Zëri zyrtar i LSI: Kur erdhi ambasadorja Kim të gjithë u lumturuam, thamë se tani mafia do dridhej. Po kjo qenka më keq se Lu dhe mbron Ramën

20 Maj 2020, 11:38Politika TEMA

Zëri zyrtar i LSI-së, “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, ka sulmuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pse nuk flet për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ky sulm pason sulmet e mëparshme të LSI-së ndaj SHBA-së, duke filluar nga Ilir Meta, tek Ylli Manjani.

Shkrimi i zërit zyrtar të LSI

Të gjithë reaguan, bile fort, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën ndaj artistëve. Nuk mbeti njeri pa reaguar dhe shprehur indinjatën se si hyri policia në orën 4 të mëngjezit, tamam si cubat, me armë automatike në dorë kur ishin vetëm artistë dhe disa aktivistë brenda. Edhe Monika Kryemadhi, të cilën e morën forcërisht në polici. Pse ishin mijëra policë, a thua se kishin rrethuar një grup terroristë të ISIS e duheshin ekzekutuar!

Reaguan krejt mediat botërore, liderë të BE, drejtues të forcave politike kryesore në parlamentin europian. Edhe publiku shqiptar reagoi fort, bile nëse doni një sondazh të besueshëm mbetet mbrëmë tek Blendi Fezviu në “Opinion”, ku në kohë rekord votuan 19 mijë e 200 veta. Dhe rezultati ishte se 72 % e shqiptarëve nuk janë për prishjen e Teatrit Kombëtar, që tani dërgjet nën rrenoja. Pra 72 % e shqiptarëve janë kundër asaj që bëri Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Përveç këtyre reaguan ambasadat kryesore të BE në Tiranë. Të gjithë!

Por nuk tha asnjë fjalë ambasada amerikane në Tiranë! Pse?! Kur që nga viti 1991 e deri tani të gjithë njerëzit prisin me veshë në krah se çdo të thotë ambasada amerikane në Tiranë. Kur fliste ajo, dhe fliste si supërshtet dhe shtet që mbetet lider i demokracisë në botë, të gjithë thonin: E tha Amerika! Tani ai që shkel ligjin dhe dhunon popullin, do të përgjigjet!

Dhe popullariteti i Amerikës në Shqipëri ishte diku te 99 % pro amerikan. Shqiptarët janë proamerikan se Amerika e ka mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi. Ishte Presidenti Wilson që nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, ndaj dhe shqiptarët i kanë ngritur monument Presidentit Wilson.

Janë shumë presidentë amerikan që ndihmuan Shqipërinë, ndaj mirënjohja e shqiptarëve shkon në delir për Amerikën. Ishte Presidenti Bill Clinton që dha pavarësinë Kosovës dhe ai është hero në Kosovë dhe mit ndër shqiptarët. Ishte presidenti Bush ( i riu) që e futi Shqipërinë në NATO dhe jemi mirënjohës, të gjithë Amerikës.

Po tani?

Pse ambasada hesht para një krimi të hapur dhe dhunues të kryeministrit Rama?! Pse nuk flet hapur se pse nuk u ndal akti makabër i qeverisë, kur ambasada flet edhe për një shashkë të ndonjë protestuesi opozitar kur hedh mbi policinë.

Nuk duam të besojmë ato që përfliten nëpër popull dhe koridore mediatike se  kryeministri Rama ka futur në thes të gjithë.

Kjo është e rëndë si akuzë!

Kur erdhi ambasadorja e re të gjithë u lumturuam. Thamë se tani mafia, shkelja e ligjit, krimi që drejton vendin, korrupsioni,etj do të dridhen. Sepse kur flet ambasada të gjithë rrijnë gatitu. Se flet Amerika!

Amerika mund të ketë interesa momentale në Ballkan, por kurrë ajo nuk falë kur rrënohet demokracia dhe kur mafia drejton shtetin.

Dhe sa për të shtuar; të gjithë politikanët në Shqipëri janë proamerikanë, të gjithë. Kështu “meraku” se pas ikjes së Ramës mund të ndryshojë politika shqiptare në raport me interesat amerikane dhe ato shqiptare, nuk duhet vënë aspak në diskutim.

Rrëzimi i Teatrit si dhe dhuna, lanë shije jo të mirë në publikun shqiptar se përse nuk foli ambasada amerikane.

Nuk jemi me atë çka tha ish-ministri Manjani, dje. Amerika është Demokracia dhe Siguria për shiqptarët.

Por përse u habitën njerëzit nga heshtja e gjatë e SHBA? Aq më shumë nga një reagim, të cilin nuk dinë as si ta lexojnë?

Arsyeja është se SHBA është parë gjithmonë si lider në reagimet e saj për zhvillimet në vend. Sa herë ka ngjarje, SHBA reagon e para dhe më pas vijnë reagimet nga ambasadat e BE.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë është biseduar mes Kim dhe Ramës. Por publikisht shihet se amerikanët nuk janë më si dikur.

31 komente në “Zëri zyrtar i LSI: Kur erdhi ambasadorja Kim të gjithë u lumturuam, thamë se tani mafia do dridhej. Po kjo qenka më keq se Lu dhe mbron Ramën”

  1. neveria says:

    LSI = bande kusaresh. Neveri dhe vetem neveri per drejtuesit dhe militantet e saj.

    1. Elisabeta says:

      Juri Kim nuk flet per teatrin sepse nuk Arron ta conceptoje kete zhurme per ate ndertese. Kaq

    2. Unë says:

      Këta debilë duan që ta tërheqin edhe USA në budallallikun e vet!!! Dhe as që iu shkon ndërmend që të reflektojnë e t’i bëjnë vetes pyetjen pse USA mban kët qëndrim?! Iu është mbushur mëndja që ER është djalli, dhe kanë që nga dita 1 e qeverisjes së tij që e shajnë, akuzojnë, anatemojnë për çdo punë që bën, e për çdo gjë që thotë! Dhe duan që edhe USA ta shohë ER me syzet e këtyre!!!! Pffff, ça teveqelësh! USA e di mirë se sa i vlen lëkura gjithsecilit. Gjithë satelitët e komunikacionit në botë dihet se kush i menaxhon. Por të gjithë e harrojnë kët fakt kur komunikojnë në cel. Dhe komunikimet janë pasqyra se kush është njëri apo tjetri, dhe jo deklaratat idiote e naive që “Amerika duhet ta dijë që edhe nëse ikën ER nga pushteti, edhe ne jeni me Amerikën”!!!! Dhe nga ana tjetër thonë që Ylli Manjani e kishte gabim kur deklatoi se ne s’kemi punë me USA se ne do anërtarësohemi në EU e jo në USA!!!
      Më debila nuk i bo nona!!! Kujtojnë se Yuri Kim është Albana Vokshi apo Gtida Duma! Gjithmonë gëzohen këta kur vjen Ambasador i ri Amerikan, por sa hyjnë në relacion, sherrosen me të gjithë duke e akuzuar si të kapur nga Rama, dhe mezi presin që të largohet! Si ka mundësi që të jenë kaq të ligj?! Megjithëse nuk e kanë vetëm nga ligësia, por ngaqë janë hallexhinj të gjithë, po e ndjejnë ftohtësinë e prangave. Në hale vafshi të gjithë ju maskarenj që e keni mbajtur peng vendin deri tani! Koha juaj iku, kohë të reja po vijnë për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

  2. Loran says:

    Ka ikir koha kur shtetet e medha shiheshin si Perendi edhe kur gabonin rend sjemi me ata te 91 shit ….

  3. gloria says:

    Ahaaaaaa keta kane liajtur mendsh….

  4. Roberto says:

    ?Sa idioter qe jeni o ju te LSI. Rama nuk ka nevoje per mbrojtje sepse shteti qe po formon flet qarte ndersa ju jeni mesuar terhiqe mos e keput por edhe fut e fut. Ja u mesoi Berisha krimin dhe tani po vazhdohet duke pastruar llumin tuaj qe sa here bie “‘shi'” derdhet neper rruge per te kerkuar demokraci pasi na qenka kthyer ky shret ne monist dhe kane mesuar edhe qe ju shkelen te drejtat e njeriut per te cilat i kemi pare kur ata udhehiqnin dhe qe vertet i shkelnin dhe i shkelnin me vrasje. Keta luten per nje ngjarje te tille por as faqja nuk ju skuqet kur dalin bllof. Ca te thuash me shume per ta. Fatkeqesi qe akoma ka njerez qe i ndjekin nga pas por sidomos ato organizatat me hapin barkun qe mbrojne te “drejtat” tona duke u bere vegla te llumit Shqiptar.

  5. John says:

    LSI , si ai bariu pa dele. I ka mbetur vetem krraba dhe qeni( Nikolle Ledi).?

  6. Trotski says:

    Amerikanet jane te pandalshem ne Luften kunder Korrupsionit dhe per Reformen ne Drejtesi.Nuk mund te merren me nje Karakatine qe duhej shembur kohe me pare..Prite Mona Baxhella ,Prite Like Hajduti se do tu shpetoje çiçi dhe M..i nga sikleti .Po sa do te gezohet Mileti !!!!!!

  7. Tironci says:

    Leshi leshi.
    Amerika eshte ne krize e kjo Kim se di se a do marri rrogen mujin tjeter.
    Por se ka problem se e pagu Rama, do e marri edhe kjo copen e tortes, kujtoni ju se ka nejt rama pa e pyt kur boni planin me i ra ne mes te notes me skavator teatrit?. Po sikur te kishin vdek ata qe ishin brenda si do ja vinte emrin. Pra i duhen krahet e ngrohta, prandaj merr guxim dhe jep urdhera te tille. Per sa kohe qe Shqiptaret jane budallenj, per sa kohe qe ne Shqiperi ngelet ndonje thele per tu shqyer, ujqerti dhe cakenjte kete pune do kene. Kur ti kene mbaruar te gjitha, atehere do thone mere tani o popull dhe bej demokraci. Ata vete i hypin avionit e sdo duken me ne Shqiperi, kujtoni ju se do ju vije keq e do ju japin ndonje lemoshe? harrojeni do perfundoni me keq se lypsaret neper bote.

    1. eropio says:

      Verbuar nga urejtja, je komplet per gjynaf

  8. Pim Ceka says:

    Po ju ,ju njohin si parja e kuqe dhe kush do qe te vije,ju do jeni objekt i drejtesise,deri ne momentin qe drejtesia do merret me ju,prandaj mos u merzitni,pa dorzuar gjene e vjedhur dhe denu per krimet e bera,ju te paret dhe te tjeret pas jush,kjo pune do jete,me hajdute e kriminele merret drejtesia

  9. Kinezi says:

    Kur nje ambassador i Rruges se Elbasanit quante Berishen “Burre shteti” athere duhej ta degjonim , tani sduhet ti degjojme ambasadoret !!!!
    Eh sa kemi pare e degjuar nga ju…

  10. the american says:

    sa qesharakë që janë bërë!
    u lumturuan… ? ?

  11. H says:

    Për hajdutin dhe kriminelin, çdo prokuror i ndershëm dhe rigoroz ndaj ligjit, është armik i betuar.

  12. Edi UK says:

    A fare e keqe pse dashkan Ramen mos jane dhe Amerikanet
    Komunista????????

  13. Taipi says:

    Si ka mundesi qe ju me gjithe plakun MERE keni share te gjithe ambasadoret e huaj qe nuk mbajne anen tuaj Por paguani per lobim ndonje rrembythje dhe thoni ja bota eshte me ne

  14. shqip says:

    Ça ti bëjmë o Nikoll , ja që LSI dhe PD janë në kufirin e organizatave terroriste. Kështu I klasifikon departamenti i shtetit. O Nikoll , mos na e ka me te hedhur Amerika ? E habitshme është, çdo ambasador që vjen këtu del armik. He mo se llafe janë. Sikur i kanë parë këta të opozitës të bëjnë ca punë të pista me Rusët. Kështu thonë, ti duhet ta dish me mire. Hahaha sondazhi shpellareve. O trap, ai 72 % është i opozitës , budalla. Shqiptarët e tjerë përveç teatrit duan të shkatërrohet edhe opozita anti shtet.

  15. uskania says:

    Mafia LSI gjykon ambasadorët e SHBA???!!!

  16. dulla says:

    kjo do te thite qe vetem ju bashibozuket e LeShelise dhe PeDe’se keni te drejte e jo amerikanet
    keq e keni se pervec lehjes pas gardhit, asgje tjeter skeni ne dore

  17. Jimi says:

    Kembanat bien per ata qe kane veshe, por ju, jo vetem veshe qe nuk keni, por ju nuk keni as tru! Edhe pse konstatoni idiferencen e Kim, beni te paditurin!? Kete mesazh me se miri e kuptojne edhe ata qe s’kane nje gram shkolle dhe jo juve “Baballaret e kombit” Almir Rapo eshte bere bashkpuntor i CIAS dhe ka folur shum, keshtu qe cfare prisni ju nga ambasadorja?

  18. sss says:

    Ha ha ha, kur priste me VESH NE KRAH – shprehja malesore eshte ME KRAH NE VESH.

  19. Populli says:

    ….Nikolle Lesi = Nikolle Leshi , LSI = LESHELI , Ilir M..i = Allendeja albanese , Monika Meta = First Lady of wife of President i “Thesarit te Qafe Krrabes” , 700 mijshi i bllokut te Ilir Mu.it = vdekja e pa pritmas e Dritan Priftit shkrete. !! Soveani Popull me 75 deputere te PS ?

  20. Virusi says:

    Mjere ju! Te paafte per politike idesh, kerkoni ta beni me nje kioske. Dhe pastaj Amerika te meret me politike kioskash? Askush nuk je detyrohet, per asgje. Ju e menderoset qysh kur braktiset parlamentin dhe e sulmuat ate me Molotov. Tani shijoni frutet e rruges.

    1. 123 says:

      nuk mbeti kinez dhe evgjit pa ardhur ne ate ambasade, po pse vijne keto te varferit e gjeni dot kjo eshte pyetje 10000000 dollaresh, keto jane te etur per evrot e eddrames, evrot te mbyllin syte , gojen dhe veshet o milet se popull do tju them kur te hiqni zvarre , eddramen, velian miun e hales dhe lleshin e policise, se ato leke e juaja mos ti marrin keto por njerzit e ketij vendi, dhe mos beni avokatin e ketyre krimineleve qe ja u pine gjakun dhe ju po merrni rruget e botes si cifutet neper shkretetire, o sot o kurre duhet te mbrohet demokracia, ose ndryshe prisni tju vijne ne mesnate dhe tju marrin shtepit pronat tuaja, ngrihuni per dinjitetin tuaj dhe te femijve , kriminelet dhe bashkepuntoret e kane vendin ne biruce, do ishte mire me varje por cti bejme europes qe e ka hequr kete ligj,

  21. Lush berbali says:

    Nikolle ,muti qe ke ngrene keto 10 vitet e fundit ti ka perly aq keq turinjte ,sa po te shijon maksimalisht.
    Po te shijon me shume se “luga e çorbes se prishur “.
    Ha, Nikolle ,te befte mire !
    Eshte nder per ty te lepish bethen e Ilir Metes.
    Po gjej mor i paburre ndonje bethe te hajrit e lepije….

  22. Dani says:

    Po pra,mafia po dridhet,e shikon si po flet ti,duke u dredhur.

  23. 123 says:

    nuk mbeti kinez dhe evgjit pa ardhur ne ate ambasade, po pse vijne keto te varferit e gjeni dot kjo eshte pyetje 10000000 dollaresh, keto jane te etur per evrot e eddrames, evrot te mbyllin syte , gojen dhe veshet o milet se popull do tju them kur te hiqni zvarre , eddramen, velian miun e hales dhe lleshin e policise, se ato leke e juaja mos ti marrin keto por njerzit e ketij vendi, dhe mos beni avokatin e ketyre krimineleve qe ja u pine gjakun dhe ju po merrni rruget e botes si cifutet neper shkretetire, o sot o kurre duhet te mbrohet demokracia, ose ndryshe prisni tju vijne ne mesnate dhe tju marrin shtepit pronat tuaja, ngrihuni per dinjitetin tuaj dhe te femijve , kriminelet dhe bashkepuntoret e kane vendin ne biruce, do ishte mire me varje por cti bejme europes qe e ka hequr kete ligj,

  24. Pranvera says:

    Fiks fare kjo do u bej gropen juve te ini te sigurt .

  25. Eno says:

    123 Veni mend shendetit se menia te ka ik ka fluturu S’kam lexu koment me idiot ne internet

  26. Leka Lato says:

    Emin Granti
    Amb. U S A ne Tirane e ka thene dhe po e thote fjalen
    e saj Ajo foli dhe cfare nuk tha kur jua dogji Sali krimineli
    Redaksine dhe gjithcka. Por kur shkon ju gaze.. aret qe
    po lepini by…. e hani mu… eSaliut dhe Metes flitet me
    Te behet Teatri I RI Te bej nje Kin/dio te Re Zoti Frangu apo Leshi dhe pestaj te flasim shkruajne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje