Nga Ben Andoni
Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, qeveria tranzitore e kërkuar nga Opozita apo edhe një Aleancë e mundshme, që po përvijohet disi nga larg e PS dhe LSI. Me habirat që solli pandemia, shtuar me situatën e tmerrshme të tërmetit dhe me paparashikueshmërinë e ngjarjeve e kemi të vështirë, që të bëjmë një prognozë të Shqipërisë, përveç një fakti që e dimë të gjithë: Jemi pranë një zgripi ekonomik, që vërtetë mund të jetë pak më i butë prej informalitetit por që do të ndryshojë shumë të ardhmen tonë. Mbase edhe këndvështrimin politik të zgjedhësve dhe mënyrën sesi do të votojmë.
Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Europës Lindore por më së shumti në Ballkan, është pjesë e një spektri që përball një demokraci të cënueshme ku korrupsioni por edhe autoritarizmi nuk ndalet. Të mjafton të dëgjosh diskursin dhe narrativën e ngritur të kryeministrit Rama për të kuptuar sesa larg jemi demokracisë së vërtetë. Por, ndërsa me gjuhën e tij po “mësohemi”, shqetësues mbetet zëri që vjen prej mëtuesve të tij opozitarë dhe sidomos ata që mezi presin rokadat për të mësyrë bordet dhe privilegjet bashkë me influencat e harruara të pushtetit.
Politologët e sotëm për një gjë janë fare të qartë se ndërtimi i demokracisë së vërtetë është i vështirë dhe i pasigurt në vendet tona, që dolën nga komunizmi. Përvoja historike tregon se dështimi është më i zakonshëm se suksesi, madje edhe në periudhat kur demokracia liberale ka pak rivalë, citojmë Hampton Stephens në The Battle for Democracy in Central and Eastern Europe. Për fat të keq shikojmë se të gjithë vendet e Europës Lindore por edhe të Ballkanit po humbasin në hapësirën e autokracisë, që e drejtojnë njerëzit më të fuqishëm në pushtet, favoritët e Brukselit.
Dhe, kur kjo ndodh me vende me demokraci me parametra më të larta se tonat, si Hungaria, Polonia e Çekia atëherë e llogarit lehtë se ku gjendemi ne. Po pse Brukseli nuk shqetësohet apo pse ishin aq të sigurt para disa muajve që nuk do kishte “Pranverë ballkanike”, duke iu referuar zgjerimit të përjavshëm të fluksit të protestave në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, vendet aspirantë në BE?! Pse BE preferon të respektojë më shumë këto statuos quo për vendet që janë në platformën e saj të integrimit sesa proceset e demokracive të vërteta, shtron si hipotezë Stephens.
Kjo pak e shumë kuptohet. Ballkani, paçka kumteve demokratike, mbetet larg interesave qoftë sa i përket historisë së sotme por edhe fuqisë ekonomike. Ndaj, zëri i njerëzve po bëhet gjithnjë e më i zbehtë, por jo ndryshimi. Këtë të fundit Brukseli e mbështet derisa nuk prishet status quo, që impenjon strukturat e saj.
PS-ja, forca më e konsoliduar por me një piramidë strukturale që kulmon dhe zbret me kryeministrin Rama, e ka kuptuar mirë këtë politikë, përveç një mësimi të madh, që tregoi përvoja e kundërshtarit të saj më të madh PD-së. Dhe, ajo çdo gjë ia ka deleguar Ramës, kurse pjesa tjetër e partisë duket një zgjatim, ku mungon krejt zëri ndryshe.
Gremisja dhe mos pasja e strukturave të duhura demokratike në parti, që vërtetë nuk lexohen si duhet nga BE, njihen mirë nga njerëzit dhe kjo e kërcënon realisht të ardhmen, e cila ka të ngjarë të jetë shumë më keq se PD-ja e sotme në luftën e saj për të krijuar një identitet.
BE-ja duket se është më shumë e interesuar për gjëra sipërfaqësore në vendin tonë sesa realisht me demokracinë e vërtetë, atë që duhen dekada të ngrihet. Bash, këtë demokraci, që e kuptojnë shumë pak individë te PS-ja me mungesën totale të vetëkritikës dhe mbytjen e çdo zëri ndryshe në parti.
Gjithsesi, tashmë është vonë, paçka se zgjedhjet janë ende pak “larg”. Shpurës së madhe të yes-man të PS-së, që do jenë të parët që do t’i kthejnë krahët Ramës në rast humbje, i duhet të shpresojë tek fati, që nuk shkon gjithnjë tek më “ i forti”.
Ti hane mune si gazetar i madh qe je
Ti je I trashe apo ben sikur je. PD I KA MARE VOTAT GJITHMONE ME DHUNE DHE VJEDHJE. Ajo kohe ka perenduar o anal list.
“Askush nuk mund te parashikoj zgjedhjet e 2021” hahahahaha ,kjo eshte fraza me e bukur per zotin.Po SHQYPI mo SHQYPI do i fitoje hahaahaah
Shkrimet Ben Andonit asnjehere nuk me kane pelqyer,sa filloj leximin e braktise!
O BENI NUK KE CI BEN LLULLUSHIN ZGJODHET PRISNI SA TI BIEN KOQET DASHIT QE TE MOS KEMI AUTOKRACI.
O Ben bilbili, vazhdon te flasesh kot; posi ore i qan hallin PS , ne rast se ……dhe asnje fjale per pd qe ka nxjerre veten nga sistemi, me nje veprim qorollises, qe me veten e saj do te shkaterroj edhe demokracine; dhe ti perrallis qyfyre nga Battle for democracy….Je megjithmend i habitshem ne budallallekun tend, kur pretendon te ndricosh opinionin me keto marrezira.
Jan tutti leka kulo.
Qetësohuni o njerëz, PS është tagër i fortë, dhe vlerë për vendin.
Por Ed rrumpalla le të fitoj 2000 vjet..
Kaq vizion ka, kaq limite të të bërit shtet ka, ( pa llogarritur cilësinë e qeverisjes).
Ka ngel ende tek fasadat dhe lulishtet..
Futi dhe ndonjë VKM e PPP, e tendera pafund e prokurime jo transparente.
Që ne realitet nuk janë fare as politika të majta.
Por në shërbim të monopoleve dhe oligopoleve.
Ç’lidhje ka PS me të 99-ave…etj
Edi Rama erdhi, ndenji tani i ka ardhur koha të iki..
Fare thjesht “s’ka ça i jep më Big Brotherit”.
Kuptojeni mire këtë sa me shpesh të ketë rotacion (jo medoemos midis forcave politike por dhe brenda tyre) aq më mirë për vendin ndryshe do ju hedhin rrënjë aq shumë, sa do ju duket vetja të përjetshëm dhe si zot pastaj…
Politika Shqiptare duhet të pastrohet sa më parë nga emrat e përfolur, testuar, konsumuar, pa hetuar (përfshirë dhe Edin) nqs realisht kërkohet sa më parë integrimi në Europë pa pasur ndryshime vetë EU kur atëherë do jetë me të vërtetë shumë vonë dhe jo pozitive…
Nivel i ulet Gazetari.Lepires i Metes keshtu ka qene tere jeten
O gazetar,i dale nga kazani mediatik.Shkruan e zhgarravit,por se si e do ti “demokracine” nuk na tregon.Opozita qe ti kerkon te vije ne pushtet,ku eshte,kjo zjarrit dhe molotoveve?! Shkruan gjithmone,jo haptas nuk deklaron se do opoziten e rruges ne pushtet,pse trembej thuaje drejt dhe Luli do te kete ne vemendje,kur ti japin pushtet,sipas ba-se.Nuk kane gabim a faj socialistet,qe sipas teje duhet te “perleshen” dhe keshtu te perfitoje opozita e Ben Andonit!
Andon,me ate te foluren tende si nje karroce me tre rrota, deshmi e mendimeve as mish as peshk,nuk ke kuptuar akoma shoqerine shqiptare.Pas 90 s,me perjashtim te 92 it ,PD nuk ka fituar kurre dhe nuk ka per te fituar kurre.Kur ka ardhur ne pushtet,thjeshte ka vjedhur me perkrahjen e perendimit.Nderkohe PS ka fituar jo per merite te Nanos apo Rames por thjeshte per faktin qe ne Shqiperi populli i majte ka qene ,eshte dhe do te jete shumice te pakten edhe per 10 deri ne 20 vite.Natyrisht vecanerisht Rama ka rol ne ruajtjen e votes dhe kjo nuk eshte pak,ndersa vagabondi Nano e shiti PS ne 2005 n .Aresyet perse populli i majte eshte shumice jane historike,ekonomike,shoqerore,politike ,psikologjike dhe morale. Nuk mund te spiegohen me nje koment.Gjithesesi jam i sigurte se edhe ne se largohet Rama,te cilen une e deshiroj sepse misioni i tij liberal po mbaron ,PS dhe e majta ka personalitete te afta per te nxjerre ne krye te saj me sukses.Kush mendon te kunderten ,se pas Rames do te kete renie,gabon .Ideja e njeshit te pazevendesueshme eshte e vjeter,jo reale..Mjafton te ndjekesh me vemendje disa esponente te PS dhe do te kuptosh forcen e madhe qe ajo ka.Natyrisht tani eshte ,,hija,,e Rames ,por pas largimit te tij do te kete me te vertete te partitura,te rinjte e PS Jane nje force e madhe ,me kulture dhe guxim.
Nga krahu tjeter ,nuk ka nje parti ne kuptimin modern te fjales.Ka vetem nje bajraktar primitiv naziskin si Berisha qe ka udhehequr nje turme laramane ku bejne pjese ish komuniste fanatike,ish pinjolle te feudalizmit shqiptar,familjet e medha,,aventuriere te zgjuar ne kerkim te pasurise si dhe nje llum periferik tribalo nazist.Kaq e thjeshte eshte o Andoni.Situata mund te ndryshojne vetem ne se te rinj liberale me kulture perendimore dhe nje pjese e borgjezise se re angazhohet per krijimin e nje force te re te qendres se djathte ose ,,zoti na ruajt,,largohet nga jeta krimineli me i madh i historise se shqiptareve Berisha.