Nga Halil Matoshi
Elias Canetti, në vitin tâshma të largët 1960, në librin “Masa dhe pushteti” (vëllimi i dytë në shqip, botues “Elena Gjika”, Tiranë, 2012.) ka ni fragment për izolimin dhe distancën sociale në rastet e sëmundjeve ngjitëse, ku flet jo për masat që ndërmerr pushteti por për ato që vet njerëzit i kanë shpikë, për me fshehë nga bacilët!?
I vetmi “atdhe” ku njeriu e gjânë pavdekësinë âsht letërsia, kurse ideja e mbijetimit, simas Canettit i jep njeriut kënaqësinë e të qenit superior mbi të molepsunit. Sikur heroi (i mbjetuemi i luftës) që ndihet i pampishtun përballë pirgut të kufomave.
Âsht e habitshme profecia e Canettit për distancimin social gjatë pandemive, që âsht e vetmja shpresë e njeriut për mbijetesë.
“Dukunia e ngjitjës së sëmundjës, dukuni që në rastin e epidemisë ka aq shumë randësi, bën që njerëzit të izolohen nga njâni-tjetri. Mënyra ma e sigurtë për me u mbrojtë âsht mos me iu afru askujt, meqë secilit munet t’i jetë ngjitë sëmundja. Shumë njerëz largohen nga qyteti dhe shpërndahen nepër pronat e tyne bujqësore.
Te tjerë mbyllën në shtëpi dhe s’lânë askân me hy. Të gjithë i shmangen njâni-tjetrit. Mbajtja e distancëd përbân shpresën e fundit. Shpresa për me jetu, pra, vetë jeta, mishnohet si me thânë, në distancën nga të semurët.
Âsht mbreslanës fakti se si shpresa për me mbijetu e bân njeriun në këtë rast me u izolu: përball tij qëndron masa e të gjitha viktimave.”
Sot, 60 vjet ma vonë, distanca sociale edhe nga ekspertët shëndetësorë po shihet si shpresa e vetme për mbijetesë.
Ç’âsht e vërteta distanca sociale sot, âsht ma e mundshme, në kushte të teknologjisë së naltë, porse, ideja e mbijetesës së derxhës, i bän ata me u ndie të pampioshtun dhe triumfues.