Ministrja Elisa Spiropali deklaroi se opozita jashtëparlamentare e kundërshton refomën zgjedhore sepse nuk do depolitizimin e administrimit zgjedhor dhe sepse do që ata gjyqtarët që nuk e kanë kaluar vetuingun, të futen në kolegj zgjedhorë.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Spiropali tha se opozita jashtëparlamentare “po bën pazare për veten e saj” dhe se kundërshton ndryshimet në Reformës Zgjedhore për të vazhduar statuskuon e partisë së tyre.
“Ju të dy doni ta ktheni orën e historisë pas dhe të dy mendoni se pakica mund të marrë peng shumicën, ose mund t’i impnohet asaj, jo me argument, por me patos, sulme dhe përgjithësime. Këto janë fatale sepse përfundojnë në hiç.
Opozita jashtë parlamentare pretendon se kundërshton Reformën Zgjedhore për dy arsye, por në fakt po bën pazarin e radhës. E kundërshton sepse nuk do depolitizimin e administrimit zgjedhor dhe sepse do që ata gjyqtarët që nuk e kanë kaluar vetuingun, të futen në kolegj zgjedhorë.
Vjen era myk i kërkesave të opozitës, do të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të drejtësisë. Ju çfarë kërkoni, nuk keni dhënë asnjë argument jo vetëm për meritat e këtij sistemi apo të atij të kaluar se edhe me sistemin që kishim, e dini se cfarë deputetësh kishim në Kuvend.
Mos hajdeni të pretendoni se ky sistem ka kthyer përmbys sistemin e demokracisë në Shqipëri. Ne kemi vullnetin për të depolitizuar sistemin zgjedhor në mënyrë që njerëzit që do administrojën komisionet të ketë të depolitizuar e të trajnuar.
Ne duam që në Kolegj Zgjedhorë të jenë vetëm gjykatësit që kanë kaluar vetingun. Sa i përket sistemit, ata mbrojnë veten e tyre sepse 4 vjet nuk mund t’i votojë më njeri. tani sa i përket Teatrit, zonja Hajdari ja sërish ku bashkoheni ju me ata që janë aty. Ata nuk janë korifenj të artit, por politikanë teatral që gjithë jetën janë tallur me vendin e veten.
Teatri Kombëtar do ngrihet aty më i mirë e më dinjitoz se kurrë. Nuk kemi patur Teatër, kanë qenë disa tru shpëlarë aty që e mbajnë veten për korifenj, jo artistë. Shqipëria ka nevojë për një Teatër të vërtetë Kombëtar. Opozita jashtë-parlamentare po duan të bëjnë pazar për veten e tyre, për sistemin, për të vazhduar statuskuon e partisë së tyre“, tha Spiropali. (TemA)
? ????? ke boll ste mbarojne kollaj?
ik o plehre, ne duam buke, po vdesim nga uria, na plasi trapi per reformen.
Znj. Spidhopali? Nuke ka reforme zgjedhore me lista te mbyllura. hapini listat dhe provojeni veten sa ju vlen lekura