Monika Kryemadhi: Shqiptarët të mos e njohin shtetin e Ramës, teatri do jetë varri i tij

17 Maj 2020, 08:53Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës.

Ajo ishte mes personave që u shoqëruan nga policia në orët e para të mëngjesit pas ndërhyrjes së fadromave për prishjen e Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. 

Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se reforma në drejtësi për të cilën janë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro merret me procese banale të qindra qytetarëve ndërkohë që nuk ka bërë asnjë veprim lidhur me paligjshmërinë e veprimeve te Teatri Kombëtar.

Ajo teksoi se themelet e kullave që Rama mendon se do ngrihen aty do jenë varri dhe fundi i tij.

“Garancia është reforma në drejtësi që janë harxhuar mbi 100 milionë euro. Dhe sot ka me qindra shqiptarë janë dhe dergjen në procese penale, hetime për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. 

Dhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare akoma nuk ka marrë asnjë informacion përsa i përket falsifikimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak që ka bërë kryetari i Këshillit Bashkiak. 

Akoma nuk ka thirrur dhe nuk ka verifikuar se kush kanë qenë ata që kanë bërë inspektimin e godinës. Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutem për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij. I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjen. 

Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste.” – shtoi ajo.

9 komente në “Monika Kryemadhi: Shqiptarët të mos e njohin shtetin e Ramës, teatri do jetë varri i tij”

  1. Po po po says:

    È the nje te vertete! Qe organet è drejtesise flen gjume! Se po te ishin zgjuar ti do te gdhiheshe ne burg me kohe!

  2. Llaman says:

    O idiote, shtet i Rames eshte zgjedhur me vote, te pelqen apo jo, pak rendesi ka. Po je e zonja fito zgjedhjen dhe bej shtetin floririt.

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    A moj hajdute,klyshet e komunizmit i keni aty thote…
    Kush e perkrahu sali komunistin e sigurimsat…
    Flet jevgu i fahri bajges per komunizmin kur i jati i tij i sherbeu me zellin e servilit..
    Flet clirim gjata i biri kryespiunit te enverit dhe me vone i saliut

  4. Sheqerja says:

    Sa te bane me qeshe kjo kurve

  5. Astrit says:

    Ik moj lavire ,kush te vton ty ,Je koka e korrupsionit.Dorezo floririn e vjedhur,pastaj te shohim.

  6. Zani says:

    Ke te drejte Mona qe drejtsija po fle gjume, ata te dritave duhet te dalin dhe vendin e tyre ta keni ju, tju sekuestrohen edhe pasurija, pastaj ke dhe me shume kohe te flasesh per varre. Femer e ndyre. Bej te fala Like floririt, thoja me takte qe u prish teatri mos i bie infrakt.

  7. LulBerishMona dhe Presidenti Kokelopë says:

    Po pagen e deputetit pse nuk e refuzon ti moj Mona-buce!

  8. populli says:

    Dorezo “Teatrin ne “gjirin e kurvave se do behet Teater per Durresin moj buçe dhe leri idotesite!Apo do mbledhe prape toto likja protestues ne bulevard e te na beje shqiponjen !
    Dorezoni floririn qe te beheni te besueshem ! Ramen mos e njihni se njef gjithe Shqiperia!Ai tani po te jete vertet me kete popull duhet e filloje tu prishi ndertimet e bera kudo ne mal,fushe,e bregdet me gjakun e shqipetareve qe spane kurr drite!
    Poshte diktatura e idoterve e lart e me lart misionari i derguar per shqipetaret qe po i keput nje nga nje keta gjakpiresa qe e vodhen e vrane shqiperine ne kete fare feje!

  9. Po të vjen SPAKU, atë shif ti . says:

    ik moj pirdhu ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje