Auron Tare: Isha kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar, ja pse nuk dola në protestë

20 Maj 2020, 21:23Politika TEMA

Studiuesi Auron Tare, njëkohësisht anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s, thotë se do të dëshironte që të merrte pjesë në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Megjithatë, ai thotë se  pjesëmarrja e opozitës ka bërë që të hezitojë të ndërmarrë një hap të tillë.

Ai thotë gjithashtu se edhe persona të tjerë që duan Teatrin nuk marrin pjesë në protestë për të njëjtën arsye.

“Unë kam qenë për ruajtjen e teatrit si një vlerë të rëndësishme edhe e trashigimisë të epokës fashiste në Shqipëri. Kushdo që ka lindur dhe është rritur në këtë qytet ka kontaktin emocional.

Në kohën e rinisë tonë, Teatri ishte një çështje e rëndësishme kulturore, sociale, etj.Unë nuk do të shkoj në protestë, sepse kam parë që çështja e teatrit është bërë thellësisht politike. Njerëz pa kauzë. Kjo ja heq vlerën debatit.

Sepse po të shikosh, të dy liderët e opozitës kanë qenë 10 vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për teatrin, as për aktorët, as për godinën, nuk kanë bërë asgjë fare.

Pardje nuk e patë si u rrahën ato njerëzit atje. Edhe shumë njerëz që unë njoh, njerëz të mirë, e donin teatrin dhe e duan, që jam i sigurt që do të dilnin atje.

Në momentin që shikojnë që e gjithë kauza e teatrit po bëhet teatër, nuk shkon njeri.

Nuk shkojnë sepse nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Çdo gjë në jetë është politikë. Por unë mendoj që nuk dal dot në një çështje politike, sepse nuk e shikoj që politika ka qenë e ndershme me teatrin.

Ato që qëndruan dhe bënë atë pjesën e rezistencës, ato kanë respektin e shumë njerëzve, por jo pjesën e politikës”, u shpreh Auron Tare në Top Channel.

10 komente në “Auron Tare: Isha kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar, ja pse nuk dola në protestë”

  1. kinostudio says:

    ti Auron je rrot kari si babi jot

  2. QazimMulleti says:

    Do te votojm per ata qe skane bere asgje per skenen kulturore ne shqiperi. Ja se cte mire kane sjell te majtet me qeverisjen e tyre. Po bejne Bashen te na duket nje opsion me vlere. Vetem qe tmos ju kemi juve me ne pushtet we keni bere kaq shume gjera me vlere per kulturen. Sic eshte akti tinzar i shembjes se asaj godine.
    Dhe mos genje veten Auron, askush nga ju trio Lame, Tare apo Shkreli do te benit dicka kundra Edit….dhe ja edhe ju kritiket sbete me ze e ja ku jemi.
    Ngrihet prifekfti nga vorri me ju kujtu juve si osht r verteta!!!!

  3. mik says:

    Ja dhe dikush qe mendon si duhet. Do kishte pas njerz shume ma teper sikur PD mos te kish marre drejtimin e protestes.
    Basha ka qene me teper per sabotim se perkrahje.
    Rrespekt. Auron Tare.

  4. Miti says:

    Po pse re Auron flet ti ne kete moment? Prit te te japi Rama ato licensat dhe ato ligjet qe do miratoje per jahtet pastaj hape sqepin.

  5. Gazetarja says:

    Shume i mencur ke qellu mor burre , po do te ishte me mire ta mbyllje fare se sa po na mbush mendjen duke na bere politike . Kujton se po tregohesh i zgjuar ? Koke katror , mendje zero ! Burre koti , fjale boshe ..

  6. Flutura says:

    Nje cope idiot. Kush je ti dhe cfare perfaqeson qe thua .. une isha kunder…
    Cfare idiotesh dalin e flasin…

  7. Babale says:

    Do te dilje, apo s’do te dilje ne proteste!? E perse duhet ta dime ne se cfare do te beje zotrote? Po ne hesfel te gomareve nuk paske vajtur, e kujt po i rruhet?

  8. Genti says:

    Kinostudjo i ke rene pikes. Ky ska dit me lexu ne shkolle.

  9. Patrioti says:

    Auroni eshte njeri me integritet. Ai ka punuar shume qe Rama te behej kryeminister, por dhe ai si shume te tjere te majte socialiste apo jo, gjykojne se teatri nuk duhej prishur. Opozita e Bashes e sabotoi dhe e perçau qendresen qytetare per teatrin, ashtu sikunder beri dhe me protesten e studenteve. Po donte PD dhe Basha mund te inicionin inisiative zyrtare ne KQZ per nje referendum ku qytetaret te shpreheshin per teatrin dhe ta conte çeshtjen ne gjykim para se te prishej, por nuk e beri. Arsyet i di vete Basha !

  10. Topolino says:

    Mese e vertete eshte.

    Protesta do ishte 10 here me e madhe nese aty nuk do merrnin pjese PD me LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje