Shembja e Teatrit, reagon Veliaj: Ishte vendimi më i vështirë. Iu shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer! Tirana, me teatër të denjë për 100 vitet që vijnë

17 Maj 2020, 15:06Politika TEMA

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Kretari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se godina e re që do të ngrihet me rrënojat e godinës së vjetër do të jetë e denjë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

Duke e cilësuar si një nga vendimet më të vështira të jetës së tij zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, Veliaj thekson se ka ardhur koha për t’u bashkuar, që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit.

Kreu bashkiak thekson se për ndërtimin e teatrit janë zhvilluar 12 tavolina diskutimi ku pjesëmarrës kanë qenë dhe ata që janë kritikë ndaj këtij projekti. Ai sqaron se kurrë godina e teatrit nuk ka qenë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë. Për më tepër, edhe Instituti i Ndërtimit në 2018 e cilësoi të rrezikshme.

Kryebashkiaku Veliaj apelon se pavarësisht qëndrimeve. të ndryshme deri më tani në lidhje me teatrin, “unë sot, me zemër në dorë, dua t’ju shtrij dorën, t’ju hap krahët dhe dua që të bashkëpunojmë sesi ne këtë projekt mund ta bëjmë akoma më të mirë seç e kemi sot”.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve!

Sot ka qenë një ditë kur na u desh të merrnim një vendim të drejtë, por jashtëzakonisht të vështirë. Them vendim i drejtë sepse diskutimi për një teatër të ri ka qenë një diskutim prej 70 vitesh, që në momentin kur periudha e përkohshme e atyre pak viteve të luftës mbaroi, për të hapur një diskutim tjetër, çfarë do të kemi si ndërtesë permanente të Teatrit Kombëtar. Ajo ndërtesë u sajua ndër vite si për gjyqet popullore të asaj kohe, por pastaj edhe për funksione të tjera, pastaj edhe kinema, pastaj sërish teatër, pastaj bingo e sërish teatër, një ndërtesë jashtëzakonisht e amortizuar. E filluam këtë diskutim, pra këtë round të fundit të diskutimeve të këtyre tre viteve, kur propozuam një teatër të ri me transferimin e administratës së re në Bashkinë e Tiranës. Kishim një projekt për Pazar të Ri, Bulevard të Ri, për një Breg të ri të Lumit, për një pjesë të re të Liqenit, për një Shesh të ri, një Kala të re dhe sigurisht, edhe për një Teatër të Ri, bashkë me shumë shkolla, rrugë e investime të reja, që i kanë hije Tiranës për 100 vitet e fundit.

 Pati një diskutim shumë të gjatë. Kam qenë në 12 takime në hotelet kryesore të qendrës, ku jemi takuar non-stop edhe me ata që kanë qenë kundër gjithçkaje, që në fund fare ishin një pakicë, edhe me ata që kanë pasur kundërshtime mbi pjesë të ndryshme të proçesit. Fillimisht nuk u preferua një teatër që të kishte kullë sipër dhe ai ra si variant. Qeveria dhe Bashkia u tërhoqën, bënë një hap pas; pastaj u kërkua që të kishte një mundësi për ta financuar duke u siguruar që nuk preket fare toka e teatrit, pavarësisht se një investim privat në tokë të Bashkisë do të ngushtohej. Bëmë prapë një hap pas, edhe qeveria edhe bashkia, që asnjë centimetër të mos i prekej Teatrit Kombëtar. Më pas kishte edhe një pjesë tjetër, që kërkonte që kjo të mos bëhej as nga privati, dhe kur artistët kërkuan më shumë sesa privati mund të ofronte, ne thamë do shkojmë me artistët. Nëse ata kërkojnë impiante, kërkojnë skena që rrotullohen dhe nën vete, që ndoshta kushtojnë më shumë se ç’mund të paguajë privati me plan biznesin e vet, atëherë do i themi jo privatit, do i themi po publikes, dhe do e financojmë vetë projektin e ri.

Gjatë gjithë këtij procesi, këtyre 12 takimeve të hapura, por edhe qindra takime individuale që unë si kryetar bashkie kam bërë me pjesën më të madhe të komunitetit të artistëve, ne sigurisht kemi moderuar qëndrimet tona, por në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Ne nuk mund ta kemi teatrin edhe pa kullë, edhe në tokë të vet, edhe pa bërë asnjë investim tjetër privat, edhe pastaj me paratë tona, por edhe të ruajmë të vjetrin. Në një qendër të Tiranës, ku janë të gjitha institucionet e rëndësishme dhe jo në periferi si Bregu i Lumit apo fshatrat e Tiranës, ku ne mund të kemi toka të lira.

Kjo është arsyeja pse sapo na u transferua prona, menjëherë kërkuam, siç kërkojmë tipikisht për çdo pronë që na transferohet, që kjo të verifikohet nga Instituti i Ndërtimit. Instituti i Ndërtimit e vlerësoi në vitin 2018, si një ndërtesë të amortizuar dhe të rrezikshme, siç u pa nga rënia e lehtë që iu bë sot, me të prekurat e para. E verifikuan sërish për herë të dytë dhe Instituti i Ndërtimit sërish tha: Kjo është një ndërtesë e rrezikshme. E vërtetuam me Institutin e Monumentit të Kulturës, i cili tha: Kjo ndërtesë nuk ka qenë kurrë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë.

Pasi mbaruam gjithë këto diskutime, në momentin që u bëmë pronarët e parë të kësaj ndërtese, nëse diçka do i ndodhte secilit prej atyre që okuponte atë pronë publike në mënyrë të padrejtë, pa letra, pa dokumente, thjesht duke hyrë aty, duke bujtur gjatë ditëve të protestës këto 2.5 vjet, do të rrezikonte jetën, dhe përgjegjës do ishte pronari i asaj prone, që ka lejuar të tjerët të futen aty.

Në momentin që Instituti i Ndërtimit dha këtë mendim, njoftuam mbledhje të Këshillit Bashkiak, siç janë bërë të gjitha mbledhjet kolegjiale këto kohë, online, dhe morëm vendimin për të bërë këtë prishje, siç e ka rekomanduar Instituti i Ndërtimit. Pasi u verifikuam që jo vetëm ndërtesa nuk ishte e mbrojtur, siç pretendojnë disa, por ndërtesa s’kishte qenë kurrë në këtë listë dhe është insistuar sidomos për të mos e futur nga ata që e përdorën politikisht këtë betejë.

Teatri i vjetër iku, tani përgatitemi për teatrin e ri. Por teksa përgatitemi për teatrin e ri, duhet të nxjerrim disa mësime. Një ndër mësimet që duhet të nxjerrim është se duhet të bashkëpunojmë; duhet të bashkëpunojmë ta përmirësojmë këtë ide. Kemi disa ide shumë të mira që e kanë pasuruar projektin nga artistët, por unë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë.

Sot dua t’i shtrij dorën kujtdo që nuk ishte dakord me ne në këtë betejë; kujtdo që ndoshta, edhe pse s’e ka ekspertizën inxhinierike, edhe pse s’e ka ekspertizën ligjore për të kuptuar si funksionojnë këto procese, apo ndoshta as njohurinë bazë që, jo vetëm që nuk ishte kurrë monument, por që në 2018 ishte i rrezikuar, dhe siç u pa sot pas prishjes, ishte i gjithë populit, tallash, teneqe. Nuk pamë një kollonë betoni, një armaturë, një gram çelik. Ajo ndërtesë ishte realisht e rrezikshme dhe nuk mund të jetë ndërtesa për të çuar fëmijët e këtij qyteti në 100 vitet e ardhshme. 

Nuk mund të vazhdohet të shkohet me batanije në dimër apo me peshqirë, qull në djersë në verë. Na duhet një teatër modern. Ndaj, dua t’ia shtrij dorën kujtdo, që për një arsye apo për një tjetër, sot zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar, se një betejë që i mori kohë, energji, doli pa fryt. Dua t’ju them që nuk është kështu. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët. Ne mund te kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme. Detyra e bashkisë është që të vendosë mbi faktet, mbi institutet, mbi inxhinierët, mbi urbanistët, mbi arkitektët, mbi ligjet e këtij vendi, që thonë çfarë është apo nuk është monument kulture. Në momentin që ky vendim është marrë, ka ardhur koha që të shohim përtej kësaj dite. 

Ka ardhur koha që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit. Ky nuk është momenti për t’u përçarë, por për t’u bashkuar! Besomëni!

 Partitë politike fërkojnë duart kur shohin sesi ne përçahemi. Dhe për çfarë? Për të pasur një teatër të ri modern për fëmijët tanë dhe gjeneratat e reja të këtij qyteti. Ndaj, vëllezër dhe motra, çfarë iku, iku. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë. Kemi qenë të mërzitur kur mbaroi këndi i lodrave, po sa shumë jemi gëzuar duke çuar fëmijët te ai kënd. Edhe atëherë u përfshinë OJF, por ja ku jemi sot. Ishin disa njerëz aktivistë shumë të mërzitur, kur ne liruam pjesën e dytë të Liqenit; atëherë Amnisty International u përfshi, një tjetër OJF e rëndësishme, por siç u kuptua, ishte vendimi i drejtë. Edhe romët morën shtëpitë e tyre dhe ne fituam pjesën e dytë të Liqenit. 

Shihni Bulevardin e Ri, që do të jetë damari ri ekonomik i Tiranës, shihni sherrin që patëm për Pazarin e Ri, për sheshin Skënderbej, që në 1913, na u deshën 104 vjet për të mbaruar një shesh. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ne po punojmë momentalisht edhe te Kalaja e re, do të shtojmë edhe njëherë kaq Kalanë, një tjetër projekt i kontestuar. Nuk mbaj mend kur kemi bërë një punë të madhe në Tiranë e të mos jetë e kontestuar, e debatuar, mos të jenë të përfshirë lloj-lloj politikanësh që na kanë përçarë këto 30 vite. Mendojnë vetëm çfarë votash do kapitalizojnë kur fusin shqiptarët në sherr dhe pastaj siç e patë, shkojnë në makinat e tyre luksoze, në vilat e tyre dhe ne vazhdojmë dhe theremi dhe shajmë njëri-tjetrin. 

Nuk shkon. Ajo që na ka hije është që tani ne të bashkëpunojmë. Nuk ka rëndësi nëse kemi qenë në anë të ndryshme të kësaj barrikade deri më sot, por unë sot, me zemër në dorë, dua t’ju shtrij dorën, t’ju hap krahët dhe dua që të bashkëpunojmë sesi ne këtë projekt mund ta bëjmë akoma më të mirë seç e kemi sot. Në finale do harrohet zhurma siç u harrua te Pazari i Ri, te Kalaja, te Sheshi, te Lumi, te Bulevardi, te Liqeni dhe te Lodrat. Në finale do të triumfojë produkti. Kemi mundësinë sot të kalojmë në një produkt cilësor, të denjë për Tiranën e këtyre 100 viteve që vijnë.

Ju dua shumë! Ndonjëherë kjo detyrë kërkon të marrësh vendime shumë të vështira. Ndoshta, vendimi më i vështirë i jetës time për të zbatuar vendimin në fakt të Këshillit Bashkiak, por ndonjëherë gjëja e drejtë do të gjykohet me gjakftohtësi më vonë. Kemi marrë një vendim të drejtë miqtë e mi! Na priftë e mbara dhe mezi pres që ditët që kemi përpara t’i kalojmë duke bashkëpunuar, duke u përqafuar, duke u vllazëruar dhe jo duke u përçarë. Tirana është një shtëpi e madhe dhe ka vend për të gjithë.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe pavarësisht si i kemi opinionet, kemi shumë rrugë për të bërë që Tirana të shkëlqejë akoma më shumë.

68 komente në “Shembja e Teatrit, reagon Veliaj: Ishte vendimi më i vështirë. Iu shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer! Tirana, me teatër të denjë për 100 vitet që vijnë”

  1. Armand says:

    Ti more felliqesire ti more vemje qe te duket vetja i rendesishem sepse je i afte ti lepihesh kujtedo dhe per cfaredo fundi yt politik eshte afer.

    1. E VERTETA says:

      Besoj se Erjon Vleiaj do te mbahet peng per kete qe beri njesoj si Basha per 21 janarin.

      1. Kliti says:

        O veliaj, me kete e hengre o mik, nuk zgjidhesh me kryetar bashkie ne 2023. Ta futi rama o shoku, sado lek te kesh bere nga kjo pune te dogji dhe ty i gjati, te mori me vehte.
        Tani jepi gaz vella se lufte te madhe do keni brenda llojit.

        1. Revizori says:

          Kliti, respekte. Je I vetmi komentues dinjitoz nga kundershtaret e Edi Rames.
          Të tjeret nuk e dine as se pse e shajne. Vetem e dine se duhet share.
          Askush nuk po merret me aferat korruptive te Ramës dhe Veliajt, por bejne si debila per nje ndertese qe ishte si shurrtore publike.
          Ne vend qe te merren me ate qe do nderrohet dhe kush fiton, ca shurra dhe ca koqe kandari derdhin lote idiotesh, sikur I ka pjelle e jema Tek Teatri.
          Çdo gje ka nje fund ne kete botë, edhe godinës se Teatrit i erdhi fundi, por nuk eshte aty problemi. Eshte tek korrupsioni mbrapa ndertimit te Teatrit te Ri. As Basha as Monika nuk flasin per ate.
          Prandaj jane te humbur. Edi Rama dhe Veluaj prape do fitojne zgjedhjet, sepse nuk ka kush ti rrezoje nga pushteti.

    2. arriff says:

      BRAVO Erion . Eshte e vtmja here qe me ke pelqyer. U tregove vertet Burre .

      1. shqiptari says:

        HALE TI, HALE ERIONI, HALE MEROJA !

      2. Juli says:

        Nje vend pa kulture,moral, dinjitet! Mbitegjitha Ju e meritoni kete qeveri injorantesh me shkolla falco, me disa kurve ne Europe, USA? S kishin byth Te rinin ne USA se sja varte njeri ne US nje emigranti me cerek anglishte si Veliaj we ka nje prejardhje fsgatari injorant qe di Te shesi fuqi dhe Te vjedh pasurin Shqiptare jo Te nenes te tij ce skishte asgje pervec brakt e bythes dhe pidhin me ere!

        1. Revizori says:

          Juli, mos komento më, se na hape zorret. Nuk mund te komentojë per shkollen, dikush pa shkolle si puna jote. Erion Veliaj mund te jetë person negativ, por kur e thua ti, ai del hero, sepse ti je zhgaravinë.

    3. Tetovari says:

      Shume e vertet i nderuar ket njeri dhe ram faraonin jo fundi politik i ktyre flliqsirave te kombit, por e poshtruan Kombin Shqiptar anemban botes, qe umundua me gjak te dal nga diktatura komuniste, i sollen me voten evet kta klysht dhe ma të egër se baballart e tyre. Ju mbyllen deret e Europes edhe per 10vjet tjer, psh nga Eu.

      1. naseri says:

        Dhe ti na qenke ai më meritori për të bërë një blerësim të secilit për patriotizmin e tij?!!!
        Po na çatë trurin mor me këto sofizma pa kurfarë logjike dhe kurfarë lidhjeje me realitetin, o të mjerët ne për mentalitetin tonë tribal e oriental…

    4. artiles says:

      Shkerdhata… vendimin me “veshtire” e mori shumë shpejt!!!??
      Thuaj me dha urdher ramsesi, qe te jesh me i vertete.
      Ps: Ishalla ke marre keshtu edhe vendimin e marteses!

    5. Adi says:

      Ne kohen kur mban 2 muaj shqiptaret mbyllur sepse nuk ke spitale dhe nuk i jep as ato 26mije leke te qelbura qe i premton, ne kohen qe i thua njerzve mos takoni prinderit se ju futa ne burg, ne kohen qe 100mije kane ngelur pa pune, ke kohe te prishesh teatro naten dhe te investosh 30milion euro ne ndertesa te reja?

    6. Zigur Qarri says:

      Bravo Erjon, eshta hera e pare qe ju tregove vendin e merituar shqupisave…halene.

  2. Atros says:

    I NDYRE, I PAFTYRE, INJORANTE ÇDO DITE VETEM PRISH PA VENE NJE GUR PER TE NDERTUAR.
    AS TERMETI NUK I LUAJTI NHE GUR E TI PRAP ME TEATRIN.
    PO SHTEPITE E ATYRE QE JUA PRISHI TERMETI KU I KE…NDERTO MOS NJERI SE PER TE PRISHUR ESHTE E LEHTE.
    TI PRISH DHTEPITE E QYTETAREVE PER DITE.
    SHKATERRUES BASHKE ME KRYEMUTIN E SHQIPTAREVE.
    SI NUK KENI FRIKE NGA ZOTI SE PAKU

    1. Naseri says:

      Nëse ka dikush që ka ndërtuar dhe bërë diçka për Tiranën, atëherë ky ëahtë padyshim Erion Velija!
      Ia paske futur kot, sipas stilit; Hajt të them diçka!!!
      Po, për të thënë, paske thënë vetëm gënjeshtra…

    2. Naseri says:

      Ia paske futur kot, sipas stilit; Hajt të them diçka!!!
      Po, për të thënë, paske thënë vetëm gënjeshtra…

  3. PRADAJ SBOHET AI VEND

    SE S’KA BURRA SHTETI POR PALLOSHE
    NE VEND QE TE MBROJE VENDIMIN E I REFEROHET LIGJIT
    SHTETIT QE KOMANDON MBIO GJITHCKA
    I SHTRI DOREN SHKERDHATAVE HISTERIKE
    DUKE DITE FARE MIRE QE E GJITHA KJO MASKARADE DIRIGJOHET NGA SHKERDHATAT E LALZIT
    BERISHA MUTA !
    TURP QURRASHE ! S’BEHET SHTETI ME QURRASHE POR BURRA QE MBROJNE SHTETIN
    DHE I TREGOJN VENDIN MOSRRESPEKTUESIT TE SHTETIT E LIGJIT
    KESHTU ME TE TILLA DOBESIRA KRYETARESH TE PABURRA
    NUK NDERTOHET SHTET E NXIT MOSRRESPEKTIMIN E LIGJIT IDIOTE

    1. Tetovari says:

      Eke boe nji koment muti ne Europ objektet kulzurore rinovohen, e nu rafshohen çka dot ju tregoni gjeneratave te ardhshme se si faraoni rama& velia e ne dite pushimi naten ne menyre kriminale e djegin kulturen Shqiptare turp.

      1. XXXL says:

        Ai objekt ishte i ndërtum nga të huajtë dhe pa pasur kurgjo nga arkitektura shqiptare o terbesh që sorollatesh rrugëve të botes me torba në krah

        1. artiles says:

          Gjithe qendra e Tiranes eshte e ndertuar nga italianet.
          Si thua? TA PRISHIM?

      2. Tetovari un e rrepsktoj mendimi tat ,

        por me vjen keq ne ktu ne Shqiperi mendojm ndryshe

        duam qe te ndertojme Teatre me hapesira me te medha dhe funxionale
        shumedimesionale pra nji arkitekture te Kohes .
        Ne Viene u shemb Teatri me i Vjeter i Europes ,ku kan luajtur Aktoret me
        te mire te Botes edhe Aleksander Moisiu Aktor nderi ne gjithe popujt gjermanfoles ,
        dhe u ndertua nji ri me nji Arkitekture bashkohore dhe shume me i sgurt si ndertetse dhe funksionale .
        klm.

    2. ben says:

      Erion plehra
      E ke parasysh Saimir Tahirin?????
      E mendonte njeri qe do perfundonte ne burg si trafikant legen.
      Ja keshtu do perfundosh ti o llum i rilindjes.
      Bashke me ate tjeterin qe mendoi se ta ngeci ty pergjegjesine se kishte frike te firmoste vete.
      Ju makuter nuk e dini se cfare fundi do keni o funderinat e njerezimit.

      1. Na mbyten idiotet says:

        Ben, pergatitu per nje vuajtje mendore te gjate sepse Rama dhe Veliaj do jene ne pushtet deri ne 2025. Ngushellime.

    3. artiles says:

      Qellimi mund te ishte i drejte…por menyra si e realizoi ishte SI CUB!

  4. Vl says:

    Si bulevardi zogu i pare per 80 vjet!!??

  5. Enkel pederasti says:

    Shiko si masturbohet Ymer Baze, nje lajm pro PS dhe nje lajm pro PD, nuk di ku te shkoje i shkreti, per 50 mije euro qe ia harxhoi djali i vet i trashe, per shkollen qe nuk e beri kurre, detyrohet te shtroje bythen para pushtetit. O Ymer bolja, ti duhet ta dish i pari, nje regjim qe dhunon gazetaret eshte nje regjim i vdekur.

  6. basha monika meta says:

    Bravo lali eri je njeriu qe kerkon koha
    tani vetem fillo punen
    leri qenet te lehin
    ate pune kane
    god bless you

  7. Vlora says:

    Thote i korruptuari “Partite duan te na perçajne”, a thua ky i korruptuari nuk eshte i partise?! Ky eshte aq fallco, aq aktor sa ja kalon edhe Kadri Roshit!

  8. tironci says:

    Ky duhet te shtrije duart qe ti hidhen prangat e te flaket ne biruce perjetesisht per krimet qe ka bere mbi Tiranen.

  9. katarakti says:

    Pse je bere kaq zemerpulë o lali?! Kujdes se mos fillon na qan edhe ti tani. Je vertet peshe e lehte. Njelloj si Pandeliu. Me ju Berisha vertet e merr pushtetin vetem me talebanet e Mamurrasit. Nuk e kuptoj se kujt ia shtrin doren! Dhe pse?! Siç nuk e kuptoj gjithe kete zallamahi! Nuk e di se çfare ka bere vaki?! U prish nje karakatine e vjeter e ndertuar nga italianet me pupulit si bordello per ushtaret e tyre! Dhe pastaj?! Aq me shume qe atje do ndertohet diçka e re dhe moderne. Ku eshte problemi ketu?! Fiks nuk ka ngjare asgje fare. Pune tê rendomta të qeverise dhe bashkise. Asgje mê teper.

  10. Toni dhe beni says:

    Prishja ishte ok por sduhej lene ty o bastard. Ti je moterqiri me i rrezikshem qe ps mund te kete. Do zoti sje me pjese e pa next year

  11. Patrioti says:

    Nje pjese e zemres dhe shpirtit te letij kombi mbeti sot nen germadhat e godines. Mallkimi i trishtimitt e shqiptareve do t’ju ndjek nga pas ty dhe shefin tend qe per para shisni gjithçka. Injorant te pashkolluar qe merrni nga dy e tre rroga, vidhni çdo gje qe ju del para. Ti, Mazniku, Spiropali etj. surreter te urryer te ketij vendi.

    1. QEKE SHUME I SEMURE
      DHE PASHPIRT

      ATY OFICERET FASHISTE U FUSNIN DUART SHALEVE DHE GISHTAT PIDHIT
      E MJE PAS I SHKERDHENIN GRAT E VAJZAT
      E BASHKEPUNETORVE TE PUSHTUESIT TE SHQIPERISE

  12. Troja says:

    HIJENAT E RINGJALLJES SE SE KEQES.

  13. emigrante says:

    Me vjen keq ,ku do shohi teater Monika,se po thoshte sot ngelen kalamajte pa teater. Vec teater s’ishte,ishte nje godine e vjeter pa bereqet. Te regullohet e re e mos u merzisni. na u shemben shtepite e njerezit jane jashte. Forza djema ne pune

  14. anila says:

    erion veliaj eshte kanceri i shqiperise me shume se sa rama, sepse nuk ka asnje personalitet. ai eshte nje hale qe nuk ngopet me mut.
    ai do marre zvarre e ti konfiskohet cdo gje, deri edhe rrobat qe vesh ajo qelbesira qe me vishet e perdridhetm’ nofulldala, gruaja e tij
    por gazetaret e marrin e ia krehin bishtin veliajt sepse dua favoret.
    hale jeni te gjithe, ndaj bejne ashtu qeveritaret
    a e dini se kush eshte e keqja??? – Do zhduket rama, por kush te vije? nje debil hajdut si basha? nje debile qe nuk di te artikuloje nje ide si monika? Ajo eshte e neveritur edhe nga prostitutat, jo nga populli qe i vjen te vjelle. Te vije meta i bllokut??? po ata mbajne njeri tjetrin, a nuk e kuptoni? dhe kjo vjen se ai popull eshte turme dhe nuk ka intelektuale e gazetare qe te formojne opinione e ti mbeshtesin kauzat. Licaj medioker kerkon nje deputetllek a kush e di se cfare pas kesaj, etc etc,

  15. Anastas Kullurioti says:

    Bastard premtove zero kulla ne Tirane por po e mbush kryeqytetin me kulla o njeri i ndryre o pateric i Edi Rames . Nuk nderton dot nje bibliotek,nje teater,nje shkoll me lekt e bashkis por kerkon lek prej oligarkeve o ndyresir.

  16. Polemiksi says:

    Erjon Veliaj, një hipokrit i pa futyrë ushtar i Ramës. Ja aritët të ndizni urrejtjen e popullit tuaj si asnjë më parë. Për mua vetëm burgu për ty dhe Ramën mund të sjelli drejtësi! Mallkoj simpatinë që kam patur për Ramën dhe ty! Arrogant dhe diktatorë që edhe një urgjencë shëndetësore e shfrytëzuhat për kapriçot tuaja!

  17. Erion skuthi says:

    Po ju sikur jeni ne kulmin e lulezimit ekonomik dhe nuk dini se ku ti investoni parate e teperta. Po si mund te pretendoni te shpenzoni para publike per qejf (se teatri ne fund te fundit eshte rekreacion mbasi ke ngrene e ke pire dhe perpara se te shkosh per te qire), kur vendi ka 100 mije halle. Na kerrusi termeti dhe na shtiu ne var pandemia virale dhe ju ndertoni ma para publike teatro? Po kujt i duhet teatri kur nuk ke shtepi, kur nuk ke pune e nuk as buke te hash? Nuk e di po kujt i shisni pordhe? Per njerez si ty ka nje emer – SKUTH

  18. DUAM TEATËR TË RI , SA MË SHPEJT !!! says:

    ?????

  19. LALI ERI , TIMONIERIIIII!!!!?? says:

    Të lumtë mor LAL, ti je punëtor .
    Edhe një tjetër mandat e fitove sot .

  20. Arta says:

    Një fjalë e urtë thotë Hiqe iriqin prej therre ai prap hynë në therra, se është mësuar ashtu keq të jetoj. Ashtu që edhe tani disa njerëz e duan teatrin e vjeter, pse nuk i kuptoj?!
    Urime Shqipëri, për projektin e ri me ide të mirë për një teatër modern!
    Është për të derdhur lotë kur toka e Arbërit u mbush me xhami të Erdoganit dhe kush një protestë nuk e bëri, tash për të teatër është krejtsisht e pakuptim.

  21. Astrit says:

    Vazhdo punen mos ndegjo hijenat .

  22. Coli says:

    Nuk kam pare njeri me te lig se ky Erion Veliaj,kriminel gjakftohte i krahasueshem me talebanet.

  23. sali says:

    Bravo.Fryma talebane dhe partija talebane PD me gjithe keta tru shpelaret qe flasin ju dhembin syte per cdo te mire qe ndertohet,luftuan per parkun,luftuan per sheshin skenderbej luftuan per unazen luftuan per statiumin ,Keta jane fatekeqsija e kombit

  24. Piri says:

    Hera e pare qe muti duket si mut.

  25. Jurgeni says:

    Doli sot dhe tha , me falni qe ja u shemba pak teatri. Ok qe e shembet po te pakten mos bej cinistin o barbon.

  26. mik says:

    Sa here qe bie fjala apo permendet Erion Velia, nuk e di se pse gjithmonr m’shkon mendja tek Uriah Heep tek David Coperfield !!
    Asht taman si gjarpen, tinxar qe vret naten e te qan diten, i pa bese, i pa burre e i ftohte pa asnje emocion.
    U mundu nepermjet ” militanteve ” me perhap nje emer dashamir ne publik si Lali Eri, por njerzit nuk jane te marre, e dine qe ai mund te jete gjithçka, por jo Lali.

  27. Moterqiret e rilindjes says:

    I farefisqir, o pederast o pleher o ta qifsha grun e te gjithe femrat e shpise. Po sa i neveritshem je o qenje frymore

  28. Loni says:

    Nuk ishte koha per tensione…vendimi me i gabuar..
    I hapet shishen djallit…idiote

  29. VATRA says:

    Arkitektura moderne dhe teknologjia moderne e ndërtimeve me ato stilet extravagante me dekada ka marrë hov në vendet e zhvillimit të lartë arkitektoniko teknologjik vetëm fukarenjtë nuk duan të dalin nga lloqi e betoni

  30. Om says:

    Vatra ke te DrejtePo ktu ku jam une ne Gjermani ka godina te vjetra pa fund 300 vjecare dhe modernia duhet por ne Tirane o derman ska me godinatevjetra….do thone mbas 100 vjetesh qe Tirana u krijua ne 2020…

  31. Anastas Kullurioti says:

    Pse e prishet o derra ju nuk ndertoni dot nje stacion treni, nje biblotek, nje park te ri lojerash . Prishet stadiumin dhe ndertuat nje mini brenda nje qendre komerciale po prishni teatrin per te ndertuar ca kulla dhe nje karburant ne mes . Na keni car trapin me lanen qe u be me kioska , u ndertuan ne 1992-1996 kioska nje kateshe. Po ju prishet kopshte,shkolla,plazhe dhe ndertoni gratacela me leket e droges dhe te tenerave o ndyresira . Ku e katandiset Durresin me Dakon e ndyresira.

  32. O Erjon te qifsha gruan. O baxhelle e pa bese dhe e pa fe o sherbertor i cifuteve. Prit se ske pare gje akoma

  33. Sionisti says:

    Tani qe e prishe lali Eri futi dhe nje takse Teatri sic bere per shkollat, se mban ky popull por edhe ty te duhet ndonje lek.

  34. Lalit i pelqen shume patellxhani says:

    O lali motra, a do te ta mbeshtjelle nje here nga mbrapa, qe te qetesohesh ?
    Te te dalin syte kallup.

  35. Alb says:

    Shko mor kar paguajm 70mij lek uj faturim sikur kemi pishin edhe ca uj qe as per te lar sperdoret skemi vende parkimi sepse bashkia e beri me lek cdo gje privatizoj dhe ndertoj me strategjin 1 pem 1 pallat te qift lali eri ne byth ty e kush e ndjek mbrapa.

  36. prisni se do shihni says:

    Ty or bir, do te te terheqin zvarre ne rruget e Tiranes , gruan kane per te t’a lidhur per dore si nje symbol I lpangopjes(me pare e me k…) , Gadafi do te te duket se pati nje fund te mire.

  37. demokrati says:

    E vejtra shembet, nje bote e re lind germadhash. Projektet e Bjarn Igels jane ikona te urbanistikes, Paris, New York, Toronto. Shqiperia do ta kete faqen e bardhe dhe e nderuar me nje Teater te vertete KOMBETAR.Ajo stalle ishte nje njolle e zeze per atin dhe shijet e Shqiptareve.Shqiptaret kane patur teatro dhe stadiume 20000 vende para Krishtit, disa te percudnuar i falen pupulitit te Duces madje kerkojne edhe theror e gjak shqiptaresh aty ku eshte derdhur vetem….. Sigurisht, do te doja qe PD te bente dicka te tille por basha ishte i pashije te bente dicka qe te kalonte vogelsine e tij si individe.
    Ne nje koh ekur politika duhet te ishte diskutuar SIGURINE dhe RESERVAT USHQIMORE si NEVOJE EKZISTENCE per te sotmen dhe te ardhmen e Kombit, shkon pas aktoreve mizantrop.

  38. RETROSPEKTIVE says:

    “…Miq, ka ndodhur nje krim i tmerrshem! Bandite te pushtetit Berishes kane rrembyer dhe i kane abortuar foshnjen Griseldes se Artur Roshit te Kavajes! Kush vjedh foshnja, vjedh dhe vota…”
    Jane fjalet e Lali Dhjerit te shperndara dikur brenda e jashte Shqiperise kur Griselda e Roshit nuk ish fare shtatzene!
    Ky rrenacak pra meriton ate shprehjen – Ben dhe priftin me barre.

  39. po su ngopet ,
    shkoni ja lepini Ramos
    e radhe ama SE JENI SHUME HISTERIKE JU

  40. Trotski says:

    Flete Rufe Moj Flete Rufe
    Te Nap dy te Vjetra ,Me nep nje te Re
    Keshtu dhe Teatri Absurd si kasolle Galigati
    Rrezoi Kauzen E Nje Lugati
    Kur te ndertohet Teatri i Ri
    Do te Therrisni Mbaresi Shqiperi.

    1. nga Premtimet te Realizimet says:

      ASHTU dhe 300 mije vende pune premtuan,
      edhe Shendetesi falas do te benin u betuan,
      se do Rilindnin Shqiperine Europiane thane,
      por realitet sot vetem VARFERINE kudo kane.

  41. jopergje... says:

    Vallai ky Veliaj nuk shtyhet…. aktor fallco si puna e lulit, tip porxhaci injorant, nje kalama bythe, c’lidhje ka ky me pozita kryebashkiaku e aq me teper te kete ambicie per me lart? Shqiperise i duhet nje dore e forte qe do te kete guximin te denoncoje shkaterrimin e qellimshem te Shqiperise dhe jo qyrash Tirone qe edhe kur kan te drejte kan frike.

  42. Pokeristi says:

    Gjithmone ka vend ajo shprehja:
    “Bjerini se i bini bukur”
    T’a gezoje Tirana “Teatrin e ri kombetar”.

  43. Juventus says:

    Mut i ati,mut i biri,mut dhe ai qe beri te atin thote populli. Luan Veliaj babai i Erionit nje oficer qe kishte kenaqesine te fuste ne dhome izolimi studentet qe benin zborin 3 mujor pas mbarimit te shkolles. Nje fytyre qe nuk do harrohet kurre nga ne ish studentet e mjeksise,i shemtuar dhe i lig. Ai sot nuk jeton me por ka lene pas kete plehren tjeter qe fundin e ka ne burg nqs do pastrohet ai SPAKU i kryeministrit. Nuk kam asnje lidhje me tiranen dhe nje here ne vit shkoj por plehra te tilla te acarojne.

  44. ? says:

    Hopokrit i pështire , butak jargavites pa shtyllë kurrizore që terhiqet zvare dhe jeton ne hijen e perdhunuesit te tij me shpresën se nje ditë do ti zerë vendin dhe do kenqi babëzinë duke vjedhur akoma më shumë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje