FOTOT/ Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Do doja të mos kisha bërë seks para martesës

19 Maj 2020, 15:10Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Do doja të

Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka bërë një deklaratë kohët e fundit, ku ka habitu të gjithë. Ai është shprehur se është penduar shumë që ka kryer marrëdhënie intime para martesës.

Kujtojmë se Bieber prej 2 vitesh është martuar me modelen Hailey Baldëin dhe po përjeton dashurinë më të madhe të dhe të bukur me të, sipas deklaratave që bën nëpër media apo rrjete sociale.

Para se të martohej me modelen, këngëtari ka qenë në një lidhje dashurie me Selena Gomez dhe deklara të që ka bërë për seksin para martesës mund t’i referohet edhe marrëdhënies me të.

“Nëse do kthehesha pas dhe nuk do kaloja ato të këqija që kam kaluar, do e ruaja veten për martesë. E di që duket si çmenduri, por seksi mund të komplikojë gjërat”, është shprehur Justin Bieber.

Bieber ka bërë këtë deklaratë në krah të bashkëshortes së tij e cila u shpreh se ajo ndihet ndryshe nga Biber e kjo ndoshta prej jetesës së ndryshme që kanë bërë.

“Nuk e di nëse do bëja të njëjtën gjë sepse ne kemi patur rrugë të ndryshme në jetë. Por bie dakort me faktin që seksi mund të komplikojë gjërat”, është shprehur modelja.

1 komente në “FOTOT/ Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Do doja të mos kisha bërë seks para martesës”

  1. ?????? says:

    Kush eshte ky kengetar i njohur???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje