Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal, ironizon Metën: U habita si e dekretoi “mbrojtësi" i Kushtetutës

20 Maj 2020, 14:48Politika TEMA

Grupi parlamentar demokrat depoziton në Gjykatën Kushtetuese  kallzim ndaj ndryshimeve në Kodin Penal. Vetë kreu I këtij grupi ishte sot në Gjykatë për të dorëzuar dosjem

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Muslim Murrizi çon në Gjykatë Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të ardhura në seancën e 16 prillit.

“Procedura e miratimit të ndryshimit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutës. 

U habita si e dekretoi “mbrojtjësi i Kushtetutës”, nuk po i them gardiani  atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi”, deklaroi Murrizi.

Ai tha se “do i vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese të gjitha dokumentet. Tjetër variant Kodi votuan deputetët dhe tjetër u shpall. 

Kam vënë në dispozicion dhe kasetën filmike me pamjet sa deputetë kanë qenë në sallë dhe procedurën.  

Me këtë rast shqiptarët do të provojnë virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese sa e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës.”

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në seancën e 16 prillit.

3 komente në “Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal, ironizon Metën: U habita si e dekretoi “mbrojtësi” i Kushtetutës”

  1. Al says:

    Po ky ballisti e mbaroi ndertimin ne Sarande….

  2. vang says:

    Te shohim sfare thone denglat e tua kete rradhe o Murriz se ti inatin e ke me Ramem,lere Meten

  3. Katovica says:

    Duhet q……goca e MYSLYM MURRIZI ose sekretaren e re se ashtu te do katunari!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje