Mustafa Nano: Këta e përmendin gjakun si të bëhet fjalë për një aranxhatë! Teatri duhet të shembet, artistët të ngrenë zërin

15 Maj 2020, 22:46Blog TEMA

Në monologun e kësaj të premteje gazetari Mustafa Nano foli për çështjen e teatrit Kombëtar i cili ka ngjallur përsëri debat dhe ka shkaktuar reagime të ashpra nga të dy krahët, si nga artistë edhe nga politika shqiptare.

Për gazetarin Nano ajo godinë duhet të prishet dhe të ndërtohet një ndërtesë e re, që sipas tij , të jetë dinjitoze.

Artistët sipas tij ndajnë të njëjtin mendim, pra që Tirana duhet të ketë një teatër të ri, por se tashmë cështja është bërë shumë politike dhe ka shkaktuar diskutime.

“Kam qenë me idenë që Tirana dhe Shqipëria meriton një teatër modern kombëtar dhe për këtë arsye kam qenë me idenë që kjo ndërtesë që sipas meje është karakatinë, të prishet”, thotë Nano.

Gazetari përveçse mendon se Teatri duhet të shembet e ti lërë vendin një godine të re moderne ka edhe një thirrje për të gjithë artistët që sipas tij ndajnë të njëjtin mendim me të por se nuk kanë guxim ta shprehin qëndrimin e tyre. Sipas Nanos, këta artistë duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojnë një teatër të ri.

Monologu i plotë:

Unë kam qenë kundër kullave, kam qenë kundër idesë që teatri kombëtar të ndërtohet nga një biznesmen që në këmbim do të merrte të drejtën për të shfrytëzuar një truall të tërë në atë pjesë të Tiranës ku do të ndërtohen gjashtë apo shtatë gradacela. Kam qenë me idenë që Tirana dhe Shqipëria meriton një teatër modern kombëtar dhe për këtë arsye kam qenë me idenë që kjo ndërtesë që sipas meje është karakatinë.

Është një ndërtesë jo e bukur, për mua e shëmtuar, duhet prishur dhe në vend të saj duhet ndërtuar një tjetër. Kam dëgjuar me vëmendje shumë kolegë të mi, miq të mi, intelektualë publikë, një pjesë e tyre kanë demonstruar dhe ex officio për shkak të profesionit që ushtrojnë kanë kompetencën dhe ekspertizë më të madhe se timen në këtë lëmë dhe i kam dëgjuar me disponimin për të hapur trurin dhe për ti bërë të mijat idetë e tyre mirëpo nuk më kanë bindur.

Maks Velo e kompani, që kanë këmbëngulur fort në qëndrimet e veta të paktën mua nuk më kanë bindur. Unë vazhdoj të  mbetem me idenë që në atë vend duhet ndërtuar një teatër i ri kombëtar dhe shyqyr që jemi në rrethanën që është hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga ideja për të ndërtuar kulla. Kështuqë unë jam më i legjitimuar se kurrë në qëndrimin tim. Na duhet një teatër i ri kombëtar.

Unë supozoj që në tiranë dhe në Shqipëri ka shumë njerëz të majtë të cilët për arsye nga më të ndryshmet për shkak të ndjeshmërisë që mund të kenë për shkak të historisë, të nostalgjisë, për shkak të respektit që mund të jenë për gjërat e vjetra, ka shumë arsye që shumë të majtë do donin që ajo ndërtesë të mos prishej ashtu siç ka shumë të djathtë që për arsye krejt të tjera që në këtë rast puqen me të miat që duan një teatër dinjitoz, modern në qendër të Tiranës sepse Tirana nuk ka një teatër, i vetmi kryeqytet i Europës që nuk ka një ndërtesë të bukur në qendër të Tiranës.

Edhe këta do donin ashtu si dhe unë që të prishej ajo ndërtesë dhe të ndërtohej një tjetër, mirëpo këta njerëz nuk kanë guxuar të shprehen deri më sot sepse qeverisa shqiptare në këtë moment është ndarë si me thikë.

Të djathtët janë me të djathtët, dhe të majtët me të majtët, çështja është bërë shumë politike, dhe është bërë politike për një numër arsyesh por arsyeja kryesore ka të bëjë me eksponentët me përfaqësuesit e aleancës për mbrojtjen e teatrit kombëtar të cilët gjatë gjithë kësaj kohe, kanë dy vjet e ca  që kanë qëndruar në komunikim me publikun.

Ata kanë bërë çmos ose janë dukur se kanë bërë çmos që ta shndërrojnë në një çështje politike dhe kjo gjë duket së pari tek gjuha që ata kanë përdorur në komunikimin publik, po e ilustroj me dy qëndrimet e tyre që kanë mbajtur pas takimit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Edmond Budina tha: Me ne nuk do të luajnë më se është e pamundur që në mënyrë paqësore ta ruajmë. Këta shpallën luftë dhe duan luftë. Kemi sinjale se do sulmojnë teatrin. Zjarri do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira, nuk po mbrohet opozita po mbrohet kultura shqiptare.

Ndërsa një opinion tjetër nga Neritan Licaj: Një mesazh për kryeministrin e rraskapitur. Teatri është flamuri kuq e zi dhe kush mendon që luan me këtë flamur, luan me ekzistencën e popullit. Bujrum të përplasemi, o ti o ne o kryeministër i rraskapitur, të jesh i sigurtë që do të humbasësh.

Kjo është gjuha luftarake, që kanë përdorur jo vetëm dje por gjatë gjithë kohës. Gjatë gjithë kohës ne kemi dëgjuar shprehje të tilla, provoje ta bësh, këtu do jetë varri yt. Do ketë vëllavrasje, do ketë gjakderdhje. Kjo është një gjuhë e shëmtuar, parapolitike, një gjuhë paraurbane.

Këta e përmendin gjakun si pa të keq, si të bëhet fjalë për një arancatë. Nuk e përjashtoj që disa prej tyre të kenë qejf ta derdhin gjakun, rrugëve të Tiranës për këtë kauzë tek e cila ata besojnë. Po ç’kusur kemi ne të tjerët të shohim gjakun e tyre rrugëve të Tiranës, ne nuk e duam të shohim gjakun e tyre rrugëve të Tiranës.

Rrugëve të Tiranës duam të shohim ata vetë. Gjithë këto kohë, është dëgjuar në mënyrë të veçantë  vetëm aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe është krijuar ideja që vetëm këta ekzistojnë, nuk ka të tjerë, kur vjen puna të diskutimi për Teatrin Kombëtar.

Nëse ka disa kokrra që janë kundër, që numërohen me gishtat e njërës dorë, këta janë njerëz të korruptuar, janë të ligj, janë të poshtër, nuk janë me flamurin kuq e zi, nuk janë me kulturën kombëtare, kjo është absurde, nuk qëndron as në qiell as në tokë.

Mua më rezulton që pjesa më e madhe e aktorëve nuk janë me ata por nuk flasin se mund të përplasen me një histeri që mund ta ketë burimin tek aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar.

Unë u bëj thirrje të gjithë këtyre që kanë një qëndrim që nuk puqen me mendimin e aleancës për teatrin, nëqoftëse e kanë këtë qëndrim duhet ta ngrenë zërin dhe duhet ta thonë të tyren.

Unë u bëj apel ta bëjnë këtë gjë sepse nuk duhet të krijohet ideja e rreme që në gjithë këtë diskutim që të gjithë janë me aleancën kombëtare sepse nuk është e vërtetë.

Të paktën nga vëzhgimet e natyrës empirike më rezulton që të jenë në favor të prishjes së teatrit kombëtar dhe janë me idenë për ndërtimin e një ndërtese të re siç i ka hije Tiranës dhe siç e kanë të gjitha kryeqytetet e Europës.

5 komente në “Mustafa Nano: Këta e përmendin gjakun si të bëhet fjalë për një aranxhatë! Teatri duhet të shembet, artistët të ngrenë zërin”

  1. Bureto says:

    Do prishet! Historinë nuk e bëjnë ndertesat. Historia shkruhet dhe dokumentohet me 1001 menyra dhe kesisoj ajo ekspozohet nëper muzera, sic nje i tillë thuhet se jete brenda te riut, por edhe mësohet nga librat. Në një prononcim të dr. Aurel Plasarit, sonte u tregua një pjese e historise te “luajtur” në ato ndertesa. Bukur! Ato aty kanë ndodhur, por nuk janë muret dhe sallat që flasin apo do flasin në te ardhmen për to. Plasari thotë se edhe diktatori nuk veproi kështu! Sepse nuk ia donte b…., prandaj, se kush do ra ndalonte. Aq sa e ndaluan kur prishi Rrugën Mbretërore me vonë e Barrikadave, për të ndertuar aty shëmtirat të quajtura sot 9-katshat; ndertesën e ish Komitetit Ekzekutiv, mbi truallin e te cilit u ngrit Muzeu Historik, Kishën Ortodokse, për të ndertuar te ashtuquajturin hoteli “15- katësh” , etj, për të mos e zgjatur. Ato deshi ato bëri. Personalisht, por dhe shumë si unë, shumë nuk kanë dashur të shembeshin. Edhe sot e gjithë ditën, i kujtojnë me nostalgji ato, po kush na pyeti?
    Mendime pro e kunder për projekte te caktuara ka patur dhe do kete gjithmonë. Për të realizuar një ide, së pari duhet të shihet interesi publik, interes që si rregull zbatohet nga ata që e përfaqësojnë shumicën e tij, pavarësisht se kush është ajo në një periudhë të caktuar. Po të presësh të bien dakord të gjithë, kurrë nuk mund të realizohet një projekt zhvillimi. Sigurisht që ky pa asnjë diskutim duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe normat në fuqi. Dhe thënë kështu, këtu mendoj unë, edhe sherrnaja banale apo e stisur, duhet të mbyllet.

  2. edrioni says:

    O muc…..Leri pallavrat se nuk te pjerdh kush ty per kete problem Ketu ka nje llogjike te thjeshte–Nese nuk ka hile Don Kishoti dhe Sanco Panca)(eri-oni) thuaj publikisht se teatri i ri do te ndertohet po ne ate vend,pa kulla dhe pa shtesa e per perfitime te te tjereve e merr fund–kuptohet pasi te publikohet vendimi zyrtarisht….Perndryshe ka hile Dihet se djalli qendron tek detajet per te cilat i madhi jone eshte bere usta.

  3. ?? says:

    DUAM TEATÊR TË RI .
    SHERRI I SHËRBEN SHERRXHINJVE !
    OPOZITA DËSHTAKE, JARGAVITET PAS BOLEVE TË DEMIT ??

  4. qytetar i zakonshem says:

    Si vertetohet qe popullin e kemi vete? Kete duhet te vertetoje aleanca per teatrin. Edhe ofendimet qe kush nuk eshte me mua eshte tradhetar eshte i ketille e i atille jane gomarlle. Nese kauza qe ti mbeshtet edhe ngre eshte e pranuar e pelqyer nga njerezit ata vijne dhe te mbeshtesin . Nuk besoj sepo ti ofenosh njerzit vijne e te duartrokasin.

  5. shqip says:

    Një sugjerim për ata që janë pro dhe kundër teatrit të ri. Mqs janë ezauruar të gjitha rrugët për të mos derdhur gjakun si arançate, të shkohet te mundësia e mbajtjes së një referendumi. Duke qenë se bëhet fjalë për teatrin kombëtar , kjo nënkupton që I përket gjithë Shqipërisë. Pavarësisht se godina është në juridiksionin e Tiranës. Votimi të bëhet online, brenda dhe jashtë vendit. Modalitetet i dinë vetë ata që merren me këto pune. E kuptoj që është banale, për shkak se 20 vetë kanë pushtuar godinën. Të ngresh gjithë shtetin për të bindur këta tipat. Por nuk është ky thelbi. Ajo që quhet marrje kompetencash nga vetë populli , pra që ti institucioni hedh idenë, dhe populli qe aprovon ose dizaprovon . Kjo të bëhet praktikë për shumë çështje. Si të karakterit kombëtar, ashtu dhe atij lokal. Me hartimin e një ligji të tillë, në të ardhmen askush nuk mund të uzurpojnë në mënyrë unilaterale, per synime djallëzore, e më fije të dukshme e të padukshme me politiken. Ndërkohë realisht shteti shqiptar ka në dorë gjithë legjislacionin aktual të votuar në pluralizëm. Këto ligje për sa kohë janë në fuqi , i japin të drejtë atij qe është caktuar me votë, të pastrojë objektet shtetërore nga njerëz të çekuilibruar. Kur ai të përmend gjakun, varrin etj, ti shteti ke vetëm një gjë për të bëre. Prangat atyre 20, 30, apo 200 vetë . Ti lejosh mundësinë e një jete normale 3 milion të tjerëve që jetojnë në paqe me natyrën e me ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje