Edi Rama, minister i Kultures
Edi Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, në qeverinë e Fatos Nanos, në vitin 1998. I sapo kthyer nga Parisi, Rama polemizoi në ditët e para të punës.
Shqipëria e asaj kohe, që e kishte të afërt 97-ën e kishte luks të ziente për kulturën. Por ashtu siç vetëm ai di, Edi Rama nisi debate të forta me artistët duke hedhur në tavolinë një platformë reformuese për kulturën shqiptare, që deri në atë kohë, njerëzit e saj as e kishin për zakon të përvishnin mëngët, por vetëm të shkruanin, aktronin dhe krijonin.
Platforma e reformës në Teatër që deri diku cënonte pagën dhe “ofiqin” e aktorëve me emër, do të vijohej më pas me idenë e prishjes së Teatrit.
Atëbotë, Edi Ramën e rrethonin dy njerëzit me besnikë në ministri, Blendi Gonxhe dhe Virgjil Muçi, që jo pak herë ishin katalizatorë të “armëpushimit” në përballjet e nxehta me artistët.
Ishte koha e Vangjush Furxhiut, Kadri Roshit e Agim Qirjaqit një kaste artistësh që sot nuk janë më në këtë jetë. Por ishte edhe koha e intelektualëve si Fatos Lubonja, Maks Velo, Artan Lame apo Artan Shkreli që polemizuan mjaft për Teatrin.
U pezulluan shfaqjet nga artistët, u inicuan greva, për të kaluar në protestë në mbarë vendin. Atëbotë, artistët u fokusuan tek dorëheqja e Edi Ramës nga posti i ministrit të Kulturës dhe pezullimi i përgatitjes së projektligjit për Teatrin.
Polemika mes Ramës dhe aktorëve mbeti e hapur dhe në negociata u përfshi një qeveri e tërë, ku një rol jo të vogël pati ish-kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko.
Për të shkuar më pas tek një zgjidhje e mesme, por me një shije të hidhur për aktortët në vitin 2000 kur një tjetër kryeministër, Ilir Meta, i kërkoi grupit parlamentar socialist miratimin e draftit për teatrin me disa propozime edhe të artistëve. Rama nuk u largua nga posti që mbante. Por as Teatri nuk u prish…
…Në vitin 2002, Edi Rama i rikthehet debatit për Teatrin, kësaj here si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Tenton seriozisht shembjen e godinës dhe zëvendësimin aty me një ndërtesë të lartë ku dy katet e para do t’i takonin Teatrit.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, plejada e aktorëve bashkë me zërin kundërshtues është më minore. Debatet orientoheshin në salla të mbyllura ku mbahet mend vetëm batuta e Ramës për aktoren Violeta Manushi.
Në atë takim, artistët kush më shumë e kush më pak i kujtuan Ramës se godina jo vetëm që nuk duhej të prishej, por mandej të shihej mundësia edhe për muze.
Rama krejt i sekëlldisur, lëvizi nga vendi ku ishte ulur, mori mikrofonin dhe drejtohet: “Po ç’do vini aty? Brekët e Violeta Manushit? Brekët e kuqe të Violeta Manushit, nuk janë brekët e Greta Garbos!”. Aty për aty, aktori Luftar Paja u ngrit në këmbë, iu afrua Ramës dhe replikoi; “Brekët e Violeta Manushit janë të arta”. Hilariteti në sallë ishte i madh.
Debati u shtri edhe njëherë në nivel qeveritar. Ministrja e Kulturës në atë kohë, Arta Dade, ngriti një grup pune, ndërsa ai që do të vendoste pikat mbi “I” do të ishte Pandeli Majko i cili doli garant për kalimin e një granti, që do të konsistonte në ristrukturimin e godinës aktuale. Granti nuk u lëvrua kurrë…
Debati u mbyll. Për të kaluar në fazën e tretë dhe sa duket vendimtare. Edi Rama nuk është as ministër Kulture dhe as kryetar Bashkie. Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe vëmendjen për këtë çështje e kthen qysh dy vjet para.
Rifillon debati më të tjerë aktorë. Robert Ndrenika i pari, duke vijuar me Mirush Kabashin se, “koha është e maskarenjve, por teatri është i shqiptarëve” e deri tek Arben Derhemi që paralajmëronte se godinën e Teatrit Kombëtar do ta mbronte me çdo çmim.
Asnjë prej tyre sot, në një situatë të re ligjore për Teatrin, por jo politike nuk është më në oborrin e Teatrit Kombëtar.
Shumë kush u “bind” me takime intensive të inicuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sot ata janë në kahun e Edi Ramën.
Me një opinion të ndryshuar nga aktorët, debati për Teatrin po shkon drejt fundit.
Sepse, ndryshe nga 1998, 2002 apo 2018, sot në oborrin e asaj godine kanë mbetur vetëm dy zëra të veçuar; aktori Neritan Liçaj dhe regjizori Edmond Budina…
Për ironinë e fatit, sot atyre u përplaset një peticion i gjatë artistësh kolegë që dikur mbronin me fanatizëm çdo tullë të godinës. Gjithçka tjetër pastaj është politike. Pas 22 vitesh kur e inicoi, sot koha po punon për Ramën…Sepse më shumë sesa betejën për Teatrin, ai ka fituar betejën me vetë artistët…(SI)
Aman kush e ka shkruar kete paçavure?!
E njoh une kete gazetarin. E ka emrin Ruzhdi Trapi.
Çfare nuk te pelqeu te ky artikull moj Ruzhdie, sepse aty vetem fakte dhe kronologji ka.
Perfundimet njeriu i nxjerr vete pastaj. Debil.
Te shkaterrohet godina e Dopolavoro-s fashiste!
E mos na cani shume trapin ….
Rrusho, as qe e paske lexuar fare “pacavuren”. Bej pak mundim, Mos lexo vetem titullin.
Edhe une do isha kurjoz ta dija kush e ka shkruar per arsyen e kundert te asaj qe mendon ti. Jo vetem qe eshte artikull shume profesioanal por me duket sikur ka dale ne BLINKIST libri “Beteja e Teatrit 23”.
Rama ka nje marredhenie shume fatlume me numrin 23, po mbushen 23 vjet qe kur filloi betejen per Teatrin. Koha per te rrembyar fitoren.
Do jete gje e mire apo gje e keqe, kete do e tregoje vetem koha.
QE NGA TITULLI NUK MERITON VEMENDJE !
TE KETE TURP AI QE SOT VISHET ME BREKUSHE E I DUKET SE KUSHEDI Ç’KA NXJERRE NGA GOJA !
Do deshiroja te thoja dicka per politiken dhe inatin shqiptar! Sigurisht,mendoj,qe te gjithe e duam nje teater te ri, por jo ta ndertoje Rama! Mundesisht Saliu nga Vicidoli, qe pavaresisht ,se ka shume dijeni per boten perfundon tek “kanuni i Dukagjinit” apo “hedhja e kokes se dhise” qe eshte veper e tij,sipas tradites se Vicidolit! Por Saliu, eshte spiun i serbeve, qe nuk duan qe Shqiperia te kete nje teater te ri. Kujtoni luften kunder piramides dhe nderteses se re te kuvendit. Meta dhe Basha duan llokmen e tyre dhe kjo eshte lufta qe behet! Keta aktoret,qe jane kunder, e kane trurin e vogel me difekt! Rama ishte shembelltyra e intelektualit shqiptar. Te gjithe kerkonim te ishim ne vend te Rames! Te gjithe jemi te vegjel para Edit,te tjerat jane brockulla mediokrish injorante,
Bravo gazerarit, analiz kronologjike shumë e drejt, duken profesionistët . Gazeta Tema është zëri i të vërtetës pa dallime politike .
Se mosce dini ndonjë politikan të mbarum Edi Ramen ju…
Ka 25 vjet teatri teatri..
Do kishin bere nje spektakolar kudo…ne zone..
Psh ku bënë xhaminë apo ku beri ky Ula ate qendren tregtare..
Harxhon shume energji dhe kspital politik duke i rënë gozhdës e prapë gozhdës..
Normal që ka interesa të medha aty…
S,do shum mend me kuptu kete liste:me thoni kush jane ;si jetojne kush jane rrethanat e jetes se tyre por mbi gjithcka c,personalitet kane , si jane favorizuar?
Besoni nuk jane te afte me i rezistu se keqes ,jane favorizuar prej rilindjes- vdekje,gadi gadi disa prej tyre me ngjadhin neveri se cfar perfaqesojne ,fatkeqsisht ketu ka disa femra qe mund ti quaj pa rezerva prostituta te rilindjes si Ema Andrea,Marjana Kondi etj.
Ky pervers sot kryeminister, qe ne momentin e asaj qe sot gazeta Tema e quan pafytyresisht batute, duhej te zhdukej nga skena politike.
Po ka gjetur nje ambient pervers ku lulezon perversiteti dhe sot eshte kryeminister burri i disa grave, dashnori i disa te tjerave, shefi ne qeveri i burrave te grave dhe dashnoreve te tij tedikurshme e te tanishme.
Mjerim!
Une nuk e mar me mend se si aktoret jane kundra nje teatri te ri ! Nuk e kutoj se; ne vend qe te meren me kushtet qe ploteson teatri i ri, te japin mendime edhe per permiresime projekti, meren se e kujt eshte toka qe do ndertohet teatri, cili eshte presidenti i firme s qe do ta ndertoi , sa leke kushton e ku di une . Gjera qe nuk u hyjne e as u dalin nga xhepi aktoreve. E permenda emrin aktor, per respekt, por dy personat me agresive Neritan Licaj ” trimi” dhe Edmond Budina ,du aktor me medioker qe kemi pare. Te mbrosh ate godine ,ku si me tregonte inxhinjeri elektrik,i cili ka punuar me vite aty, tmerroheshe kur degjoje se cila ishte gjendja e atij teatri. E besoj me shume ate inxhinjer ,sot , pas disa vitesh ,kur degjova tek “Provokacia” Altin Bashen. Nuk ndryshonin as 1% theniet nga njeri tjetri edhe pse tregimet e tyre ishin 8-9 vite largesi. Pa le,pa le na doli dhe nje Andi Bejtja, e na tregoi se te medhenjet Robert Ndrenika e Luftar Paja ishin aktor ,por jo qytetar! Hajde Andi Bejtja ,hajde! Si duket ke bere shurren ne ndonje sahan te vjeter e ke pare veten tende. Si duket te ka hyre vetja ne qef! PO ,mor po ! Prisheni ate karikatine se na qeshin bota. O ju qe embroni ate karikatine,a kini pare tearot e botes. PO ate karikatine i madhi Naim Frasheri dhe Mihallaq Luarasi kane dashur vite e vite me pare per ta flakur. E na doli nje mediokr i mediokrrve aktori Neri tan Licaj t’na flasi per historine e atij teatri. Historia ruhet ne muze , O Neritan Pianeci! Po stadiumi ” Arena Kombetare ” te pelqen ,o Neritan ! Mos ke nostalgji per ato shkallet prej cimentoje ,apo per copat e kartonit dhe gazete s qe merje per ta vene posht bythes se te behej akull. PO te kendi i lojnave ke shkuar ,o Neritan ? Cili objekt ka me shume vlera historike : Ish kinema ” !7 Nentori” , apo teatri ? Po pazarit te ri i humbi vlera historike ? Neritan ! Po te jete se kalohet mbi trupa ,apo jo , pyete Bashen, Klevisin si u kalua tek Astiri, Si kaloi Ministri Xhafa per ne ministri e Basha ishte ne cader. Sa per MOniken nuk ia vlen te meresh.
Kerkoni Vdekjen e Edi rames qe shqipria te bij gehaat.
Beteja per teatrin eshte beteja per kulturen. Thote Edmond Budina . D.m.th. po u shemb teatri kultura shqiptare do shuhet dhe po nuk u shemb teatri kultura shqiptare do shpetoje nga degradimi. Kete une nuk e besoj. Thuhet per dike qe “po luan luan teater ” kur aktron per te bindur dike apo disa te tjere pjesmares ne diskutim a debat. Nga kjo kuptohet qe teatri nuk eshte godina por arti i aktrimit dhe kultura teatrore nuk pasurohet apo varferohet nga nje godine . Ne rastin konkret ajo godine aktorit nuk ja lehteson por perkundtazi ja veshtirson punen. Tani do na thote ndokush se ku e kane realisht hallin aktoret qe jane gati te vdesin ,siç deklaeohen , neper daljet publike , nderkohe qe nje teater i ri do ja lehtesonte ushtrimin e profesionit dhe artit te tyre?
KJO ESHTE GAZETARI FAKTE JO MENDIME BRAVO SAPER RUZHDINJTE SHKO ATJE NE TEATRI BASHKOJU PDERAVE
Pse kaq debat për asgjë?
Kjo punë zgjidhet lehtë, të ndërrohet një teatër i ri, dhe të lihet i vjetëri si një monumet kulture.
Mendoj se e meriton të qëndrojë! Apo jemi aq të varfër, sa nuk kemi 1000 deri 2000 m tokë për të ndërtuar një të ri?
Kështu, hop, u zgjidh problemi. Apo s’është kështu?
Dakord, po ne kete rast cfare fiton Edvin Rama, po Lali Fiku? Lesht e hamamit. Prandaj Teatri duhet te prishet, te behet i riu, te behen edhe kullat dhe te marrin llokmen Edvin Suma me Lali Fikun,
O teuta ,per kendin e lojrave ta dha pergjigjen tek OPEN i eni Vasilit, keshilltari i Edit vete BATON HAXHIJA.
Eshte per te vene duart ne koke -tha per ate kend lojrash qe beri Lali. Nuk e di nese pas kesaj do ta shkarkoje Edi a jo,por ti lexoje njehre se mbase te ndihmon te kthjellohesh!
Kush pjerdh per ate karakatin. Vetem pese te cmendur. Kam shku para 10 vitesh dhe te vinte turp te uleshe ne ate salle. Futini kazmen dhe mbaron muhabeti. Te i riu afishoni disa objekte nga teatri vjeter dhe keni nje teater bashkohore dhe historine e teatrit.