Tare gati të japë shtysën përfundimtare për Kumbullën, kërkon një skonto nga Verona

19 Maj 2020, 17:13Sport TEMA

Igli Tare kërkon t’i japë një goditje rivalëve në garën për shërbimet e Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i kombëtares që ka shkëlqyer këtë sezon në radhët e Veronës dhe ka bërë që klube të mëdha italiane por jo vetëm të kthejnë sytë nga ai.

Konkurrenca për 20-vjeçarin është e ashpër, megjithatë Tare duket se ka marrë një miratim nga vetë lojtari dhe tashmë do të futet në bisedime intensive me klubin.

Verona ka përcaktuar se çmimi i kartonit të Kumbullës nuk shkon më poshtë se 30 milionë euro, megjithatë tashmë Tare do të kërkojë të përfitojë një skonto.

Mbetet për t’u parë sa do të binden verdheblutë për këtë, pasi në radhë janë klube të gatshmë t’ia plotësojnë dëshirat ekonomike.

1 komente në “Tare gati të japë shtysën përfundimtare për Kumbullën, kërkon një skonto nga Verona”

  1. Olimpia says:

    Perse skonto…???? Per faktin qe eshte shqiptar..??? Ne tregun e lire paraja nuk ka atdhe…Djali le te shkoje atje ku ka me shume perspektive dhe paguhet me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje