Kryetari i PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se PD nuk përjashton as mundësinë e referendumit për Teatrin Kombëtar.
Basha u shpreh se për referendumin kanë biseduar edhe me aleatët. “Nuk përjashtojmë as referendumin për Teatrin. Kemi diskutuar me aleatët dhe mbetet si alternativë edhe referendum.
Këtu ka rënë gjithçka, kemi një parlament antikushtetues. Ne kemi anëtar që janë në mënyrë antikushtetuese. Sot jemi në një regjim. Siç po vazhdon kjo qeveri, kriza do të jetë e papërballueshme.
Po marr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur qytetarët më mirë sesa Shqipëria.
Edi Rama i ka dërguar paratë e shqiptarëve tek PPP, Rilindja Urbane etj. Edhe ata shkatërrohen nga shiu, sepse nuk mund të rrijë njeriu pa bukë dhe të shikojë sa e bukur është diçka e caktuar.
Rama çon pasurinë e shqiptarëve tek pak persona. Paratë duhet t’ua dërgonte qytetarëve, se ka shkuar aty ku nuk mban më. Shumë biznese po falimentojnë nga politikat e kësaj qeverie”, tha Basha.
Jo jo Lulzim mos e ço ne referendum se ti thua qe ai blen votat, si do fitosh atehere?por çfar them dhe une ty ne votime sta mban te futesh ,dhe per 2021 jam i sigurte do gjesh ndonje person tjeter kandidat per kryeminister ne stilin e LDK KOSOVE qe ti edhesh fajin e humbjes .
Ky flet si motor i prishur ku punon vetem me mishell.
Pa ide, pa alternative, pa program , cdo dite perserit te njejta fraza si i semur psixik te njejta e te njejta .