Kreu i grupit parlametar të PS, Taulat Balla ka reagaur pasi gjykata e Apelit vendosi të pushojë çështjen e lobimit rus të PD, ku ishin të pandehur Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD.
Sipas Ballës, vendimi i sotëm i nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, por thjeshtë ka vonuar drejtësinë.
Në një shënim në facebook, Balla thekson se dosja kriminale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).
Reagimi i Taulant Ballës:
Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.
Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).
kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
?dokumenti i parë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf
Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
?dokumenti i dytë (foto) https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…
Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.?dokumenti i tretë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf
Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?
Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim. (TemA)
Po more po, ka vonuar drejtesine, futja kot…!. Ne kete M.. vend, as ka pasur dhe kurre ska per te pasur…
Z. BASHA!
Mos e vrit mendjen! Se ca thote e publikon Ballua! Futi nje vizite ne SHBA dhe pastaj kuptohet nese ky Balla ka te drejte apo shpif e trillon si Salianji!
Lere fare, varja. Ky është produkti, bagëti e bujqësi. Ndryshe do ishim si gjithë të tjerët në perendim. Po jemi si ata të tjerët që mbajnë gjethe palme në vend të brekeve. Kështu do veje kjo punë. Nga spostimet, migrimet, popujt lëvizin. Gjeneza ndërrohet. S’ka lidhje apeli apo vonesa. Është geni anadollak që komandon trurin e shqipfolesve. Bëmat që kanë bere pushtetet ne Shqipëri , mund dhe duhet të gjykohen vetëm nga GJ.N në Hage. Ne s’kemi dhe s’bejme dote reforma. Ktheje nga të duash po shqip do bjerë. Vite më parë e kam thënë , që ne na duhet një Eulex. Madje do ishte si vaksinë virusi, zgjidhja realisht më e logjikshme të kalonim protektorat për 1 shekull. Shife Hong Kong-un , kinezçe flasin edhe ata. Po jetesën e mentalitetin e kanë si anglosaksone. Nejse, për momentin ti Balla bjeri se I bie mirë. Hajt gëzuar Ramazonin .