Mark Marku: Edi Rama sot na ka sfiduar hapur, duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Unë i pari e pranoj sfidën

17 Maj 2020, 10:45Politika TEMA

Pedagogu Mark Marku thotë se me shembjen e Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka sfiduar qytetarët, duke iu treguar se aim und të bëjë ç’të dojë.

Sipas Markut, nga sot Edi Rama nuk është më kryeministër i vendit, por një gangëster, të cilit duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë.

“Edi Rama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit teksa ka shembur godinën  e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatës mafioze që përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këto shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatorial të mafias.

I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshteti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar.

Tashmë ai nuk është më kryeministri i vendit, nuk është në kryetari i PS-së, nuk është më politikani,  është thjeshtë gangsteri i zbritur në shesh që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëve të rezistencës heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, presidentit të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë po unë mundem: unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor, unë e kthej në rrënoja demokracinë shqiptare, unë ju rrah, ju fus në burg, ju heq të drejtat, bëj c’të më dojë qejfi. Po ju a mundeni?

Cosa Nostra ka dalë në rrugë edhe pse Europa nostra është e trishtuar.  Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjemi sfidës së tij apo do të nënshtrohemi. Në këtë kuptim ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim.

Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencës qytetare. Me të gjithë ata që ndjehen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmonë. Ose rezistojmë ose nënshtrohemi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër….  Unë për vete e pranoj sfidën”, shkruan profesor Marku.

(TemA)

21 komente në “Mark Marku: Edi Rama sot na ka sfiduar hapur, duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Unë i pari e pranoj sfidën”

  1. nacionalisti says:

    pash zotin se mezi po prisja te flisje ti o illl
    vetem i kerkese kam
    plz… shkunde pak zbokthin kur te dalesh

    1. vang says:

      ore Mark:thua nuk duhej te bente kete e ate.Po cilet qytetar more i fantaksur.Vete aktoret thone se atje nuk punohet dhe ju dilni me te zgjuar.” I ZOTI E SHET,TELLALLI SE JEP”.

  2. Alumi says:

    Prit deri ne zgjedhjet e 2021 dhe shife nese eshte apo jo kryminister i shqiptarve. Se kush behet kryminister e vendosin shqiptart. A more vesht o Mark Muti dhe mos fol ne emrin tim. Flet nje profesor me ate gjuhe?

  3. Adeci says:

    Provoje o skilipec se sa të vlen lëkura.

  4. Pro Teatrit te Ri says:

    E po te jene kunder shembjes se nje godine qe dikur ishte e Teatrit dhe kohet e fundit u kthye ne nje strehim i injorances se kultures, disa shpellare, kjo eshte te ulerish me te madhe. Erdhe çeçenet nga shpellat dhe na tregojne se si duhet te jete jeta kulturore ne vend. Te ishte i gjalle akoma i ndjeri Roland Trebicka, do the thoshte “Pupupu….” me dore ne balle.
    Mjafton te shikosh fytyrat e atyre qe ishin kunder shembjes se nje godine dhe e kupton se me çfare njerezish kemi te bejme. Te flasim per diktarure keta shpellare qe nuk e kuptojne se si mund te fuksionoje nje shoqeri njerezore, eshte per te vene duart ne koke. Keta duhet te denohen vetem per nivelin aq te ulet te inteligjences qe kane.

    Shpellaret duan qe te vazhdoje rrumpalla shpellare qe u instalua.

  5. gjergji says:

    Mark,mos ban te fortin.Edi Rama ne cdo rast e kurdohere te ka ofendu,shperfill e eshte tallur me ty e me intelectin tand.Mos leh kot e mos mpro nje kauz politike te ngritur nga haxhiqamilistat e PD.Mark nuk je I afte te rezistosh apo te sfidosh Ramen,ti je kaq I paafte per gjithecka e per cdo gja.Zanati yt eshte hehja,lehja.

  6. Sheqerja says:

    Shko e provoje nje here se po nuk cove rrogen te shpia te nxjerr jashte nga shtepia gruaja,hane edhe ndonje shkop gomde. Te fala Sheqerja

  7. Zani says:

    Edi Rama ka te gjith forcen qe te qeveris, ty Mark po nuk te pelqeu mos e voto. Pamvarsishte se dhe mua nuk me pelqen arroganca e tij, por me pelqen vendosmeria qe ka, dhe tek e fundit shume gjera jane rregulluar me ardhjen e tij ne pushtet. Beje ndonje telefonat Saliut tani dhe shiko mos ka ndonje atak.

  8. Virusi says:

    Lokuuu, ju Rames i vini anash, se eshte punetor. Ju s’jeni as per pune e as per aksione. Me llogje ne TV nuk fitohet pushteti.

  9. ? says:

    Na çave bithën, or ti markagjon.

  10. Mark si e ke pas pseudonimin? says:

    Mirse te shkosh o trim i xha Jahos. Do te te kundroj me kenaqesi perpara ekranit te tv . Forca kampion o sot o kurre.

    1. Beniamini says:

      Ore gagac kur je dhe ti petagog dhe ne djall te vere ajo kulture arsimore qe pretendlhet se meret ne ate fakultet. Po ti nuk di te flasesh akoma shqip mor gagac e per cfar pretendon ti ty mesosh atyre ” studenteve” mor debil. Ty te vjen ndot te te shikosh jo te te ndjekesh gjat mesimdhenies. Ti vetem per nje mendim qe kerkon te shprehesh do ti japesh 1o-15 here pompa cie, se nuk gjen dot fjalen e radhes per shprehjen e mendimit dhe jo me te hedhesh qytetaret e ketij vendi ne lufte vellavrasese.
      PROVOJE O MBETURINE SE DO TE GJESH ATE QE PO KERKON
      BRAVO POLICA PER PROFESIONALIZMIN E TREGUAR NDAJ BARBARRBE TE KETIJ VENDI, NE REALIZIMIN E DDTYRAVE LIGJORE .

  11. LULJA says:

    Protestojne per teatrin protestojne per stadiumin protestojne per unazen e re protestojne per ndertimin e kendeve te lodrave per femije djegin shkollat keta nuk jane per ndertimin e vlerave te kultures keta jane taliban keta duan regrese te shoqerise nuk jam socialiste por e falenderoje ramen per punen e bere bravo kryeministri jone fatkeqsia e vendit mungesa e opozites

  12. Lili says:

    O idiot qe pamja te tregon se c,je..Kujtohu kush te mbajti me buke,kush te mbajti,kush te shkolloi,kush te gjeti Pune ne TIRANE.KURRE MOS HARROCO BUKESHKALE ATE QE TE MEKOI E TE DHA FRYME.Mallkuar qofsh ti bir mosmirenjohes i te pareve te tu laskar,laskar…

  13. katarakti says:

    Shume bukur. Perplasje kerkoni, perplasje do keni. Do e pesoni 1000 here me keq se ç’e pesuat më 1997-ten! A ju kujtohet?! Kur niset edhe avionet per të sulmuar Jugun?! Kur hapet edhe depot e armeve?! Dhe u futet në vrime të miut. Thojini faleminderit Fatos Nano Kopukut po sot do të ishit akoma te 7 penxheretë. Ju jeni nje pakice e paperfillshme, që nuk keni asnje pune me popullin. Popullin shqiptar e perfaqeson e majta socaliste. Asnjehere nuk keni fituar nje here të vetme zgjedhjet! Veçse kur i kini vjedhur. Jeni pakice dhe do ngeleni perjetesisht pakice. Shqiptaret e ndershem nuk harrojne se si e shkaterruat totalisht vendin gjate viteve 1992 – 1997. Ku eshte sot Kinostudio?! Prone publike! Ku jane mbi 400 fabrikat, uzinat, kombinatet, ndermarrjet qe pati Shqiperia para vitit 1990?! Të gjitha i shkaterruat ju plehra të ndyra. I vodhet, i rropet, i shitet per 1 euro dhe bëtë vilat në Lalez e kudo. Dhe transferuahat milionat në bankat of-shore etj etj. Ju perfaqesoni veçse llumin. Dhe llum do ngeleni gjithe jeten tuaj.

  14. Luku says:

    Të ishte për ju lana sot do ishte e mbuluar nga kafenet e pallatet e zënë nga barbarët.Sdo ishte kjo tiranë që kemi sot.Ec aty Rama mos e rruj fare nga këta karagjoza..

  15. Rakipi says:

    O pedaguak Marku. Rri or burre rehat se mund te thyen gjyslyket . Cte duhet ajo pune. Mbaj ate vend pune qe ke boll bere gam gam gam, se dhe ate pune qe ke je apsajt, se je nje tap topi qe nuk lidh dot dy fjale.

  16. Agimi Diber says:

    O Mrk ty te mungon germa s dhe nuk mund te jeshe MARKS i gjithe dituri. A te kujtohet bjet je plazh qe deshe rrahe nje pushuese kisovare dhe nje pushuese gjermane apo austriake vetem pet nue shozllon qe dije ta mbahe rezerve duke bete karshillek. Iko ore pirdhu.

  17. Cuku says:

    E po u nxefe ti. Te ha bythen o Mark
    Ik o ruaj dhite andej nga I ke lene
    Ku di ti ceshte teatri
    Trap

  18. Beniamini says:

    Ore gagac kur je dhe ti petagog dhe ne djall te vere ajo kulture arsimore qe pretendlhet se meret ne ate fakultet. Po ti nuk di te flasesh akoma shqip mor gagac e per cfar pretendon ti ty mesosh atyre ” studenteve” mor debil. Ty te vjen ndot te te shikosh jo te te ndjekesh gjat mesimdhenies. Ti vetem per nje mendim qe kerkon te shprehesh do ti japesh 1o-15 here pompa cie, se nuk gjen dot fjalen e radhes per shprehjen e mendimit dhe jo me te hedhesh qytetaret e ketij vendi ne lufte vellavrasese.
    PROVOJE O MBETURINE SE DO TE GJESH ATE QE PO KERKON
    BRAVO POLICA PER PROFESIONALIZMIN E TREGUAR NDAJ BARBARRBE TE KETIJ VENDI, NE REALIZIMIN E DDTYRAVE LIGJORE .

  19. iksi says:

    O Mark ti si trim i çartun qe je pse nuk me ke degjuar mua qe te merrshe trimat tjere qe po ti tregoj me poshte dhe tu lidheshi dore per dore e mos me leju fadromen me ju afru teatrit dhe keto trima jane , Bledì Fevziu , Çim Peka , Ñikoll Lesi , Fahri Balliu , Artur Zhej , Ylli Rakipi , Fatos Ĺubonja , Babarama ,Rakipllaret , Shkullaket , Arjan Cani me ideologun e tije te perhershem. Bashke me ju duheshin edhe trimat tjere si Flamur Noka , Nard Noka , Paloka , Ķlevisi , dhe ai i babales . Po si ore e late vetem trimin e dhjere Lelen po ku e ka tŕimin e shurruar Gjek Markaj . Do ti shikoni keto trima neper ekrane tu dhane mend dite per dite se sot jane futur neper shtepi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje