Neritan Liçaj: Historia do ta dënojë Edi Ramën për atë që bëri, se ne s'kemi çfarë t'i bëjmë

20 Maj 2020, 18:32Politika TEMA

Neritan Licaj me anë të një fjalimi të mbajtur në protestën e dytë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, tha se duhet të jepet drejtësi për shpirtin e pushkatuar.

Licaj u shpreh se Rama prishi Teatrin dhe historia ka për ta dënuar.

“Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë sesa Teatri nuk ka. Cështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. 

Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Cdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë.

Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”, tha Licaj.

7 komente në “Neritan Liçaj: Historia do ta dënojë Edi Ramën për atë që bëri, se ne s’kemi çfarë t’i bëjmë”

  1. Neritano !! says:

    Neritano! Edit s’ke çi bon, por trapin mund tja rruash .

    1. Prind says:

      Po ky sikur do ti bente nje gje surprize mo, hahahaha , ashtu tha nje dite ?

    2. Zigur Qarri says:

      @Neritano !!
      Ja rruajten pra, tani po presin ti rritet prape leshi.

  2. Milan says:

    Mos u lodhni kot me fjalime o te mjere,e keni marre pergjigjen e popullit te ndershem me kohe e do ta merni akoma deri sa te shuheni o funderina.

  3. Ndroqi says:

    Keta i ka denuar historia dhe shqjptaret bashke,po si te pa afte qe jane presin ndonje kocke nga politika.

  4. Tonini says:

    Po kur e dije se nuk kishe cfare ti beje pse nuk le televizor pa u hap bythesh se do bije hero,megjithe ata e herojt e tjere,apo bate pazar ne ndonje qoshe dhe tani bani rolin e viktimes

  5. Lush berbali says:

    Teatri u shemb edhe prej Neritaneve te perdorur nga politika,prej Robertit e sa e sa te tjereve qe me fjalorin e perdorur,kercenimet plot urrejtje ,na vune ne dyshim mendimet tona per aktoret,aq sa thame se keta rrugeçer e meritojne jo vetem t’i flakin nga teatri,por na bene te kenaqemi qe ua shemben.
    O kerme ,-i drejtohej Liçaj ,kryeministrit,do te te marrim zvarre.Enverin e rrezuam,e zvarritem ne bulevard si bust,ty do te te zvarrisim te gjalle….
    Fjalor aktori eshte ky ????
    Tani qe Teatri u shemb ,rrezik do te dali Neritani e do te thote : E beme vete Edin ta shembte,ngaqe kishim mbetur pa teater.
    Ia hollem….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje