Kur do hapet kufiri Kosovë-Shqipëri që të ketë më shumë turista? Përgjigjen Thaçi dhe Rama

14 Maj 2020, 22:18Politika TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është pro hapjes së kufijve me Shqipërinë, por për një hapje graduale me hapa të mirëmenduar.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Thaçi tha se duhet të ketë një koordinim mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që i të njejtit mendim ishte edhe kreu i qeverisë sonë Edi Rama.

Fevziu: Kur do hapet kufiri me Shqipërinë që të ketë më shumë turizëm si nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë?

Thaçi: Në fillim përshëdes Edin, ju përshëndes edhe juve Blendi dhe teleshikuesve. Por unë mendoj se përsa i përket kësaj çështjeje duhet të ketë një koordimin mes dy qeverive, të merren hapat e duhur, të planifikuara dhe të mirëmenduara, dhe të punohet gradualisht për të bërë të mundur hapjen e kufijve, në përpuethshmëri me kushtet aktuale.

Rama: Nuk e dëgjova presidentin, por patjetër, ne jemi gati, po presim të koordinohen edhe në Kosovë që të dimë me kë të flasim dhe të dimë se çfarë do bëjmë.

3 komente në “Kur do hapet kufiri Kosovë-Shqipëri që të ketë më shumë turista? Përgjigjen Thaçi dhe Rama”

  1. Bekim Peja says:

    Kot e keni sa ta kemi Kurtovič-in klyminister, ai e ka hap portën me Serbinë ndërsa më Shqipërinë leciplocitet po lyp (indirekt).

  2. Malsori says:

    O Edi Rama per vendimin e qeverise se Kosoves per te hapur kufirin me Shqiperin pyet Lubonjen, Bushatin,Zhejndhe tullacin Fevzo sepse ata jane keshilltaret e Z.Kurti,Keta ja ka deleguar Sali Krimineli i cili krijoj vet-vendosjen e Kurtit ne Tirane. Malsori.Boston

  3. Il says:

    Kosova ka qeveri leri kto sofizma kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje