Dvorani njofton bashkëpunimin e Gjykatës së Lartë me USAID për trajtimin e çështjeve të mbartura

14 Maj 2020, 19:46Politika TEMA

Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Larte Ardian Dvorani, ka përcjellë një mesazh në lidhje me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës së Lartë.

Përmes një njoftimi zyrtar, ai siguron se “Këto ditë dhe pa vonesë, do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimi”.

Njoftimi i plotë 

Nisur nga interesimi i vazhdueshë​m i medias, i subjekteve që janë palë në çështjet që presin të shqyrtohen dhe i publikut në tërësi, në lidhje me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, si edhe për dobinë e bashkëpunimit me projektin Justice for All (JFA), Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Larte Z. Ardian Dvorani, dëshiron të përcjellë edhe këtë mesazh për median dhe per publikun.

“Këto ditë dhe pa vonesë, do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Tashmë me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj, Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve.

Ndërkohë jemi të vendosur dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen”.​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje