Reforma Zgjedhore, Fatmir Mediu: Ambasadorja amerikane ka propozuar sistemin danez, të vlerësohet

14 Maj 2020, 15:57Politika TEMA

Me zbutjen e pandemisë, kryefjala e politikës shqiptare duket sikur i është rikthyer sërish reformës zgjedhore.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tregon për A2 qëndrimin e tij për diskutimet e ditëve të fundit, që ka shkaktuar debate të forta brenda grupit të punës së deleguar për reformën.

“Duhet të bëjmë një marrëveshje fjalësh. Në çfarë realiteti jetojmë? Duke dëgjuar Gjiknurin dhe Ramën, duket sikur jetojmë në një botë ideale ku qytetarët zgjedhin kush i qeveris.

Në të kundërt, ata janë penguar të kenë zgjedhje të ndershme, paratë e drogës janë futur në proces, dhe këtë e ka certifikuar edhe ODIHR. Ne nuk kemi një gjyqësor të pavarur, si mund të pretendojmë të kemi në çdo fshat njerëz të pavarur dhe me bachelor. Është tërësisht një utopi”.

Sipas Mediut, “në qoftë se bëjmë një reformë zgjedhore, është e rëndësishme që standardet e balancimit të komisioneve duhet ta ruajmë dhe ta ngremë në një nivel tjetër. Është “nonsense” që PS të ketë 4 dhe PD 3, se mund të ketë 1 secila palë, ose të kompensohet balanca. Dy partitë e mëdha duhet te heqin dorë nga kontrolli i procesit”.

Mediu thotë që qeveria e transicionit është e nevojshme pikërisht për mungesën e këtij vullneti politik. “Nuk është hakmarrje ndaj Qeverise, por mirëkuptim politik për të garantuar besim tek qytetarët, ndërkohë zgjedhjet janë pronë e qytetarëve. Situata në Maqedoninë e Veriut ka qenë shumë herë më e lehte se në Shqipëri, por u ra dakord për qeveri transitore”, tha ai.

Mediu mohon të jetë tërhequr nga ndryshimi i procesit zgjedhor. “Nuk jemi tërhequr në 2008, jo më sot. PR ka këmbëngulur që sistemi aktual zgjedhor ka shtrembëruar nga pikëpamja kushtetuese parlamentin.

Por lideri republikan mendon se vetmja mënyrë që opozitës t’i bashkohen qytetarët dhe intelektualët, është që opozita “të mendojë për organizimin dhe funksionimin e shtetit.

Kjo kërkon një parlament funksional”. Sipas tij,  në rastin e reformës zgjedhore, “opozita duhet të ketë një qëndrim të përcaktuar, ta negociojë me faktorët ndërkombëtarë që janë të interesuar për procesin zgjedhor, si BE-ja, SHBA-ja, ODIHR-i, dhe atë produkt të dakordësuar ta ketë pjesë të negociatave, që duhet të jenë konkrete”.

Ai rrëfen edhe se ka një propozim konkret. “Falënderoj ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, që ka propozuar te grupi i punës, një sistem miks të tipit danez, që jep mundësi edhe për një proporcional kombëtar, edhe për një proporcional në 10 zona, që i tregon secilit prej nesh se ku jemi.

Sepse të mirë apo të këqij, këtë duhet ta vendosin vetëm qytetarët”, përfundon Mediu, që shprehet gjithashtu kundër procesit të legalizimit të kanabisit mjekësor në këtë moment, për shkak të institucioneve jo-funksionale dhe një qeveri të ndikuar nga korrupsioni, që e bëjnë të pamundur ndërtimin e një marrëdhënie të drejtë me një çështje që mund të lidhet me narkotrafikun”.

 

13 komente në “Reforma Zgjedhore, Fatmir Mediu: Ambasadorja amerikane ka propozuar sistemin danez, të vlerësohet”

  1. Drini says:

    Mire e keti, por sistemi danez tek Ali babat eshte e veshtire.

  2. joti says:

    Foli ky “i thati” ne kurrizin e PD.
    Asnje se voton dhe ky kerma zgjidhet.

  3. rrema says:

    KY GERDECI DO QE TE REGULLOI MARDHENIET ME SHBA…..

  4. Arjan says:

    LIDER? Reforme ne drejtesi?…Me keta qe e kane mbajtur peng drejtesine qe nga 90′? Pffffffffffffff

  5. Oketo says:

    Kush flet për korrupsion dhe zgjedhje të lira !!!!!!!

  6. Niku says:

    Po te jete ndonje sistem qe ju heq ju nga Parlamenti dhe ju fut ne burg, e votojme te gjithe. Ti mire do besh te mos dalesh ne publik pa lare duart nga gjaku.

  7. Saimiri says:

    Proporcional kombëtar me prag 3 deri në 5 përqind, me prim për partinë fituese dhe pa koalicione paragjedhore. Koalicionet të bëhen pas përfundimit të zgjedhjeve.

    1. Goni says:

      Po keshtu PS fiton edhe 100 vjet ????

  8. FORSTER says:

    Po te behen zgjedhjet e lira dhe te ndershme ku te votohet per Individ dhe jo per Particka ti o vrases I Gerdecit ,as ne Enderr nuk e shikon Deputetin ,me 2021 nuk behet fjale qe te jesh deputet ,por do luash “me poker”ne Burgun e ri ne Shkoder o Kriminel.

  9. Kavajsi says:

    Haha foli edhe Fatja.Haha.Fatja eshte kontigjent per burg,duhet te kishte disa çeshtje ne gjykim,ketej jep mend.E çuditshme,te gjithe shoket Fatja i ka drogaxhi dhe persona qe merren me prostitucion,dhe Fatja,me parë,i siguronte viza.

  10. Emigranti says:

    Ike more plehre nga politika se mban ere te qelbur deri ketu ne Canada. Ik, dhe thuaji edhe Berishes, Metes, Lulit , & co. te ikin se mbase keshtu lehtesojne sadopak vehten nga krimet monstuoze qe kini bere

  11. Dallas USA says:

    Sa ha.toke ke ble ne Dallas SHBA?

  12. nigo says:

    Akoma gjalle ky plehre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje