Në sitën e Operacionit Forca e Ligjit ka qenë radha për të kaluar 4 “të fortët” e Shkodrës, të cilët kanë vetëm 48 orë kohë për të justifikuar pasuritë.
Objekt i OFL janë bërë Muhamet dhe Ibrahim Lici, djemtë e Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, si edhe dy vëllezërit Bledar dhe Gëzim Cafi. Të 4 këta persona akuzohen si pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.
Por në një reagim në mbrëmje, Mustafa Lici thotë se djali i tij Ibrahimi nuk do të plotësojë formularin e OFL-së sepse nuk është subjekti i tij. Mustafa Lici thotë se Ibrahimi nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.
Ibrahim Lici së bashku me vëllain e tij, Muhamed Lici ranë në pranga të policisë në mars të 2017 me akuzën se drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të ndryshëm në qytetin e Shkodrës. Por gjykata e liroi pak ditë më pas sepse nuk kishte prova.
Emri i këtij të fundit do të lakohej sërish në 2019, pasi dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.
Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2019. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” që vepron në këtë qytet.
Ndërsa Bledar e Gëzim Cafi akuzohen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, në qytetin verior. Bledar Cafi i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001.
Mbaj vendin plak matuf se sje ne mbledhje bashkie. Djali yt eshte siper moshes te mbaj pergjegjesi ligjore per veten. Ti do shohesh rrjedhjen e situates si te gjithe shtetasit e tjere.. Ska me Kanun..
Ky mustafa eshte fondamentalist ekstremist. Ky ka vrare e prere dhe njihet mire ne shkoder. Mjere shkodra qe kurr nuk do bahet sa kohe te kete turko-taleban
Injorancafodulle nuk merion të komentohet!!!!!!!
Edhe sa koh ke se tiktaku 48 orësh ikën shpejt por rradha është e djalit tënd,të jesh i sigurt po të kesh bër edhe ti zullume edhe ty do ti grisin brekët.
Çfar do mbillni atë do korrni.?
Konfiskoni pasurite eshe te vellait te tij Sokol Licit qe i ka vendose me gjakun e 5 vetave te vrare Nder vite nga fisi Lici.