Basha kundër Berishës për largimin e Ramës me revolucion: Jam unë kryetar i PD, nuk bëj komente për deklaratat e tij

16 Maj 2020, 19:14Politika TEMA
Basha kundër Berishës për largimin e Ramës me revolucion:

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vijuar të thellojë qëndrimet e tij kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një javë më parë, Berisha dha një mesazh të drejtpërdrejtë për Bashën, të cilit i kërkoi të përgatitet për luftë globale kundër qeverisë, shumë herë më të ashpër se ajo e vitit të kaluar.

Për këtë u pyet edhe pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” kryedemokrati, i cili refuzoi të komentojë deklaratat e Berishës.

Ai tha se opozita do vazhdojë të mbajë këtë linjë që ka pasur deri më tani, por nuk përmendi që në planet e tyre të ketë protesta apo revolucionin që kërkon ish-lideri historik i PD-së.

Basha: Mesazhet e doktor Berishës i marr drejtpërdrejt nuk ka nevojë t’i marr përmes emisionit tuaj.

Nisida Tufa: Zoti Basha, një parti e djathtë që kërkon revolucion…

Basha: Nisida me gjithë respektin që kam për ju, ju e keni pasur doktor Berishën, sot më keni mua. Nuk besoj se më keni thirrur të bëj komentet e zotit Berisha.

Nisida Tufa: Ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për opozitën ai zoti Basha.

Basha: Diskutimet tona i bëjmë të qarta, marrim vendime, ecim përpara. Kështu që me gjithë respektin për ju, për programin tuaj dhe gazetarinë tuaj, jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo pyetjeje me interes por mos më vini në pozita të komentimit të deklaratave as të doktor Berishës, as të dikujt tjetër. Jam këtu për të shpalosur qëndrimet, mendimet e mia dhe të opozitës.

Nisida Tufa: Atëherë kjo është pyetja ime. A duhet PD dhe opozita të bëjë revolucion për të hequr Edi Ramën?

Basha: PD dhe opozita do të bëjnë detyrën para qytetarëve, që është të denoncojnë të keqen, mos bëhen pjesë e së keqes, të shpalosin alternativën dhe të bashkojnë shqiptarët në një proces zgjedhor në kushte normale e të lira që në fund ka si qëllim rrëzimin e kësaj qeverie

3 komente në “Basha kundër Berishës për largimin e Ramës me revolucion: Jam unë kryetar i PD, nuk bëj komente për deklaratat e tij”

  1. Me respekt says:

    Je nje politikan modern ,duhet pranuar

  2. Nafia says:

    Qe te dali Basha kunder Berishes duhet ti shpetoj shurra ne fillim, pastaj mbase.

  3. Tomori USA. says:

    Berisha duhet arestuar forcerisht, te cohet per vizit tek neruopsikatri, te izolohet dhe me pas te hetohet e denohet per deklaratat fashiste. Sesht era e pare qe ben thirje per aramatosje, revolucjon dhe rezim me dhune te qeveris. Aron ky moster se arxhet e revolucjonit dhe dhunes i paguajn populli.
    Akoma sesht ngopur me gjakun e shqiptareve ne keto vite kur ka qene kryeminister ky moster, ku vetem kur urdheroi hapjon e depove te ushtris ne 97, 98, e ne vazhdim, jane vrare mbi 3500 qytetar shqiptar dhe ky pallaco kerkon , perseri gjak shqipatresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje