Zbulohet mesazhi brenda PD, Basha vendos ta kalojë natën te Teatri Kombëtar: Mobilizohuni siç na ka hije

14 Maj 2020, 18:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka vendosur që mbrëmjen e sotme të qëndrojë gjithë natën tek Teatri Kombëtar.

Artistët e Teatrit Kombëtar zhvilluan sot një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Tema e diskutimit padyshim ka qenë ajo e prishjes së TK nga ana e qeverisë, për të ndërtuar aty një teatër të ri.

Prej kohësh disa artistë pranë opozitës dhe disa qytetarë kanë bërë rezistencë duke kërkuar që të mos prishet godina.

Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i PD-së ka thënë se do t’i mbrojnë artistët në këtë kauzë, dhe se Teatri Kombëtar është vija e kuqe.

Ja mesazhi që i  është dërguar degës së PD-së numër 4 në Tiranë për të shoqëruar kryedemokratin gjatë gjithë natës.

“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!

Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.

Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.

Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.

Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare.”

2 komente në “Zbulohet mesazhi brenda PD, Basha vendos ta kalojë natën te Teatri Kombëtar: Mobilizohuni siç na ka hije”

  1. VLORA says:

    KINEZERIRA KESHTU NUK VIHET NE PUSHTET

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ku I lodh kot keta te shkreter.. Vijon seriali Cadra 2020.. Ne vend te mbledhi elektoratin e tij, mbledh dege dege militantet. Mire ja u ben, I rraskapit lart e poshte duke fjetur rrugeve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje