Ambasadorja amerikane, 120 minuta në Kryeministri: Mister kë takoi dhe përse

15 Maj 2020, 19:01Politika TEMA

Për afro 2 orë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qëndruar në godinën qeveritare këtë të premte. Nuk dihet nëse diplomatja është takuar me kryeministrin, i cili po ashtu ndodhej në zyrën e tij apo ndonjë nga vartësit e tij.

Asnjë nga zyrat e shtypit nuk komentojnë mbi këtë vizitë dhe arsyet e saj.

Vizite që vjen në të njëjtën kohë kur çështja më e nxehtë e 24 orëve të fundit është ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por nuk dihet nëse kjo ka qenë tema e diskutimeve të ambasadores Yuri Kim në selinë kryeministrore apo reforma zgjedhore, ku ambasadorja është investuar personalisht për të ndihmuar palët që Këshilli Politik të vijonte punën këtë fillim jave.

4 komente në “Ambasadorja amerikane, 120 minuta në Kryeministri: Mister kë takoi dhe përse”

  1. mik says:

    Te rrije dy ore ne Kryeministri, ne te njejten kohe kur edhe kryeministri gjendet ne zyren e tij, dhe nuk dihet se me ke asht takuar ambasadorja Amerikane ?!! He !! Ndoshta ka pi kafe me pastrueset, dhe mbas asaj kan pa edhe filxhanin.
    Bravo Tema. Jeni te zot vallahi. Titujt e artikujve tuaj provokojne gjithmone kureshtje.

    1. Scutari says:

      ha ha ha ha ha ?
      Përgjigje brilante

  2. Arber says:

    Hahahah ka taku ilir floririn apo edvin hajnin?!?
    Sa spiuna dhe sherbetor ka media e korruptume albaneze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje