BE: Prishja e Teatrit, në një kohë kur kërkuam dialog mes palëve, na vjen keq që nuk u dëgjuam

17 Maj 2020, 12:19Politika TEMA

Pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe ragimi i delegacionit të BE në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, BE shprehet se prishja e teatrit vjen në një kohë që është kërkuar nga Unioni për dialog mes palëve. Po ashtu në postim theksohet se “ na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse.

BE u bën thirrje palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës.”

4 komente në “BE: Prishja e Teatrit, në një kohë kur kërkuam dialog mes palëve, na vjen keq që nuk u dëgjuam”

  1. Tironci says:

    PO o legena, se edhe ju fshiheni mbas kesaj maskarade se merrni pjesen tuaj nga parate e mafias qeveritare. Pse e ftuat Shqiperine per kandidate ne BE kur e dini qe ne krye eshte nje qen bir qeni nje mafioz nga nje familje komuniste. Ju e shihni cdo dite se cfare ben e mashtron ky qelbanik dhe perseri mbyllni syte. Si ka mundesi kur ju dhate alarmin per qente e rruges ndersa per keto qe i ndodh popullit Shqiptar dilni gjoja me nje qendrim neper twitter apo facebook. Si nuk ju vjen turp. Keto veprime mafioze i vuan populli Shqiptar, ndersa ju mbushni xhepat me para. I bofshi ilace tek femijet tuaj.

  2. mik says:

    Qendrimi i juaj njihet tashma : Me çu gishtin e mesit.

  3. faro says:

    Sipas këtij as ndërtimet kilometrike mbi lanë, nuk duheshin prishur, as kjoskat që po pushtonin bulevardin e lulishtet, sepse edhe në atë kohë dialogu ishte i pamumdut
    Pra Tirana do të mbetej përjetësisht e kioskezuar, tamam si një qytet i rastësisë dhe i ndërtuar nga tekat spontane të më të fortëve injorante.

  4. Agim says:

    Partit e djathta te ne jan parti kriminele europa ka te drejt te beje sehir si nuk ju vjen turp qe kujtoni europen ameriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje