A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?

16 Maj 2020, 16:14Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Pas Pandemisë do hapen të gjitha baret dhe restorantet

Besoj që në Shqipëri do ketë dyndje të madhe. Jemi shoqëri që e gjithë jeta sociale rrotullohet në 200 kafe ose tek gota e rakisë.

Rreziku s’do jetë shumë i madh nga Pandemi-ja por nga PD dhe LSI-ja
S’do guxojnë të pinë birra mbi 6-7 veta së bashku sepse do u bashkohet me kamera Basha dhe Monika t’ju vjedh “kauzën”.
Ku të shohim grumbullime do e shesin si miting të tyre.
Pasi kanë djegur, konsumuar dhe dështuar 7 vjet në çdo kauzë apo protestë, nuk i ka ngel asgjë tjetër vetëm tu vjedhin kauzat grupeve të tjera të interesit.

Vodhën Kalimashin, dhe e dogjën.

Vodhën betonizomin e parkut, dhe e dogjën.

Vodhën protestat e naftës, dhe e dogjën.

Vodhën Astirin, dhe e dogjën.

Vodhën Republikën e re, dhe e dogjën.

Vodhën pranverën kuqezi, dhe e bën dimër.

Vodhën protestat e studentve, dhe i dogjën.

Vodhën lëvizjen thurja, dhe e ç’thurën.

Tani rradhën e ka loja me artistët.
Unë nuk besoj që Teatri do prishet.
Kam shkruar gjithmonë që Teatri është një kondlikt artificial i stisur këto 7 vite si alibi për të mbuluar çështje të tjera.
Zhurma për Teatrin krijohet sa herë që Rama do të shkëpusë vëmendjen nga skandale ose kur bën marrëveshje me Bashën, si në rastin konkret që s’po ndryshojnë Kodin elektoral.

E kam monitoruar me kujdes, por çdo përplase tek teatri përkon me momente skandalesh të tjera.

Për shembull: Zhurma e parafundit, ishte kur Lul Basha deklaroi se nuk do dorzoheshin 61 bashki pa kaluar mbi trupin e Lulit dhe Monikës.

Atë mëngjes që pritej që 61 krye-bashkiak socialist të kalonin mbi Lulin dhe Monikën për të hapur bashkitë, po atë ditë Rama nxjerr 2000 polic tek dera e Teatrit gjoja sikur do e prishte. Dy trupat e Lulit dhe Monikës nuk u shtrinë atë ditë tek 61 bashkitë por tek dera “Teatrit”.

Si rezultat:
– teatri nuk u prish
– 61 çelsa bashkish u dorzuan
– policia kish dal kot tek teatri
– Mona dhe Luli ulur tek sediliet e grisura në sallë.

Pyetje: Vërtet mendoni ju se Mona-Luli vlersojnë “Teatrin” më shumë se 61 bashki?

Joooo, kurrë sepse ato 61 bashki do ndikojnë në zgjedhjet e 2021 dhe të ardhmen e tyre politike.
Thjesht të dy vrapuan tek “Teatri” sepse dorëzuan në heshtje pushtetin dhe ju duhej të aktronin diku tjetër sikur po luftonin kundër Ramës.
Sigurisht që populli është turmë dhe e ka të vështirë të kuptojnë 3 mashtruesit e shekullit në lojrat e tyre.

Ju do thoni: po çdo ndodh me Teatrin?

Mos u shqetësoni aq shumë. Ne u rritëm duke qeshur dhe duke qarë me rolet e Robert Ndrenikës.
“Prefekti Tironës Qazim Mulleti” s’mund të jetë vegla e komunistave.

Unë e njoh prej dekadash legjendën e skenës dhe teatrit kombëtar, prandaj preferoj më mirë të jem spektator i këtij akti sesa të aktroj për një konflikt që artistëve u dhemb më shumë se politikanve.

Në këto rrethana vlersoj që ne spektatorët e ekranit dhe tatarit duhet qëndrojmë disi më të paanshēm në gjykim, madje mos duartrokasim maskat pa ja u parë fytyrën kllounve.

Populli përpara se të mbroj ndërtesëm e teatrit duhet të luftoj përpara godinës Gjykatës kushtetuese, prokurorisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Bashkisë Tiranës, Gjykatës Lartë, “godinat” e së cilave janë rrënuar dhe po pushtohen çdo ditë.

Kësaj i thonë: “Të mbrosh tjegullat e çatisë kur themeleve të shtëpisë iu është vënë tritoli”

Fundja unë kam bindje absolute që teatrin nuk e do Monika më shumë se Robert Ndrenika….

Ajo në rininë e saj, s’ka shkuar kurrë në teatër sepse ngatërronte dramën me estradën.

Më pas kur u martua, nuk e frekuentonte as komedinë sepse e kishte plot shtëpinë….

14 komente në “A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?”

  1. Prind says:

    Monikes i shkonte shume ajo reklama qe u bente hudhrave gjithe kohen e izolimit, se me artin dhe Teatrin nuk ka lidhje ajo, duket qe ne fytyre qe sja lidhje me kulturen.

  2. Z says:

    Flasin dhe kush nuk flet! Gagaceve ju ka ardhur goja! Mediokrit duan te hiqen te zgjuar! Te korruptuarit na heqen te ndershem,hajdutet po ashtu si spiunet! Nje nga keta eshte dhe ky.ky tjetri e te tjere.

  3. Nafia says:

    Po ca thu o Kreshnik,Monikes i jane trash trute aqe shume sa nuk kupton as vet se cfare do!

  4. Ce says:

    Nafije dybeku, doktoresha horoskopike leshelike nuk e di cfare eshte teatri por e ngaterron me haremin erotiko lezbiko naziskin te Jales ku hardallosen lristat naziskine ne shkuma party te organizuar nga Nafija. Dhe kjo monster kujton se dhe teatri eshte vend hardallosje per rinine e Tiranes.

  5. Mario Paris says:

    Teatri i ri nje soj si grueja e re…lezet

  6. leon says:

    Eshte e tmershshme te krahesoshe gruan e Ilir floririt me gjigandin NDERNIKA,pale pastaj kur dalin ca te pa lare si Llicaj me nje takem pseudoartistash e kurvash qe e kane kthyer sallen e teatrit ne burdello.Keta jane ata qe mblidheshin te cadra burdello qe u ngrit te liqeni kunder ndertimit te kendit te lodrave.

  7. limoni says:

    sigurisht qe monika e do me shum se robert nika teatrin .monika dhe meta jan aktoret me te pregatitur te shqipris

  8. Edi says:

    Pyetje e mbrapshte,
    Monika eshte hajdute por edhe Ndrenika blihet…
    Pyetja duhet te ish: E do me shume historine e ketij vendi se Plasari? E vlereson me shume arkitekturen dhe vlerat per te ruajtur Ndrenika se Europa Nostra?

  9. Edi says:

    Nje artist , sikurse nje murator, shkenctar, shkrimtar, rrobaqepes, ekonomist etj… mund te jete me apo pa integritet si njeri me apo pa moral… keshtu qe se kuptoj perse i sillni si te verteta absolute..?!
    Problemi i teatrit eshte i gjithe Shqiperise, eshte problem trasparence, problem historie, arkitekturor, problem se si e duam Tiranen : me kulla ne qender apo ne periferi( si Parisi).

  10. Floriri says:

    E para është politikane ose kafshe shekspiriane i dyti aktorë origjinal i popullit tone.

  11. niku says:

    O Kreshnik. Virusi ta paska mpire memorien se Rama ka 20 vite qe ka kerkuar shembjen e teatrit dhe ngritjen e nje te riu dhe jo sot qe sipa zoterise tende qenka ne hall.

  12. katarakti says:

    Opozites nuk i rruhet fare per teatrin. Kete e kuptojne te gjithe ata qe kane dy para mend. Synimi dhe strategjia e PD-se eshte te blllokohet qeveria ne çdo nisme te saj. Qe te duket sikur eshte e paafte, sikur eshte e korruptuar. Qofte per Astirin, qofte per parkun e femijeve te Liqeni, qofte per stadiumin kombetar etj etj opozita eshte hedhur perpjete sikur po ngjante qameti i zi. Kete pune po ben tani edhe me teatrin. Te pengoje me çdo kusht çdo nisme te qeverise. Qe ajo te duket e dobet, e paafte. Te krijohet bindja te njerezit se eshte PD-ja qe ben gjithmone ligjin ne kete vend. Se po nuk deshi ajo asgje nuk behet! Ky eshte qellimi i Berishes, Lulit, Kokemadhes me çizme etj etj. Ta nxijne qeverine, ta njollosin, të shpifin kunder saj natë e ditë sipas parimit shpif dhe shpif se diçka do mbetet! Qe te harrohen kusuret e saj. Se çfare i ka bere ajo ketij vendi dhe ketij populli gjate gjithe kohes qe ka qene ne pushtet! Dhe duhet pranuar se nga pavendosmeria e Rames opozita po fiton pike. Nuk ka pse zgjatet dhe behet terkuze nje vendim i qeverise. Dergohet policia dhe nese nevojitet edhe trupat speciale. Per 2 ore teatri prishet per t’i lene vendin nje ndertimit te nje teatri modern. Dhe atyre qe guxojne t’i kundervihen shtetit u tregohet vendi. Pa hezitim dhe nëse nevojitet me shufra hekuri kokes. Policet të mos behen trima me nje 15 vjeçar që shetit me biçiklete, por të merren me banditet ordinere dhe politike. I rrahu Muli brenda komisariatit dhe nuk ben as gëk as mëk. Që tê kthehemi te teatri çdo minute qe kalon eshte nê dem të qeverise. Shenje e pavendosmerise dhe dobesise se saj. TIpare këto qe ka 3 vjet që po i demonstron. Per fat të keq.

  13. Saras says:

    Si nuk bie nje cike era femer.kjo lokja e Likes!!!!
    Kjo me Like mavrine po cirren me shume,duke trashur zerin,te ruajne te paprekur godinen e teatrit,qe i.ka ikur koha.

  14. Albania says:

    Nje Teater i ri duhet.
    Galeria Kombetare duhet prishur. Eshte arkitekture shume e dobet. Nje galeri e re, ku artistet shqiptar apo të huaj, te mund te ekspozojne.
    Tirana ka nevoje per ndryshime, dhe arkitektura e ndihmon gjallerimin e hapesirave dhe objekteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje