Nga Artur Ajazi
I lanë në baltë, i braktisën, i mashtruan, sepse i besuan. Kjo pak a shumë ishte esenca e gjithë asaj ç’ka ngjau mbrëmjen e të shtunës dhe mëngjesin e të djelës, kur “liderët” e ish-opozitës, ata që përbetoheshin se “një pikë gjaku po u derdh, atëhere kokë për kokë”, apo dhe kur deklaronin se “kjo është vija e kuqe, shkele po ta mban zoti Rama”. Dhe Edi Rama nuk shkeli asnjë vijë të kuqe, nuk kishte edhe pse të “derdhte gjak”, pasi ka qenë dhe është, për zbatimin e ligjit. I lanë të baltë, duke i mashtruar me “mbështetje” ata që janë të paparti, të pafuqishëm, të pazotë të mos shembin partitë e tyre të bëra copë, nga vetë ata.
Të (pa) fuqishmit e SHQUP-it dhe LSI, ata që mburreshin në emisionet mediatike se “ne jemi shumica”, mbrëmjen e të djelës ja mbathën, dhe bënë gjumin rehat, në vilat e tyre luksoze. I mashtruan me lajka disa prej aktorëve, që dihet përse i mbajnë mbrapa, duke u premtuar atyre “poste dhe llonxhë” kur të vijmë në pushtet. Ligji në çdo vend demokratik ( sepse në atë diktatorial nuk diskutohet) është alfa dhe omega e funksionimit të shtetit. Të mësuar me shkelje, dhunime, pazare dhe anarshi kushtetuese, ish-opozita e djeshme, që ka 7 vjet që tenton të pengojë investimet në Tiranë dhe rrethe, të mësuar me mashtrime dhe propogandë boshe duke prishur gjithmonë edhe në kohë krize imazhin e vendit, edhe në problemin e Teatrit Kombëtar, ajo luajti teatër me aktorë të lëkundur, të pasprovuar në skena mashtrimi, duke u bërë gazi botës. Një godinë e mbajtur mbi gërrmadha 84 vjeçare , që ra si “koqe fiku” sapo fadroma e preku, ishte një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e aktorëve dhe spektatorëve.
Ajo godinë, padyshim ka meritën se rriti në skenë aktorë dhe artistë të mëdhenj, që për vetë kushtet infrastrukturore dhe moshën e saj, ishte një alarm i madh për jetën e tyre. Dhe nuk është e rastit,që plejada e pazëvëndëueshme e artistve, nënshkroi peticionin për ngritjen e teatrit të ri, pasi ata i dinin kushtet dhe pse jo, edhe rrezikun që paraqeste amortizimi i saj. Shembja e Teatrit Kombëtar, ishte rezultat i një eviedentimi të saktë profesionistësh, që kanë vite që japin alarmin se “ajo godinë nuk përmbush asnjë kriter teknik dhe higjenik për tu mbajtur në këmbë”. Dalja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit , si “kofini pas të vjelit”, deklaratat e tyre “bombastike” lidhur me “vendimin politik që do të marrin ish-opozitarët” janë
tentativa dëshpëruese të dy kryetarëve të dy partive që prej vitesh nuk kanë asnjë peshë në jetën dhe skenën politike shqiptare. Teatri që luajtën Basha dhe Kryemadhi me një pakicë aktorësh episodikë, apo dhe me 2-3 regjisorë telenovelash, ishte e turpshme .Të ndërsesh aktorin dhe artistin ndaj ligjit dhe zbatimit të tij, duke premtuar “mbrojtje politike”, nuk është çështje besimi, por tregues i shterrimit të fuqisë mendore dhe llogjike për të bindur me fakte institucionet e zbatimit tij. Në Shqipëri ka ardhur koha e zbatimit të ligjit, duke mos toleruar, që ai të bëhet si deri sot paçavure, për të treguar sa europianistë jemi, dhe për të justifikuar besimin e kancelarive perëndimore në rrugëtimin e vendit drejt BE.
Pusho te pakten ti sahanlepires oborri . Te pakten sot mos dil ne mbrojtje te krimit.
O anastas greku,pusho ti.Tirana do behet boll barbaret e masakruan
Regjizori i gjithe kesaj shfaqjeje eshte rama.
Edhe luli apo mona luajten rolin dhe kane marre pjesen e tyre nga rama per kete pune.
Eshte budallek te merresh me shembjen e te vjetrit, kur leket do vidhen tek ndertimi i te riut. Aty le te ngulen aktoret, regjizoret, shoqeria civile… te trasparenca e ndertimit te te riut; aty jane leket aty do jene edhe vjedhjet.
Le te ngujohen tek dera e bashkise per te kerkuar trasparence nje per nje kush po e nderton, sa kushton, sa eshte tregu…. e te shohesh pastaj kur te dalin lakrat me kompanite e rames, lulit likes…. te gjithe bashke i kane duart ne kete mut.
E ke qa.
Sakte!Si perhere!
Nashi që bien vet , do ti kap koqet e fikut Lulushi .
Nuk ka me mire se kaq Bravo ? ?
Sa preku fadroma murin, gjithe llokma e hyrjes ra si shkrepse.. E pabesueshme si paska rezistuar ajo godine der ne ate pike..
Sa kg tritol u perdor per teatrin ????? . Ja kaq i rezistueshem ishte sa ra me nje te prekur te fadromes, njesoj si ra gruaja e Enkel Demit qe u pengua nga takat dhe nuk u prek nga policet. Teatri i ri do jete madheshtor mbi germadhat e tallashit .⭐⭐⭐⭐⭐ do te kete