Reforma zgjedhore, Murrizi: Pa ndryshim sistemi është një letër higjienike, duhet votim i drejtpërdrejtë i kandidatit për deputet

15 Maj 2020, 17:36Politika TEMA

Myslim Murrizi nuk i fsheh më planet për krijimin e një partie politike. Në A2 tregon se kur do të marrë jetë projekti i tij lidhet me reformën zgjedhore.

“Do ta shikojmë këtë vendim në varësi të Kodit për një lëvizje politike për të mos ngelur peng dhe për të mos pritur minutën e fundit, të listave të fundit që çohen në komision në momentin e fundit. Ditën që do ta kalojmë në kuvend sistemin zgjedhor me lista të hapura o rajonale o kombëtare. Sa të kalojmë Kodin do ta shikoni dhe lëvizjet”, deklaroi Myslim Murrizi.

Formimi i partisë nis nga grupi parlamentar demokrat, kryesimin e të cilit e mori duke larguar Rudina Hajdarin.

“U gjykua që të ketë një lëvizje. Ai grup mbahet në marrëdhënie miqësore dhe në respekt me njëri tjetrin, nuk është se kemi rregulla po statute. Nuk është ende parti politike”, shtoi Murrizi.

Pavarësisht rezervave të grupi në lidhje me Rudina Hajdarin thotë se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë atë në tryezën e reformës zgjedhore, por paralajmëron qartë se votat e grupit demokrat do të kushtëzohen me ndryshimin e sistemit.

“Unë dhe ata që janë aty nuk votojmë asnjë lloj letre bakalli që del nga bunkeri i Pallateve të Kongreseve dhe nuk ka birbo në politikë që më jep urdhër të këtij lloji. Ju merreni si të doni. Kur të vijnë do ta provojmë. Do ta shikoni kur të vijë. Nuk e lexoj fare atë nëse nuk ka ndryshim sistemi. Do të jetë një letër higjienike për mua dhe shumicën e deputetëve të opozitës”, nënvizoi deputeti demokrat.

Deputeti Murrizi ka këmbëngulur fort në nevojën për t’i rikthyer qytetarëve sovranitetin, përmes votimit të drejtpërdrejtë të kandidatit për deputet.

1 komente në “Reforma zgjedhore, Murrizi: Pa ndryshim sistemi është një letër higjienike, duhet votim i drejtpërdrejtë i kandidatit për deputet”

  1. NUK ARRIJ TA KUPTOOJ SE SI DO TE SHKOJME NE ZGJEDHJE PRAP ME SISTEMIN ZGJEDHOR TEQE TANI PER TANI ESHTE NJE SISTEM PA ASNJE VLERE .POR ME HABIT FAKTI KAQ TE PERDORUR DHE TE KORRUPTUAR JANE GAZETARET QE SE VEJNE FARE NE REFENE KETE TEME,AQ ME TEPER DEPUTETET E [ARTIS SOCIALISTE.SI SJU VJENE TURP QE JENI BERE PER TU QARE ME ME TE MADHE SI NJEREZ PA SHTYLL KURRIZORE.POP[LLI DO TE VOTOJ NJERZIT SE KESHTU SIC PO VEPROHET JO VETEM QE SI VJENE AS 2 % ERA SOVRAN [POR PO NEPERKEMBET SIKUR NUK EGZISTON FARE.KUZHDO QE DO TE BEHET DEPUTET NEN SIGLEN E PA RTIS PERKATESE DUHET TE VOTOHET NGA POPULLI.ATY TE SHIKOJNE DHE KRERET E PARTIVE SE SA I DO POPULLI/KETYRE U JEPET E DREJTA TE VEJNE KANDIDATUREN NE CILEN ZONE E NDJEJN VETEN REHATSHEM POR JO ME LISTA ,E VENDOSIN VETEN NE LISTE I PARI DHE AUTOMATIKISHT FITOJN/KJO ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI NE SE DUAM QE DEMOKRACIJA QE ESHTE TEK NE POTHUAJSE ANARKI TE MARRI POZICJONIN E DUHUR.NE SE NUK DO BEHET KJO GJE ASDHE NJE HERE NUK DO LARGOJME KORRUPSIONI NE SHTET DHE DEVOTESHMEIN PER TE PASUR DREJTESI TE PASTER DHE ADMINISTRAT TE PASTER.NUK KA PSE SHQIPRIA TE KETE ME SHUME 100 DPUTET DHE NJE ADMISTRAT KAQ TE FRYR .SHEMBULL TE MARRIM KRYEMINISTRIN QE NE TE KALUAREN KUR CDO GJE KERKOHEJ NGA SHTETI ,KRYENINISTRIA SE BSASHKU ME PERSONELIN SHOFER DHE PASTRUES KISHTE GJITHESEJ 84 VETE,KAQ ISHTE ORGANIKA ,SHIKOJENI SOT QE I BIEN KAVALLIT KRYEMINISTRIA KA 4 OSE 5 FISHIN NE ORGANIKE BARDHYL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje