Basha në serat e hudhrave dhe preshit në Karbunarë: Rama s'ju ka dhënë asgjë konkrete deri më sot, ai flet vetëm fjalë boshe

16 Maj 2020, 10:30Politika TEMA

Lulzim Basha ka takuar disa fermerë në Divjakë dhe Karbunarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon se i ka thënë atyre se Rama nuk i ka dhënë asgje konkrete dhe se jemi në krizë ekonomike.

“Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.

Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.

Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë.

Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook.

Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje”, tha Basha.

6 komente në “Basha në serat e hudhrave dhe preshit në Karbunarë: Rama s’ju ka dhënë asgjë konkrete deri më sot, ai flet vetëm fjalë boshe”

  1. sem says:

    avash avash do tja mori qeverine Lul budallai, Ed palloshi è ka menjen me recitu vargje mjes per mjes.

  2. shqip says:

    Për kokën e Babales ky është komplet idiot. Idioti në mes të injorancës. Shumica e tyre pa maska. Po edhe ata që e kanë, gojë dhe hundë i kanë të zbuluara. Pastaj bërtasin se po i mbyll Rama në shtëpi. Më karikaturë njeri, e më popull gdhë, zor se të zë syri në Ballkanin perëndimor. Imagjino sikur opozita Britanike apo Gjermane të silleshin sikur janë në kohën e paleolitit. Injoranca është ulur këmbëkryq tek këta të mjerë. Po çfarë ti thuash njërit që me demek ka diplomë hollandeze e që thotë; ( fluturon gomari me gjithë samar), unë jam kryeministri I Shqipërisë. Kaq torollak sa ç’është ky, treçereku shqiptarëve do ishin infektuar me korona Shqup.

  3. pjeter says:

    Hahaha ky e gjen me qellim kohen e vendin e vizitave,ka shku ne KARBUNARE ne serat e PRESHIT.I ka marre seriozisht keshillat e urta te Tritanit.Lulushi po sillet si lider i vertete,eksperienza e kesaj vizite do e forcoje lidershipin dhe vizionin per te ardhnen e Lulushit si krieminister,presh per te gjithe,sa te behet krieminister.

  4. Loku says:

    O Lul kujdes me preshin se Tritani ka 23 vjet qe nuk
    po e merr veten qysh kur hengri preshin ne Lushnje.

  5. titi says:

    Ky SHul Basha shkon ne fusha dhe ben monolog me veten. Vete flet e vet degjon.

    Ngordhalaqi verdhacuk del ne fusha qe ta kap njeçik dielli.

  6. Shqiptari says:

    Z.Basha!Do ishte mirë pēr nje “Kryeministër në hije” të marrë më parë informacion rreth prodhimit bujqësor,për shpenzimet,fuqinë punëtore,sa mbjellje bêheh ne vit,kulturën e mbjellë,rendimentin,çmimin,tregun dhe problemet e shitjes,konkurences brenda vendit dhe me importet e lira,naftes,krijimin e koopetativave,kontratave dhe subvensionet që janë tejet të domosdoshme.Per dijeni,në parcelen e hudhrave,rendimdnti për 1 ha,me çmimin mesatar në têrê sezonin( 300-100) leke te reja pêr kg. Ku prodhimi per 1 ha varion nga lloji i kultivarit, nga 150 kv deri né 250 kv,pèr ha.Lexohet vete vlera.E njejta gje per preshin ku rendimenti për ha shkon nga 1000-2000 kv.per ha.Domatja nga 1200-2000 kv.per ha.me tej qepa, karota,patatja,repa,lakra, spinaqi qe shkojne ne mijera kv. Po nje gje te ben te dyshosh.Kur keta bujq qe dalin me humbje ne keto kultura,pse i mbjellin dhe i tregtojne çdo vit keto kultura?Perse nuk ndryshojne konvejerin e mbjelljeve me kultura te tjera.Qe te del shpirit nga kasma,te del kurrizi,kullon nga djersa,ropatesh e strapscohesh dhe ne fund,disa individe,te organizuar deshtojne,kjo eshte e vertete.Po ,ju zoteri i nderuar e degjeneruat dhe shpartalluat bujqesine,e futet ne konflikte qe ç kane marre mijera jete njerezish,konflikti mbi pronesine,tani dilni shpetimtar te ketij sektori jetik.Po çfare planesh keni ju,cila eshte strategjia e botuar qe jep zgjidhje,ku i keni burimet financiare???!!!Apo keni strategjine e keshilltarit te CDU—se,keshilltar qe CDU-ja nuk e njeh!! Duhet te jeni me serioz dhe me i informuar,pasi sot nuk ishit shume ne forme.Kujdes here tjeter.gjej njerez qe kane dijeni oer fudhat qe prononcohesh se del bosh si sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje