"Mos kalojnë kufijtë e kompetencave", Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë vendimin për Teatrin. Rama dhe Veliaj s'tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re

14 Maj 2020, 13:45Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një konferencë  për shtyp tregoi arsyet se përse depozitoi padinë në Kushtetuese, për shfyqizimin e vendimit të 8 majit për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit të “Teaterit Kombëtar”

“Sot depozitova kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë. Për fat të keq qeveria shpreh vullnetin që me kalimin e pronësisë, bashkia duhet ta shembë dhe të ndërtojë godinën e re. Shqiptarët rrezikohen që të humbasin një pasuri publike me interes të lartë. Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. 

Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.

Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. 

Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë. Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur.

Qëllimi i kalimit të pronësisë është i njëjtë për ta shembur duke e bërë të ketë drejtpërdrejt implikime me Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo, pasi bie nesh me parimet Kushtetuese me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Teatri është përfaqësues i denjë i historisë së shtetit shqiptar trashëgimisë kombëtare, është pronë e të gjithëve dhe prandaj gëzon mbrojtje Kushtetuese.

Nëse prishen godinat, përbëjnë rrezik që të humbasë kujtesa e veprimtarisë kulturore. Europa Nostra kundërshtoi vendimin për shembjen, ti kundërvishesh kësaj është sinjali më i keq. Nëse Teatri do të cenohet si godina para vendimmarrjes së Kushtetueses atëherë pasojat do të ishin të parikuperueshme, prandaj të pezullohet cdo akt që cenon Teatrin, deri kur cdo vendim i Kushtetueses të marrë fuqi. Zyrtarët mos kalojnë kufijtë e kompetencave. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një shtet i së drejtës” tha Meta. (TemA)

10 komente në ““Mos kalojnë kufijtë e kompetencave”, Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë vendimin për Teatrin. Rama dhe Veliaj s’tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re”

  1. Mahmut shqiptari says:

    Ik ore hajdut.lat nam. Krijoni probleme kot se skeni asnje vision politik. Vetem vjedhje dhe dhun

  2. Zigur Qarri says:

    Një tjetër katarsis nga mëkatari Meta!Ndërsa banda e droges,udhëhequr nga shqiptaret më ligj dhe më të pabesë të të gjitha kohrave ,nga supermashtruesit Rama-Veliaj,nuk e ndal marrshin e as edhe në keto momente fatkeqsie,që ka prekur jo vetëm Shqipërinë,por të gjith Botën!

    1. Qorri Zigur says:

      Bajgat e kombit me ne krye hajdutin e presidencies vazhdojne te pengojne progresin sic kane bere per c’do te mire qe ka bere I palodhuri Erion.

  3. Z says:

    Teatri , me sa shoh une,ndan llumin sic eshte vete teatri dopo lavoro,me politikanet e rinj dhe popullin qe duan nje te ri dhe modern! Ne se ka korrupsion PD dhe presidenti te ndjeke rrugen lijore duke kallzuar ne prokurori ate! Injorantet nuk duan te rene!

  4. Agim says:

    Po zihen komunistet veterani me komunistet mobern per nje Kock te kalbur Jam i bindur qe do fitojn komunistet modern esht vetem nje loj per te terhequr vemendjen popullit nga kriza e virusit e te termetin qe populli esht katandisur edhe qeveritaret po zihen per musteqete e celos.

  5. Pedro i ri says:

    Shteti i së drejtës duhet të të kishte çuar ty familjarisht ne burg pa asnjë kacidhe ne xhep

  6. Zani says:

    Mire eshte te mendosh per pasurit e Shqiptarve, po ato qe keni vjedhur ju shoku president te kujte jane te vjerrit. Nuke ke fytyr per asnje gje, teatri mbase duhet te prishet apo jo kete duhet ta dine specjalistet por njerz si puna jote qe keni vjedhur nuk mund te tallini akoma se po mbroni pasurin e Shqiptarve

  7. Poko says:

    Edhe “balshoj teater” i Moskes , apo Skala i Milanos te ishte nuk do ishte bere kaq zhurme.Cfar vlera kombetare dhe arkitetetonike ka nje karakatine prej kashte ne mes te Tiranes,qe duhej te ishte zevendesuar prej kohesh me nje ndertese te re qe ti pershtatej Tiranes si kryeqytet .Megjithese nuk ka asnje vlere arkitetonike, ai me gjithe kashten e tallashit ka hyr ine historine e kulutres shqiptare, sepse ishte i pari teater kombetar i vendit dhe kaq mjafton,Une vet personalisht kam kujtimet me te bukura te jetes, pasi ne ate teater shikoja te materjalizuar Shekspirin,Hamletin e te cilit ,pasi ma kish komentuar ne menyre brilante mesuesi brilant i letersise Thanas Shkurti, shkoja e shikoja te luajtur nga aktor brilant si Naim Frasheri,apo Mihal popi. Tiranes i duhet nje teater dinjitos.Eshte idiotizem te mendosh se ajo karakatine tallashi ka vlera arkitektonike, dhe si e tille duhet ruajtur.Per aktorin qe mbron mund mendoj te largohet nga politika,kur te marr pushtetih partia e ti te ndertoj nje teater me te bukur se sa ky qo do ndertoj Edi

  8. qysh sapo u morr vendimi e u zgjodh president ,
    dhunoj Kuhtetuten pa kalu pak ore nga vendimi
    dhe shpertheu ne tribune te Fushates me nji gjuhe
    prej shkrdhate rrugesh ,(si edhe eshte ne te vertete )
    tu bo thirrje per armatosje me kercenu KM ,
    tu e genjy mendja ,ta kapin Shqiperine si Cift burre e grua ,
    ky preident ajo kryeminitre dhe ripnin te gjalle shtetin .
    Dhe qysh ateher , ku ka Ngerce ,ku ka zhurm probleme Protesta ,
    ku ka Puce ne Drejtesi apo KLD apo kudo ,

    eshte Dora e ktij Shkerdhate ,qe s’po na heqin qafe ,
    njiher e mire qe na bo cdo dite El Chapon medieve !

  9. holta says:

    SA I PA VARUR QE ESHTE ILIR FLORIRI….. KY DO TE MBETET NE HISTORI SI HAJDUTI QE VODHI THESARIN E SHTETIT DHE U BE PRESIDENT…..
    ” PIRATI U BE PAPE “…. Brravo Edi, ti rri rri dhe ha mut nga nje here…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje