“Basha theu ligjin”, Shehi: Jemi opozita më e mirë, më e butë. Nga nëntori s'kemi bërë asgjë

15 Maj 2020, 08:39Politika TEMA

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur në lidhje me gjobitjen e liderit të opozitës, Lulzim Bashës, pasi zhvilloi një takim në ambient të mbyllur në Durrës.

Shehi tha se formalisht Basha e ka thyer ligjin, ndërsa shton se dhe Rama takon njerëz pavarësisht se vendi është ende në luftë me pandeminë.

Shehi tha se opozita aktuale është më e mira, pasi që nga nëntori, nga koha e tërmetit tragjik, nuk është zhvilluar asnjë tubim.

Kryeministri i u shpreh se kryetari i PD ka thyer ligjet duke bërë një grumbullim në Durrës..?

Unë kuptoj, nga ana formale mundet që zoti Basha e ka thyer. Por ne duhet të dimë të bëjmë dallimet, politikisht ky është një vendim që e ka marrë Basha për të takuar njerëzit, siç i takon dhe ky zotëria poshtë e përpjetë.

Po ky ç’bën, thyen ligjin? Shiko, kjo ka qenë opozita më e mirë më e butë, ka që nga nëntori që këtu nuk kundërshtohen as ligje as vendime, absolutisht asnjë lloj tubimi.

Kjo u ndez pak për teatrin. Nëse ankohen dhe nga kjo opozitë kjo tregon që këta nuk kanë më sensin e demokracisë./ Opinion.al

3 komente në ““Basha theu ligjin”, Shehi: Jemi opozita më e mirë, më e butë. Nga nëntori s’kemi bërë asgjë”

  1. pirro says:

    ik mor pijanec. Pse cfare do te besh ti?
    Para se te beni protesta, respektoni ligjin dhe beni nje platforme serioze politiker. Mjaft me kercenime.

  2. Jari says:

    Opozita me e bute qe nga nentori, por jeni te njejtet njerez qe ju njohin te gjithe,keshtu qe nuk ndryshon asgje, te dhunshem dhe te diskretituar.

  3. nje Mjek... says:

    O Dash “Pilaf, qofte e raki…” qe disa here keto 30 vitet e fundit kam pasur rastin te te shoh TAP me shume se sa ESELL, akoma nuk e ke kuptuar se nuk keni si Opozite fryme dhe njerez per tu besuar per “FORCE”. Nuk e kuptoni se sot teknologjia DRON_it ne vitet e fundit ju ka nxjerre bojen se, sa njerez keni me vete ne protesta, as 7-Mije vete ne diten me te “madhe” me 3 Mars 2020 nen pagesat maksimale te familjes Meta+Kryemadhi dhe shushunjat e tjera te LSI, si dhe mbeshtetjes se PD me “çin e ma çin” me ne krye Lul Bashen e Sali Berishen e shushunjat e tjera te PD.
    O Dash Shehi, kuptojeni nje here e per shume here se, nuk keni Popull+Program+Besueshmeri+Pasterti per t’ju besuar per te Qeverisur JU. Jeni akoma shume vite larg Pushtetit, sepse jeni me te ndyre se PS_ja, e kjo verteton thenien e Anglo-Saksoneve: MË MIRE ME TË KEQEN MË TË VOGËL SE, SA ME TË KEQEN MË TË MADHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje