Nga Andi Bushati
Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milionë shuplakave, atij se në fund, në demokraci, vendos shumica.
Duke folur per shembjen e Teatrit Kombëtar ai ka përdorur vetëm këtë alibi për të bërë realitet ëndrrën e tij e vjetër.
Eshte thënë disa herë se koncepti i shumicës hegjemone nuk është domosdoshmërisht demokratik, se në një sistem si ky yni, mazhoranca që del nga zgjedhjet, nuk ka të drejtë mbi gjithçka dhe nuk mund ti mbivendoset shtetit ligjor.
Kështu përshembull, në emër të një shumice, nuk mund të përligjet fakti që toka e teatrit njëherë i rrëmbëhet bashkisë me ligj special për t’iu dhënë privatit, pastaj kur ndryshon plani, ajo i kalohet sërish me VKM Lali Erit; në emër të saj, nuk mund të justifikohet as ndryshimi i alibisë fillestare se, shteti nuk ka para prandaj do të zgjedhë formën e PPP, në piruetën mashtruese: lekët do t’i i marrim me kredi; në emër të saj është i papranueshëm mashtrimi se kullat do të ngrihen për të mundësuar teatrin, i cili u ndryshua në lartësimin e tyre pavarësisht teatrit.
Këto gënjeshtra dhe përdorimi i ligjit si plastelinë në duar fëmijësh, nuk kanë asnjë lidhje me mandatin që populli i jep një qeverie katër vjeçare. Ato përbëjnë thjeshtë justifikime për të grabitur në emër të tij.
Zgjedhjet nuk janë as e vetmja kollonë dhe as e vetmja garanci për demokracinë. Më mirë se kushdo këtë gjë e vërtetojnë sot regjimi iliberal i Viktor Orbanit, ai islamo konservator i Erdoganit, apo ai plutarkik i Putinit. Të tre këta shembuj demonstrojnë në mënyra të ndryshme se edhe qeveri të zgjedhura me votë, pranohen sot botërisht si antidemokratike.
Por, ky debat politologësh, mbi ploftuqishmërinë apo kufizimet e shumicave që burojnë prej votës, i cili kishte sens gjatë mandatit të parë të Rilindjes, është krejt pa kuptim në katërvjeçarin e dytë të saj.
Tani problemi nuk është më teorik, por konkret. Sepse, tani, në pyetje nuk është koncepti se sa legjitime është që kjo mazhorancë të ndërmërrë akte ekstreme pa u konsultuar me kërkënd, por fakti se sa e tillë është vetë ajo.
Pas daljes së përgjimëve të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, të cilat Rama nuk pati as burrërinë ti hedhë poshtë në rrugë gjyqësore dhe sidomos pas votimeve një partiake të qershorit të kaluar, ky pushtet duhej të ishte shumë më i përunjur dhe aspak arogant në përmendjen e “të drejtave” që i burojnë nga vota. I vetmi argument që ai duhej të rezervohej për ta përdorur ishte ai i legjitimitetit për t’u sjellë si ti teket.
Në fakt po ndodh e kundërta.
Si në rastin e Teatrit, po ashtu dhe në atë të koncesioneve dhe PPP të tjera, Rama po dëshmon se legjitimiteti po shkon në përpjestim të zhdrejtë me vendimmarrjen, sa më shumë tkurret i pari, aq më e madhe bëhet e dyta.
Prandaj ai rezulton aspak bindës dhe krejtësisht fallco kur flet me siguri në emër të një shumice që të gjithë ia kanë vënë në dyshim. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me të qenit mashtrues. Sepse gënjeshtra dhe propaganda kanë kuptim kur ato kanë një fije besueshmërie.
Jo, kjo është më e thellë dhe më e rëndë sesa kaq. Kjo i ngjan më tepër sindromës së një fund pushteti, kur lodhja dhe ezaurimi nga ushtrimi i tij, të dërmojnë aq shumë, sa të zhveshin edhe nga ambicia për të qenë bindës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se i vetmi argument që Rama zgjodhi të përdorë në fushën e një beteje publike që zgjat prej tre vjetësh, ishte ai numerik. Ndryshe, nuk ka si justifikohet që vendosi të mbështetet tek dy atu që nuk i ka:
Ai nuk mund të bënte çfarë të donte edhe sikur pushteti i tij të rridhte nga zgjedhje legjitime, e jo më të tentojë tani kur këtë legjitimitet e ka të cunguar.
Edi Rama e ka humbur privilegjin për të luajtur të fortin që ka me vete shumicën. E nëse sillet kështu, kjo është shenja e qartë që ai e ndjen se ky është mandati i vet i fundit. Sepse vetëm dikush që nuk mendon më për të nesërmen mund të tentojë ti shesë publikut diçka që se beson as vetë. Vetëm një rast i tillë, i pashpresë, mund të ngjitet në skenë për të aktruar një rol që nuk ia kanë dhënë.
z. Bushati, me keqardhje verej se jeni bere si kritik arti. asnje krijim tuajin, vecse kritikoni cfare prodhojne te tjeret? A keni ndonje mendim tuajin se si do ishte zgjidhja per teatrin. Eshte e dhimbshme sepse ne rastet kur te duhet te japesh nje mendim per zgjidhje, ti personalisht flet per revolucion dhe rrembim armesh si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Keto ide jane te papranueshme dhe po te ekzistonte shteti ligjor, juve duhej te ishit penalizuar rende
Futja pordhes karabushat…
Dhe ne fund fare ti Bushat kure teatri te shemet
dhe te filloj ndertimi i ri, mos harro merre dhe shoket tuaj
dhe rrujani bolet lali erit dhe lali edit
shumica gjithnje e ka qire pakicen
pra je brenda dhe ti
Ruspen bordellos dhe mos e vononi, pa lere nipcen te brockullise tere diten,se per ate pune paguhet, qe te lehe.
Une mendoj se qdo qeveri ne bote sidhet si shumice e duhet sidhet si shumice per sa kohe eshte duke qeverisur vendin e saje se per ndryshe nuk ka as nje kuptim ligjor as morale si keshtu ajo qe thote Bushati nuk qendron fare as si analise as si dhogjike per sa i perket teatrrit une mendoj se duhet shembur nese shumica e artistve qe kan luajtur e luane ne at teaterrer Jan dakort se vertet italija beri shume gjera bukra ne ato Pak vite pushtimi duke ndrertuar disa godina te bukra sheshe e rruge por kan kaluar po thuaj 100 vjet nes ne kemi mundesi per ti ber me te Mira le to bejme por mos harroni se ne nuk kishim as gje se pse ne kishim pushtusin Barbar Turk muti?? per 500 vjet dhe nuk ndertoi as gje as rruge as monmet kulture as shkollat nuk na i lejoni ishim te zhytur ne terre te zi komplet veq ndertoni gjami ne qdo fshat te shqiprise kaq ishte jeta e jone nen pushtimin barbar turk otoman?????
Bushati dhe nje grusht individesh anti-Rama na japin leksione mbi te drejten ose jo te Qeverise per te prishur nje objekt dhe ndertuar nje tjeter ne vend te tij. Perrallat e tyre per mandat te dyte apo qeveri jolegjitime dhe, akoma me qesharakja, se keta flasin ne emer te popullit, ti sjellin zorret ne gryke. Ambasadorja amerikane ne Tirane e perseriti edhe nje here ne intervisten e saj se SHBA bashkepunon me qeverite legjitime dhe se SHBA ka marredhenie te shkelqyera me qeverine shqiptare. Kur legjitimitetin e nje qeverie e ka njohur Evropa dhe ShBA derdellitjet jane te kota. Se cfare prishe dhe cfare nderton nje qeveri nuk iu merr leje ( askund ne bote ) as gazetareve dhe as opozites dhe aq me pak disa punetoreve sic jane ( por nuk duan ta pranojne ) aktoret e teatrit.
duhet nje teater i ri.
Anal-isti Bushati nuk ka asnje argument se perse nuk duhet prishur.
Se dyti ne cvend te botes artiste pa asnje personaliteti pervec atij te rrugacit kercenojne shtetin?
Se treti, nuk eshte e vertete qe gjyqet komunoste jane bere ne kete teater, ato jane bere tek kinema Barrikada e cila sot nuk eshte me por qe ka qeneaty ku eshte kisha orthodokse tirane.
se katerti, asnje vlere artistike dhe monumentale nuk ka ai teater,
se pesti protesta per teatrin eshte teresisht politike e pa asnje baze as kulturore as historike dhe as artistike., por per te treguar se PD po merret me dicka???!!!
Se gjashti,, berja e si te forte , dhe kerkesa si cfare do te ndertohet jashte kuadratit te teatrit te ri, apo kush e ka pronen apo perse nuk na pyet ne, jane kalamanlleqe dhe mbi ta duhet zbatuar ligji.
se fundmi, lereni shtetin te beje punen e vet dhe largoni keta artiste pijanece dhe rrugecer nga teatri se po ndotin kulturen shqiptare.
bushati:Kerkon te behesh i madh,por je shume larg realitetit dhe shumicen e rasteve, i pakuptushem,jo profesional.
Dihet prejardhja jote,kjo eshte aresyeja qe do te dukesh se lufton te majtet,kryesisht Ramen?
Keto 30 vjet kane qene negativ,po i quaj qorra:
Ajdari i te 99-tave,saleh karaxhic,gagac ceku i bardhe, lul kukell rremuja,ilir katundar floriri,monika denbabaden e perdale,petrit zemerkatrani,corba i republikanes.
Nga keta qorra,Rama eshte me nje sy.Keshtu populli e beson me shume.
bushati:Kerkon te behesh i madh,por je shume larg realitetit dhe shumicen e rasteve, i pakuptushem,jo profesional.
Dihet prejardhja jote,kjo eshte aresyeja qe do te dukesh se lufton te majtet,kryesisht Ramen?
Keto 30 vjet kane qene negativ,po i quaj qorra:
Ajdari i te 99-tave,saleh karaxhic,gagac ceku i bardhe, lul kukell rremuja,ilir katundar floriri,monika denbabaden e perdale,petrit zemerkatrani,corba i republikanes.
Nga keta qorra,Rama eshte me nje sy.Keshtu populli e beson me shume.
Ti mbron shurroren e kazermes italjane ,se e ndjen apo per kazan sevil?Ne te dy rastet je i rrjedhur!