Ish-drejtori i Ujësjellësit rreh dy zyrtarët e Bashkisë së Kolonjës

16 Maj 2020, 09:40Kronika TEMA

Dy zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës janë goditur dhe kanosur për shkak të detyrës nga një 40-vjeçar i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin e identifikuar si Ores Malushi banues në Ersekë.

“Në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni” informon policia.

Ai ka shkuar në bashki ka goditur dyert me shqelma më pas ka goditur Shefin e Kabinetit Erion Ymeri dhe Shefin e shërbimeve Ermal Zylfo.

Është dashur ndërhyrja e policisë Korçë për të ndaluar 40-vjeçarin, i cili ka kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Autori i ngjarjes ka qenë ish-drejtori i ujësjellësit Kolonjë dhe njihet si njeri me precedentë të mëparshëm penalë.

Në 2016 ai kanosi një person me një armë zjarri që e mbante pa leje në kohën kur ishte drejtor ujësjellësi.

Malushi qëkurse u ndalua nga policia para disa vitesh ishte i pa papunë dhe burimet thonë se shkonte për të kërkuar punë në bashki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje