"Do ta ndërtoj Teatrin siç ishte", Artan Fuga për premtimin e Bashës: Çfarë do bësh me ndërtesën gjigande me beton?! Do i vësh dinamitin?

18 Maj 2020, 09:37Blog TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka premtuar se do ta ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte kur ai të vijë në pushtet.

 Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar akademiku Artan Fuga i cili thotë se është ide e mirë ndërtimi i Teatrit siç ishte, por nga ana tjetër ai ngre pyetjen se çfarë do të bëhet me ndërtesën e re që do të ngrihet atje.

Postimi i plotë i Fugës:

Surrealizmi arkitekturor i politikës !

Zoti Rama thotë se do të ngrejë ndërtesën e re të Teatrit që do t’a pëlqejnë të gjithë!!!

Por problemi nuk ishte fare ky. Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të kombit u bë dje në mes të ditës, në sytë e gjithë planetit. A është i sigurt se këtë tragjedi e kanë pëlqyer të gjithë?

Eshtë njësoj sikur ata që prishën monumentin gjigand mijevjeçar të Budës, të thonin :

C’farë keni ju në vend të tij do t’u bëjnë një hologramë me teknologji të lartë!!!

Ose kur u dogj një pjesë e Katedrales të Parisit autoritetet të thoshin:

Ta shkatërrojmë këtë vjetërsirë mesjetare obskurantiste dhe në vend të saj do të keni një Katedrale High Tech!!!

Cfarë çvendosjeje e çështjes që na merr për budallenj! Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është i pashkrueshëm!

Në shekuj nuk do të shlyhet nga ndërgjegja e kombit!

Ndërtesa e re do të jetë pikërisht monumenti i memorjes kolektive për atë krim kulturor që u bë aty! Ate funksion do të ketë!

Atë nuk na e ngushëllon dot tani pas prishjes as zoti Basha kur na thotë se kur të jetë Kryeministër do t’a rindërtojë Teatrin siç ka qenë! Mobilizimi qytetar mbarëkombëtar duhej bërë para dhe jo pas prishjes!

Tani e ka marrë ferra uratën!

Interesante ideja për ta ribërë sikurse ishte Teatrin!

Por njëkohësisht bashkë me premtimin solemn zoti Basha duhet të na thotë që çfarë do të bëjë me ndërtesën ndofta gjigande me beton, xham, mermer që pa shije dhe e njollosur me krim do të jetë ngritur atje!!!

Mos t’i lejë gjërat në ajër, përgjysëm!

Do t’i vejë dinamitin?

Sepse sipas filozofisë dy objekte nuk mund të qendrojnë njëkohësisht në të njejtën hapësirë.

Kjo mund të ndodhi vetëm në ëndërra, por në realitet jo!

Apo do t’i kemi cip mbi cip dy teatrot, njeri mbi tjetrin, si thagmë e skizofrenisë politike shqiptare, një vepër madhore arti e jetës sonë?

Apo ndërtesat do të jenë të ndërfutura njera brenda tjetrës!!! Si kukullat matrioshka ruse!

Një teatër për popullin demokrat dhe patriot dhe një teatër për socialistët dhe G99!!!

Se me thënë të drejtën, socialistë apo demokratë, kemi edhe një farë të drejte që politikat të na trajtojnë si qenie me arsye jo si kalamaj që mund t’u thuash çfarë të duash!

Minimalen po kêrkojmë! Sa për një copë bukë!

9 komente në ““Do ta ndërtoj Teatrin siç ishte”, Artan Fuga për premtimin e Bashës: Çfarë do bësh me ndërtesën gjigande me beton?! Do i vësh dinamitin?”

  1. Xha teme, i Sateme says:

    E prish si mbikalimin te “Zogun e Zi”…..
    Na ishte dikur….

  2. is says:

    Me gjithë respektin e madh që kam për ju profesor, nuk e prisja që të mbronin këtë kauzë!
    Të krahasosh atë mender ndërtesë, ku kryente aktivitetin e vet trupa e Teatrit Kombëtar, me Katedralet nëpër botë, është për mua habi e madhe.
    Unë nuk e di si e ka marrë emrin “Teatri Kombëtar”, kur ai nuk është as në nivelin e teatrove të qyteteve tona, edhe Gramshi ka ndërtesë të Qendrës Kulturore më të mirë.
    Për mua Teatri Kombëtar është në qytetin e Shkodrës-Teatri “Migjeni”, me hijeshi, bukuri dhe me vlera kombëtare!
    Lerini emocionet për një ndërtesë tallashi me peshë “pupël”, ndërtuar me materiale ndërtimore që u është ndaluar përdorimi që nga viti 1994, si kanserogjene. Informohuni, dhe leni specialistët të merren me këtë punë!
    Apo vetëm kur ndodh tragjedia kujtoheni për specialistët??????????

    1. mik says:

      Duhet te jesh i verber te krahasosh Katedralen e Parisit me teatri Kombetar. Por, mendoj se autori nuk e kishta fjalen tek krahasimi identik midis ketyre dy veprave. Po ta shikojme ne propocjon gjeografik, demografik e kulturor, Teatri Kombetar ISHTE aq i randesishem per Shqipetaret, sa ASHT Katedralja e Parisit per Francezet.
      Ndryshimi qendron vetem te kultura. Kultura qytetare e mbron, e ruan historine e vet, e rrespekton si vlere ate, ndersa kultura tjeter ( nuk po i jap emer ) prish dhe shkaterron kulturen dhe historine e vet.
      Prandaj, edhe pse jemi nje nder popujt ma te vjeter ne Evrope ( s’po them me gjere ) nuk kemi asnje deshmi per kete, perveç disa keshtjellave gjysem te rrenuara.
      Is, kjo nuk asht çeshtje emocjoni, asht çeshtje pergjegjesie.
      PS : Nje shkrimtare tha sot per kryeministrin : Prej sot, emri Edi Rama do quhet peshtymore. Sa percaktim i sakte !!

      1. Revizori says:

        Ajo nuk eshte shkrimtare, por shkarrashkruese, sepse shkrimtaret jane normalisht mbi partite.
        Keni kaq kohe qe na cani trapin per nje godine bordelloje qe u adoptua per teater, dhe nuk ngreni problemet a korrupsionit qofte qeveritar te sotem, qofte te PD-se kur ishte ne qeveri.
        Ajo ndertese duhej prishur dhe pike, sepse ishte turp. Vetem aktoret partiake e mbronin, sepse keshtu u kishte thene partia. Ndersa kauza e vertete e opozites, qe eshte korrupsioni mbas ketij ndertimi, nuk permendet fare. Ashtu sic u harrua Astiri. Sic u harrua Parku i Liqenit.
        Pse u luftua te bllokohej ndertimi tek Parku i Liqenit. Ne qofte se ishte gabim atehere, eshte gabim edhe tani. Kush e ndertoi, si e mori tenderin?
        Si u be tenderi per teatrin? Sa eshte fondi per teatrin e ri? Sa eshte kostoja reale e teatrit te ri? Sa perqind eshte fitimi i arkitektit dhe ndertuesit?
        Keto jane probleme qe duhen ngritur kunder Rames, dhe jo per nje karakatine qe e kishte catine me llamarine, dhe muret me azbest, i cili ka kohe qe eshte shpallur kanceroz.
        Ku jane mbeldhur gjithe debilat tek PD-ja mor aman, qe mundohen gjithe diten tja zgjasin jeten Rames si kryeminister.
        Rama merr lopaten t’i hape gropen vetes, turret opozita tja heqe lopaten nga dora: “Zoti Rama, mos u merzit, ti na ke ne, opoziten idiote, qe punon vetem per ty!”
        Paradoks, ironi, idiotizem, cmenduri, budallallek, trapllek, dhe katundari. Kjo eshte PD-ja mbasi e shkaterroi Sali Berisha. Turp.

  3. Neri says:

    Do ta ndertoj sic ishte! ?e madhe.Z.Sali tha ne nje tv se do te prishin sheshin Skenderbej,gjeneral Gjikmushi a si e ka mbiemrin tha nuk do te kaloj kurre nga rruga e Arbrit,Adi i madh Krasta tha se nuk do te shof ndeshje te stadiumi dhe shfaqje te teatri etj qe per mungese vendi nuk po i shkruaj,çfar do te prish dhe ndertoj me perpara.Se per te prishur u lodh Saliu qe prishi dhe dogji gjithe shqiperin,por per te ndertuar cfaŕ beri.????????

  4. Alo Alo says:

    Profesor, nuk krahasohet nje ndertese mediokre 70 vjecare me mrekullite qindra e mijeravjecare artitekturore te botes. Te krahasosh Katedralen e Parisit me ish-ndertesen e Teatrit eshte ose keqdashje ose injorance e ju Profesor, injorant nuk jeni. Sa per trashegimine kulturore, nuk perfaqesonte ndonje gje ajo ndertese, as 1000 njerez nga 800.000 njerez qe ka Tirana, nuk e pane te arsyeshme te dilnin kunder prishjes. Per Lulin pastaj, nuk arrij ta kuptoj, ka 15 vjet qe vetem genjen per cdo gje, per vjedhjen e Rruges se Kombit, per detin qe ia fali Greqise, per urdherin e 4 te vrareve ne 21 Janar 2011, per tramvajin, per Bulevardin e Ri, per bashkepunimin me LSI-ne, per marreveshjen me Ramen, per financimin rus, e shume te tjera, dhe ju perseri i besoni !!! Dhe sa here duhet te kalohet ne trupin e Bashes qe ta kuptoni se eshte thjesht nje genjeshtar ? Se Xhafaj u be minister, shtepite pa leje te Astirit u prishen, zgjedhjet me Ramen kryeminister u mbajten jo njehere por dy here 2017-2019, teatri u prish dhe per te gjitha keto ngjarje, Basha ka thene qe nuk do i lejonte te ndodhnin se me pare do duhej te kalonin mbi trupin e tij !!! Cfare duhet t’ju genjeje me shume ?

  5. TIRONA says:

    O lool kosovari,NESE DOTI VESH ZJARRE BOTES MBARE…….ti, si hienna ramiz alia, salehbisturidocikaraxhic,ajdari i 99-tave,gagaci i cekut te bardhe pashko:GJETET QORR KETE POPULL DHE MIRE T’JA BENI! PERSE NUK VETE TE BESH PROKOPI NE XHUNGLEN KOSOVE?

  6. Gri says:

    Eshte hera e pare qe Basha eshte realist me vehten, ka realizuar vetenjohjen! Doktori e ka bere aqe legen dhe te diskretitur sa e di qe s’vjen me ne pushtet! Per pasoj ky premtim eshte nul.
    Veprimet e muajeve te fundit te Bashes te lene te kuptosh se ose Ai vete kerkon te largohet ose do ta largojne ata qe e vune! Aksioni ka filluar!
    Fuga kundes me karantinen. Jemi ne fazen e dyte drejte se tretes per hapjen.

  7. Lulushi says:

    Une jam dakort qe zoti Fuga ta ndertoi po me tallash e llambarina. me grucka misri e bajga lope, me teneqe dhe kompesate.. at’here po. Ta rindertosh me tulla e llac, me soleta e xhame akulli eshte tjetr gje. Te shtosh dhoma per aktoret, te vendosesh kondicioner e pasqyra moderrne ,do te thot qe te mos e rindertosh coc ishte. E ben dot me tallash ? Beje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje