Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se në 2021 votat do t’i numërojnë njerëz jo partiakë.
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, Balla deklaroi se pozita joparlamentare është në pikën më të zezë, për qasjen ndaj kolegjit zgjedhor dhe përbërjes
“Nuk e di shqetësimin e kolegëve të opozitës për atë që ramë dakord, opozita jashtë, brenda dhe shumcia ranë dakord për të krijuar hapësirë të re me opozitën jashtë, kemi rënë dakord në një përfaqësim të tre palëve, eksperët i kanë përmbyllur, nuk duhet të harrojmë se vendimarja i takon Kuvendit.
Ne e nxisim Këshillin Politik të përmbyllë sa më shpejt e kemi shkelur afatin, për shkak të koronavirusit, në 30 maj është përfundimtari, besoj se biem dakord që ata që dinë e kanë lexuar eksperiencat se zgjedhjet e 2021 duhet të zhvillohen me komisionere jopartiakë, praktika që partitë votohen dhe partitë I numërojnë nuk do të jetë më, votat do ti numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me politiken dhe do të mbajnë përgjegjësi të ashpra për votën e lexuar gabim.
Opozita joparlamentare është në pikën më të zezë, për qasjen ndaj kolegjit zgjedhor dhe përbërjes. Kush I këshillon e ku ua jep këto ide, që të pranosh sot kur vetingu ka dhënë super rezultate, që të jesh gjyqtar që nuk e ke kaluar vetingun, vetëm PD mund ti vërë këto kushte, thirrja ime është vazhdoni punën dhe ti përmbahemi afatit”– tha Balla. (TemA)
O Fshatar i Librazhdit O “Corape-Kuq”votimet me 2021 te behen me lista te hapura per person dhe jo per parti, ju fytyra qe kini frike nga vetja juaj se bashku me ate STRUCIN-Kryetar, nuk ju voton me njeri se jeni me te urrerit ne SHqiperi jeni klloune -cirku.
Rilindja ka ciftin me te bukur alla Shvejk… Balla vs Spiropali…!!