Nga Artur Ajazi
Një histeri e padëgjuar, një kundërshti e pazakontë, një grup emrash të pak të njohur dhe të panjohur, madje duke patur në krah edhe kryetarin aktual të shtetit, janë ngritur kundër institucioneve, kundër ligjit, kundër vendimeve kolegjiale të një apo disa strukturave shtetërore. Një histeri kolektive, e stimuluar dhe dirigjuar fatkeqësisht nga ish-pushtetarë “me kordele” dhe sot milionerë, e drejtuar nga ish-aktorë dhe aktorë të dështuar, që gjithë jetën e kanë shtyrë tek kafja e teatrit, një marrëzi njerëzore, e cila ka një prapavijë të hapur dhe të pastër politike.
Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.
Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën. Të zbatosh ligjin, sot është detyrim për cilindo, duke nisur nga kryetari shtetit (që aludon të tjera gjëra) dhe duke vazhduar pastaj me këdo tjetër, deri tek polici që ruan dhe zbaton ligjin.
Sikur Edi Rama, të mos kishte këmbëngulur për gjithçka ka arritur deri sot qeverisja e tij, nuk do të kishim as qytete të transformuara, as fshatra të ndryshuara totalisht, as superstrada të përfunduara, as parqe dhe lulishte të reja, madje dhe as këtë situatë inkurajuese pas karantinës tre mujore e cila ka dhënë rezultate pozitive, për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Dhe kjo falë zbatimit me korrektësi e ligjit, dhe asgjë tjetër.
Ata që sot kanë dalë kundër progresit, kundër një investimi që do ti ndryshojë totalisht fytyrën godinës ku aktrohet, janë jo vetëm pakica, janë jo vetëm një grup personash “mbrapa liste” por ata janë grupimi legal i antiligjorëve. Ata janë ngritur, dhe po ngrihen edhe sot, si gjithmonë kundër zbatimit të ligjit, ata ngrihen me komandë gjithmonë kundër gjithçkaje të re, që nis dhe merr rrugë për të ardhmen e qyteteve dhe qytetarëve. Ata ngrihen gjithmonë kundër çdo vendimi nga këshillat bashkiake, kundër çdo VKM-je, kundër çdo investimi, që shemb të vjetrën e rrënuar dhe ngre të bukurën, komoden, funksionalen, bashkohoren.
Ata janë antiligjorët, janë kërcënuesit, paralajmëruesit, dhunuesit e ligjit, ata janë ushtarët dhe bajraktarët e fundit, të një Shqipërie që po ndryshon dhe po bëhet gati për tu anëtarësuar denjësisht në BE. Ata duan ta pengojnë me çdo çmim, dhe çdo kusht progresin sepse duan pushtetin, ata duan me çdo mjet të ringjallin kaosin dhe duan viktima edhe në teatër, sepse çdo fjalë dhe fjali e tyre lidhet vetëm me dhunën. Ata janë antiligjorët e fundit, që do të na kujtojnë gjithmonë të keqen, të ligun, mesjetarin, të pagdhendurin….
Me duket se po tolerohen shume keta antiligjoret, ka ardhur koha te zbatohet ligji me rreptesi.
Te lumte pena Artur! Ke vene pikat tamam aty ku duhet, i ke thene gjerat me mençuri dhe realizem.
Shume e sakte ajo qe ka shkruar ky djali, por nuk e kuptoj se si Rama rri e ben sehir kur thyhet ligji diten per diell me tubime te paligjshme dhe kercenime te policeve. Hajdeni ketej nga SHBA e Kanada qe te shikoni se si polici eshte i pa prekshem. Te kercenosh policin ketej, eshte njesoj sikur ti thuash jetes “ik pirdhu”, pasi mund te hash edhe ndonje plumb bytheve dhe te shkosh ne esfel te gomareve.
Vetem ne Shqiperi, polici nuk mbrohet dot sepse e fusin ne burg po vrau dike qe e kercenon me jete.
Falenderim per shkrimin, zoti Artur Ajazi!
Njerezit e veseve kane dale kunder çdo gjeje normale dhe duan te arrijne objektivin kriminal te ndezjes se luftes se shqiptarit kunder shqiptarit.
Kerkohet zbatim me rreptesi i ligjeve te shtetit nga autoritetet pergjegjes. Policia po punon fort. Prokuroria dhe gjykatat duket te jene ne kembe. Armiqte e demokratise po perpelitetn, po levrijne dhe presin çastin e arte te kthimit te anarkise dhe cubizmit…
Yeap !!!
Shkofte ne te semes Nafije dybeku , fallxhorja e leshitlikes qe ben thirje per gjak kjo sharebajge e neveritur e politikes qe ka ikur per leshdhije qysh prej nje viti dhe e ka pare se perkrahja nga populli ka shkuar ne 0.02 % prandaj mundohet Nafija te beje te forten , por ka mbaruar politikisht bashke me sharebajgat e haremit fashist te Jales.
Shume I sakt.Duan kaos vetem te shpetojne pasurit e tyre.
Kush tha qe antiligjoreve po u vjen fundi????
Vetem ata po perfitojne ne kete vend…
Cfare fituam ne qe zbatuam ligjet ne keto 30 vjet???!!!pervec varferis dhe perbuzjes.
Shkrim për sëmbari.
Më në fund një zë i vërtetë gazetarie.
Bravo!
Zoti Ajazi, te lezoj me shume interes analizat e tua.
Te falenderoj dhe respekte!!
mirë jua u bëjnë kur jeni sy lesha dhe të humburit e dynjasë tja u heqin dhe brekët do të ishte më mire
Te shpallen trashegimni kombetare bunkeret
Aty Jane luajtur kryevepra erotike
I bej thirrje PeDe ta perkrahe kete iniciative
Nje artikull qe flet te verteten. Opozita ka qen kundra gjithmon zhvillimit. Sikur te kishte qen pro shipria do te kishte qen shum perpara. Ne te gjith boten skam pare protestus te shtyn policin dhe te rrin sikur ska ndodhur gje. Se imagjinoj si lideri opezites nxe popullin me u zen. Po e harrun korons virusin keto. Po sikur neser td infektohen 50 vete dhe ato infektojn familjaret e tyre. Pastaj do dun me u sheru e ja ka fajin shteti prap. Nje lider duhet te ket horizont jo si kalama qe mos kalo nga lagja ime se e di ca te baj. Si kur ja ka lan teatrin nana e baba vet. Kur ti vodhe 600 miljon euro e patija jotd sla uzin e ndermarrje pa shkatru e bet tiranen kjoska e ndertime pa leje. I moret pronat pronarve pastaj beni moral. Mos flasim fare per Monen se eshte turp me fol edhe ato artist se di qysh e pranun te kauza e tyre turp.