Agim Ismaili sjell risi në burgje, izolimet në mbikqyrje të veçantë nuk mund të ankimohen: Gjykata e Vlorës konfirmon 3 rastet e para

14 Maj 2020, 08:57Kronika TEMA
Agim Ismaili sjell risi në burgje, izolimet në mbikqyrje të veçantë

Report Tv zbulon raportin e përleshjes masive në burgun e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur ndërsa disa policë janë dhunuar nga të burgosurit në këtë institucion.

Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2020, ku tre të dënuar Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin Eduart Ahmeti.

Ngjarja është shënuar në ambientet e dhomës së telefonatave, ndërsa pas ndërhyrjes nga gardianët e burgut edhe këta të fundit janë rrahur nga të burgosurit.

Xhezo, Dhepa dhe Demiraj janë izoluar për 3 muaj me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili, ndërsa kjo kërkesë është miratuar edhe nga gjykata e Vlorës.

Ky vendim i gjykatës është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Pak ditë më parë një situatë e tensionuar u shënua edhe në burgun e Reçit, ku disa të burgosur i vunë flakën dhe dhunuan gardianin në sektorët e ajrimit në këtë institucion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje