Ngatëroi Pashko Vasën me Fishtën, deputeti i listës "Basha" tregon strategjinë e madhe: Doja të fusja mediat në kurth dhe e bëra qëllimisht me lojën time. Jam i ditur dhe mund t'ua testoj

14 Maj 2020, 19:26Politika TEMA

Deputeti i listës “Basha” Ervis Meço ka reaguar pas gafës në parlament ku ngatërroi vargjet e Pashko Vasës me ato të At Gjergj Fishtës.

Ai thotë se këtë e bëri qëllimisht pasi donte të fuste në kuth gazetarët, duke siguruar se është i ditur.

“I falenderoj Mediat, për promon që më bënë duke rënë në kurthin e lojës sime të vetëdijshme për lapsusin (Fishta-Pashko Vasa).? 

Kush do të testojë vërtetë dijet e mia nga gazetarët prestigjozë i ftoj në një sfidë publike në çdo studio televizive. 

Në pritje…✋?”, thotë Meço i cili duhet komplimentuar për këtë strategji të qartë pasi kështu të paktën me siguri do të mbahet mend për diçka.(TemA)

2 komente në “Ngatëroi Pashko Vasën me Fishtën, deputeti i listës “Basha” tregon strategjinë e madhe: Doja të fusja mediat në kurth dhe e bëra qëllimisht me lojën time. Jam i ditur dhe mund t’ua testoj”

  1. Met Selita. says:

    nuk mund te sfidohet media me lapsuse te tilla me dashje. Ne mos injorance kjo mund te jete nje mungese kujtese e castit. Me mire te pranoje kete se ashtu sic mundohesh te justifikohesh ti behesh dy here injorant.

    1. u dhime duke qare says:

      Ky s’di as te lexoje, e jo me te jete “provokator” ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje