Arben Malaj: Kam punuar që 15 vjeç, në shkollë shkoja natën. Më propozuan për kryeministër në mars të 1997, por s'pranova

15 Maj 2020, 09:46Politika TEMA

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka rrëfyer sot disa detaje në lidhje me jetën e tij.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Malaj komentoi librin e tij “Rrugëtimi”, ndërsa tha se është në formën e një guide për të rinjtë.

Ish-ministri deklaroi se ka punuar që 15 vjeç, dhe arsimin e mesëm e ka kryer natën.

“Kam punuar që 15 vjeç. Të rinjtë e vendit tim duhet ta kuptojnë se ka një ndryshim të madh në sistem. Në atë kohë nuk lejohej që të merrje më shumë se dy bursa nga shteti si e drejtë studimi.

Ndërsa për të paguar paguhej. E vetmja mundësi që kisha ishte të punoja.

Unë mbarova arsimin e mesëm pa u shkëputur nga puna.

Kam mbaruar universitetin e Tiranës për Financë. Edhe libri im bazohet tek mirënjohja dhe të jetë një guidë për të rinjtë e vendit tim”, tha ai.

Më tej Malaj u ndal në vitet e krizës së ’97. Ndonëse u propozua, ai tha se nuk pranoi të jetë kryeministër i vendit. Sipas tij ishte një tërheqje që do të rezultonte pozitive.

“Me Finon jemi miq shumë të mirë, kemi qëndruar në një dhomë në 4 vitet e universitetit. Mospranimi brenda strukturave socialiste, unë nuk mbërrita dot në tavolinën ku ishte rënë dakord në parim, ishte për faktin se politika ishte shumë e agravuar në atë kohë.

PD dhe Presidenti i vendin ishte shumë agresiv me jugun e vendit. Unë nuk doja që mandati im si kryeministër të acaronte më tej marrëdhëniet me qytetin që unë e dua.

Ishte një tërheqje për një dëshirë pozitive, dhe besoj se rezultoi e dobishme për të kaluar atë periudhë”, tha Malaj.

3 komente në “Arben Malaj: Kam punuar që 15 vjeç, në shkollë shkoja natën. Më propozuan për kryeministër në mars të 1997, por s’pranova”

  1. spata says:

    Paske shkuar per Lesh o katundari i Llakatundit .Ndizi nje qiri Nanos se Vlora nuk kishte mbetu pa djem te shkolluar . Fitove se politika qe erdhe mbas 91 donte bageti e bujqesi te qendronte ne karrike .

  2. Rezbat beu says:

    Nga fshatar bukethat ne miliarder me pune shteti deklaro pasurine dhe behu gati per sekuestro leri denglat

  3. Rats says:

    Do ishte shpetimtare po tu zgjidheshe kryeminister ne 97,se do e ndritshe me mire se me piramidat. Po kur u propozove nga Nano per kete post kunder nje nje hajduti me te rafinuar qe u quajt Ilir Floriri pse nuk e permend ?
    Ptu hajdut rrace.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje