Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin “pse vijojnë ende të mbeten në fuqi fashat e orare, sikur koronavirusi nuk infekton me orar”.
Gjatë një komunikimi “live” në facebook Rama ka sqaruar se e gjitha kjo bëhet për të dekurajuar lëvizjet e kota.
“Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra. Komiteti i ekspertëve sheh numrat, dhe modeli i zonat e të kuqe nuk bazohet vetëm të numrat, por dhe të shumë të tjera.
Nuk është çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, por edhe e kundërta. Pak hapemi, se këto numra janë prodhuar nga ndikimet e 10-12 ditëve të fundit, jo të 5-6 ditëve të fundit.
Pak hapemi dhe numrat fillojnë të rritet. Kjo është reale, nuk është një lojë,një farsë. Në kushtet e zonës së kuqe do vazhdojmë të kemi kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat e orarit…ato kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta që nuk janë të domosdoshme.
Nëse nuk kemi fashën orare, i bie që në një zonë të kuqe si në një zonë të gjelbër, baret të jenë hapur. Kufizimi i daljeve në fundjavë është dashur dhe duhet për këtë”, tha Rama. (TemA)
Sa per numurat mos u bo merak fare se jane me te larta. Me rendesi eshte situata e qete ne spitale.Sa per oraret bej cfare te duash vetem kujdes me te huajt.
Shyqyr qe te kemi ty qe kujdesesh per ne, se ne sdim te rujm veten. Ta dinim sdo te jepnim timonin me na cu ne gremin