Rama i përgjigjet Ilir Metës e Bashës: S’kanë shans të na ndalojnë për Teatrin, unë kam marrë votat e shqiptarëve për të vepruar

14 Maj 2020, 21:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Kjo punë që nuk më lë të përgjigjem, për një pyetje çarçaf…e harroj presidentin me kënaqësinë më të madhe, se nuk dua të bëj polemika me presidentin, por presidenti nuk është as drejtori i Urbanistikës, as kryebashkiak, as kryeministër.

S’ka asnjë tagër të vendosi për kompetenca ekskluzive të të gjitha këtyre instancave.

Ka të drejtën e vet të mendojë ndryshe, të bëjë ato që sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit por, jo presidenti, por asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv“, tha Rama në një intervistë me emisionin Opinion.

Rama u përgjigj edhe për deklaratën e kreut të PD-së, Basha, sipas të cilit, Teatri është vija e kuqe.

“Unë besoj që kjo është një temë e ezauruar. Për mua personalisht është një temë, e cila ka shumë vite.

Qëndrimi im është prej 20 vjetësh dhe nuk besoj të ketë pasur proces më të gjatë në historinë e këtij vendi.

Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv në qeveri dhe bashki dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik në temë politike është vetëm një shterpësi. Unë nuk kam qenë asnjëherë prej 20 vjetësh me një bindje.

Nuk ka asnjë patate të nxehtë, por ka vetëm një proces që zhvillohet. Bashkia e Tiranës do të ekzekutojë gjithë projektin. Ne nuk e kemi thënë merreni prisheni, por merreni dhe ndërto.

Vija e zjarrit sot në Shqipëri, është në spital dhe lufta sot në Shqipëri është lufta për të mbrojtur shëndetin dhe për të garantuar edhe këtë fazë të tillë. Një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz është papërgjegjshmëri“, tha Rama.

22 komente në “Rama i përgjigjet Ilir Metës e Bashës: S’kanë shans të na ndalojnë për Teatrin, unë kam marrë votat e shqiptarëve për të vepruar”

  1. Taulant says:

    Kryeminister ‘VDEKJA’ bravo nderto edhe nje karburant para teatrit si po e nderton tek lungomarja.
    BRAVOOOOOOOOOOOOOO NERONI I TIRANES …………………..

    1. Qytetari says:

      Po ku ke pas shanc më jetu me një tirone si kjo e sotmja ti mer cecen… ..derra që sdini ca do të thotë demokraci…..stall derrash e quan teatër….

    2. Tironsi says:

      O Taulat,qe je barbare sdiskutohet,qe ske pare njehere ne jete teater edhe kjo,mbasi ishe kunder lungo mares tani te shweteson karburanti qe fitou militanti lulushit.Forca Edi se zagaret gjithmon do lehin

    3. Roberto says:

      Me siguri ky do jete Taulan Muka hahahhaaaaaaaaaaaaa

  2. Timi says:

    Bravo Edi! Bravo! Falemnderit tregoi vendin ronxhobonxhove!

    1. ben says:

      O edo kur do e nxjeresh ate ligjin qe ti peshtysh ne surat cdo mengjes rilindasit, qe te kenaqen.
      Tani seriozisht.
      Edo sipas KQZ. se rilindjes, megjithe vjedhjen e zgjedhjeve qe ti e pranove kur u terhoqe nga padia per BILD , rilindja ka mare 48% te votave te shqiptareve. Ti nuk mund te flasesh ne emer te shumices, nese do mendimin e shumices po ta mbajti bytha bej referendum. Po ta tha bushati ti me mire se kushdo e di qe je ne fundin e pakthyshem dhe po ben qokat e fundit oligarkeve.
      PS: kaq i sigurt je ti o rame ne humbjen tende , sa te vetemen mundesi ke qe votat ti numuroje Mira Kazani dhe rilindasit e ujsjelles kanalizimeve.

      1. Shkodran i Terun says:

        Edi ja u hoqe trurin serbo-shpellareve. Te kujtohet kur ju desh te mbushnin kutite 2 here se kishin lene 10 vota me shume per ty .Te vetmen here qe fituan keta felliqesira ishte 22 Mars 1992 dhe atehere me ndihme te pro serbit Rajerson. Vetem percarja e se majtes ka sjelle ne pushtet forcat anti-shqiptare PD-LSI. Prishe teatrin me gjithe keta minj halesh brenda.

  3. Artan says:

    Pse nuk ju përgjigje edhe studentëve vjet që të mos të gerriceshin kot me kërkesat e tyre se ti kishe marrë votat e shumices se shqiptarëve për të qeverisur sipas qejfit dhe po të donin edhe ata le të prisnin zgjedhjet e ardhshme . Pse nuk ju përgjigje edhe atyre ashtu, por ja plotësove kerkesat ? Pse? Apo kishe frikë se studentët të rrëzojnë nga karrikja. Mut jeni të gjithë pa perjashtim.

  4. Loni says:

    Jo per cdo gje votohesh….te shkrepet te nderrosh Kryeqytetin ta cosh ne Rrogozhine psh….he votuar per ato qe ke premtuar….

  5. Mahmut shqiptari says:

    Bravo Rama per inat te morrave

  6. ?? says:

    DUAM TEATËR TË RI .
    ÇOJANI SHQUPIT , ATË TË VJETRIN .

    1. h says:

      kush po thote te mos ndertohet teater i ri?? beje ne sauk, kodra priftit, babrru… ke treni etj. pse pak ven ka?

  7. Gjakovari says:

    Teatri është politizua pa pasë fije nevoje. Shqiptarët e sidomos tironsit duhet të gëzohen për ndërtimin e Teatrit të ri. Ai teatër nuk mund t’i rezistoi kohës sepse mirëmbajtja është shumë e kushtueshme. Në Gjakovë e kemi pasë gati të njejtë teatër por që në vend të tij 40 vite me parë është ndërtua teatri i ri në kuadër të Pallatit të kulturës që është për t’i lakmuar edhe sot çdo qytet. Për kushtet e teatrit të Gjakovës janë të bindur edhe shumë nga ata që protestojnë, sepse kanë pasë rast të luajnë aty. Prandaj mos të politizohet sikurse stadium Qemajl Stafa i cili pasi u ndërtua Arena iu mbylli gojën Talibanëve.

  8. Artdashës , jo i çmendur .? says:

    Kur të vijnë në pushtet të djathtët, le ti marrin vendimet si ta duan .Duam godinë tëre teatri .

  9. Zani says:

    Une e kam thene dhe e perseris Edi Rama ka shume probleme por per vendosmerin i heqe kapelen. Kur meren vendime meren per te miren e te gjithve, disa nuk jane dakort por ata nuk mund ta pengojne. Rama eshte ne qeverisje dhe duhet ta beje, ne qofte se ai gabone ndeshkohet nga populli ne votimet e ardhshme. Rama e ka treguar se eshte I vendosur dhe nuk friksohet, sidomos nga ata qe asnjeher skan qen dakort per asnje gje po vetem shkatrrim.
    Detyrimishte dikush do perfitoj nga ndertimi po edhe do investoj. Mundsish mos e zgjat me jepi drejtim, kush thyen ligjin çoje te vendi, Shqipria nuk mund te jet rrumpall gjith jeten.

  10. Bogonica says:

    Teatri eshte problem me nge. nuk eshte problem i shumices se shqiptareve, dhe as ka qene ndonjehere i tille.Teatri eshte si pune qejfi.Kur ke mbaruar problemet e tjera atehere mund te merresh me teater.Partia Socialiste eshte perfaqsuese e shtresave ne te margjinalizuara.Me teater merren shtresat e pasura.Fakti qe po kembengul kaq shume eshte pune qokash, dhe te bind se problemi i tij nuk eshte problemi i qytetareve qe kane votuar partine socialiste. Eshte vertetuar katerciperisht se ju z.Rama nuk jeni perfaqsues i te majtes. prandaj e majta nuk do t’ju votoje.Nxitimi juaj tregon se zgjedhjet e ardheshme i keni te humbura. Ne se do te kete qofte dhe nje viktime te vetme ne shembjen e teatrit, kostua politike qe do paguaje e majta do jete e jashtezakonshme, ajo viktime do jete kali i betejes se Bashes. Terhiqu, mos u a le shqiptareve PD-ne ne kurrtiz. Ata do mendojme se ju jeni bashkepunues. Beni reformen zgjedhore dhe hidhni ne kosh marrveshjen me Berishen te vitit 2008.Pastroni parlamentin nga figurat me pa vlere te shoqerise shqiptare. Ne se vazhdoni me lista te mbyllura ju i ngarkoni vetes nje pergjegjesi histotike po aq sa edhe ajo e Sali Berishes.

  11. S- New York says:

    Opzita ska asnje alternative dhe merret me theatrin.Edi po ju zgjate shume me theatrin,te ishte Sala as pirdhte njeri per kete pune.Je fikacak Edi.

  12. Tomori USA. says:

    Zoti kryeminister, pergjigjje me te mire ndaj humbomenve qe kerkojne te mbajne ne kembe nje shemti, nuk ke dhene nonjehere.
    Cdo vit qe vime ne vendlindje, na mbushet shpirti kur shikojme ndryshimet qe jane bere ne gjith SHqiperine, nga veriu ne jug.
    Dote lumturohemi me shume kur te shikojme nje ndeshje ne stadjumin e ri, qe aq shume u kundershtua nga opozita deri tek ish oficeri i Enver hoxhes, qe saliu e beri president, sla ,gur e kusur duke e kundershtuar, deri ne Bruksel qe parku i liqenit te mos ndertohej.
    Kendi i lojnave dhe ne teresi parku u rindertuan dhe sot eshte , nje nder parqet me te mir ne ballkan e me gjere.
    Keshtu dote ndodhe edhe me teatrin e ri kombetar, prandaj asnje terheqje. Kush shkel ligjin duhet te pergjigjet. Demokracia sesht anarshi.

  13. Nick says:

    A ban me na tregu se çka do me than demokraci? Sepse nga këto që shkruan këtu, ti të jep përshtypjen se as që e ke idenë se çfarë është demokracia.

  14. Ton says:

    Gjakovar sot Shqiperia ska piste atletike olimpike se e bene stadium bisnesi….ndaj mos fol se sdi gje fare…..

  15. shoku i zenit says:

    Sterelizoje ate vend bravo,shumica nuk nenshtrohet
    shumica duhet te vazhdoj duke qi pakicen deri ne 2025
    dhe njekosisht duke ndertuar ashtu siq po vijon
    Monika dhe kelyshi ilir le te behen kurban

  16. Enver says:

    Jue lot zotin Jue ka bere keq karantina te gjithve atyre we fusin hundet ne punet e projektet e qeverise e te bashkise .
    Cfare duhet ajo karakatine teater ku ne dimer duhet te marish batanije leshit Jane bere mijte nga dy kg rrezik me hanger artistat e spektatoret .
    Shteti duhet te veprojne pa hezitim ta prishin ate karikature ne mes te tiranes e te ndertohet sipas projektit teatri i ri ku te gjithe ta ndijne veten te kenaqur .
    Meskinet e miopet jane mesuar me gjera te degraduara e i vret syte e ju merr mende e bukura e modernia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje