,,, hajde hajvan qe je more sazan guri shkembi hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje