Bie "maska" e Kinës, dokumenti: Shifra e vërtetë e numrit të infeksioneve nga Covid-19 mund të jetë 640,000

16 Maj 2020, 17:40Politika TEMA

Disa të dhëna të dala së fundmi në media, tregojnë se në Kinë mund të jetë regjistruar disa qindra mijëra infeksione koronavirusi më shumë sesa shifra e publikuar zyrtare.

Vendi ka raportuar 82,933 reste me Covid-19, por sipas teorive të mbështetura nga një universitet kinez, vendi mund të ketë pasur rreth 640,000 raste infeksioni.

Të dhënat e raportuara nga rrjeti “100 Reporters”, mbulojnë se të paktën 230 qytete regjistruan 640,000 rritje të shifrës së koronavirusit nga shkurti deri në prill.

Të dhënat e dala nga universiteti kombëtar i mbrojtjes në qytetin Changsha, sugjerojnë se në Kinë mund të ketë pasur në fakt 640,000 raste infektimi, nëse çdo rritje e numrit ka të bëjë me një infeksion të ri.

Muajin e kaluar SHBA tha se Kina po fshehte numrin e vërtetë të qytetarëve të vrarë nga virusi, ashtu si dhe të infektuarit.

Kur presidenti Donald Trump u pyet për numrin e vdekjevve në SHBA, ai komentoi: “A mendoni se merrni shifra të ndershme nga ndonjë vend? A i besoni vërtet shifrat e marra nga vendi i madh i quajtur Kinë? Askush nuk i beson ato. Ne i raportojmë mirë, po raportojmë çdo vdekje, por jo vendet e tjera”.

Dje Trump tha se nuk i interesonte të fliste me presidentin kinez Xi Jinping dhe kërcënoi se do të ndërpriste lidhjet me Kinën.

5 komente në “Bie “maska” e Kinës, dokumenti: Shifra e vërtetë e numrit të infeksioneve nga Covid-19 mund të jetë 640,000”

  1. iksi says:

    Mire mo une nuk kuptoj as Trampin qe flet per Kinen as keto trampistat tone qe thojne ka pas me shume te infektuar ne Kine (Trampi )dhe ketu tek ne (trampistat tone). Ķu èshte qellimi , ja p.sh ne Kine po themi ka pas 6 milion te infektuar dhe 600 mije vdekje çfare fiton dhe çfar humb Trampi ne kete mes . Po keto trampistat tone çfare fitojne dhe çfare humbin po ta dhjetfishojme sasine e njerezve te prekur , ndersa ata te vdekurit nuk po i shumojme por ne koken e tyre po . Ja kaq problemi eshte i zgjidhur . Po do thoni ju jo po duhet share Edi Rama prandaj duhen shtu , po se pak po e shajne , po ato nuk dine me bere gje tjeter vetem me share me vjedh me shpif. Kur qeveria tenton hapjen e puneve ata thone pse po i hap se infektohen , kur ju . Ja kjo eshte opozita jone .

  2. Predatori says:

    Nuk perfiton askush nga nr vdekjeve në Kine, por po te ishte treguar e sinqerte me shifrat, ka shume gjasa qe shtetet e tjera mund ta kishin marr me seriozisht po ta dinin se shpejt perhapej, sa % e njerezve nuk i mbijetojne dhe kush jane grupmoshat me te rrezikuara. Evropa filloi ta merrte seriozisht vetem kur virusi vuri perfundi Italine se deri në ato momente e kishte marre me sportivitet.

  3. degelisi says:

    E di une
    Jane ne total 6.4 miliard te vdekur vetem ne Kine

  4. Gio says:

    Pra, nga kjo kuptohet se Kina me mbi 600.000 te infektuar arriti ta dominoje situaten dhe ka filluar veprimtarine ekonomike per te rikuperiar jumbjet. Bloomberg njofton se Kina do kete nje rritje ekonomike +2,4% ne nivel vjetor kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar.
    Atehere ku eshte Trump me megallomanine e tij qe nuk po arrin te menaxhoje situaten e vet? Perkundrazi ka vene prioritare embargot dhe demostrimin e forces ushtarake kunder me shume se 10 shteteve te tjera ne te gjithe boten.. perfshi dhe kercenimet ndaj Europes ku ne duam te futemi.
    ShBA dhe Kina kane betejen e tyre te rivalitetit, por ne si Shqiperi nuk kemi asnje te mire nga kjo lufte pavaresisht se kush na pelqen me shume

  5. qytetar i zakonshem says:

    Gallat e madhe ! Duket qe eshte virus komunist ky kovidi. Sulmon vetem kapitalistet. Hhaha….. Ja shikoni çar jane diktatura i ka kursyer. Kina Rusia irani Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje