Mësoni nga Ibrahim Rugova dhe mos u merrni me punët e Shqipërisë

20 Maj 2020, 10:07Politika TEMA

Nga politikanët e Kosovës Ibrahim Rugova ka qenë ndër të rrallët që ka mbajtur qëndrim korrekt në raport me zhvillimet politike në Shqipëri. Shumë politikanë kosovarë besojnë se protagonizmi politik në Tiranë i bën patriotë në Prishtinë. Fakti që jo pak politikanë të Shqipërisë me ambicie dëmshkaktuese përzihen në politikën e Kosovës e bën situatën edhe më të ndërlikuar. Rezultati është ky që po e shohim: mes qeverive aktuale të Kosovës dhe Shqipërisë komunikimi është afër zeros, ndërsa polemikat nga distanca pothuaj të përnatshme. Por ky nuk është zhvillim i ri, është vetëm epilog i pritshëm i keqkuptimeve shumëvjeçare. Mjafton të shikohet raporti mes Sali Berishës dhe Hashim Thaçit. E hapën tunelin e Kalimashit duke lavdëruar njëri-tjetrin si patriotë, ndërsa sot e quajnë shoqi-shoqin shërbëtor të Serbisë.

Nga Enver Robelli

Prej politikanëve të Kosovës mbase vetëm Ibrahim Rugova ka ditur të mbajë qëndrim korrekt ndaj skenës politike të Shqipërisë. Nuk ka ndërhyrë në moçalin e atjeshëm politik dhe nuk është bërë palë e njërit apo tjetrit kamp politik në Tiranë. Më 1997, kur Shqipëria gati u hodh në ajër si pasojë e krizës së piramidave financiare dhe kur shumë kosovarë (mes tyre edhe zëra publikë si profesorë e publicistë mendjelehtë) nguteshin të pozicionoheshin o me Sali Berishën, o me “banditët e jugut”, Rugova lëshoi një deklaratë të matur që afërsisht tingëllonte kështu: ne në Kosovë po i përcjellim me shumë shqetësim zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë që partitë do të gjejnë gjuhë të përbashkët për qetësimin e situatës. Paramendojeni Rugovën më 1997 nëpër studio televizive duke bërë thirrje për demonstrata të “berishistëve” kundër të djegurve nga rrënimi i piramidave financiare. Nuk mund ta paramendoni!

Në atë kohë jo vetëm një pjesë e madhe e elektoratit të LDK-së, partisë së Rugovës, por edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës nuk kishin fare mirëkuptim për kryengritjen e armatosur të atyre që kishin humbur paratë në aventura financiare dhe tani po shndërroheshin në ushtri ilegale të Partisë Socialiste për të kapur pushtetin, të cilin – për hir të së vërtetës – Berisha e kishte keqpërdorur rëndë. Përballë këtij ballafaqimi ekstrem, Rugova nuk pranoi të acarojë situatën duke mbajtur anë në Tiranë. Një fushatë populliste kundër socialistëve dhe në favor të demokratëve gjithsesi do të ndezte masat në Kosovë. Por ky nuk ishte opsion për Rugovën.

Kur presidenti Sali Berisha më 1997 u përpoq ta eklipsojë krizën piramidale në vendin e tij duke iu bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës t’i bashkohen protestave të opozitës serbe për zgjedhje të lira në Serbinë e Sllobodan Millosheviqit, Rugova nuk e dëgjoi dhe mori një vendim: nuk e takoi kurrë më Berishën, por as nuk tha fjalë të rënda kundër tij në opinionin publik. E injoroi. (Kjo qe e mundur edhe për shkak se nga viti 1997 deri më 2005 Berisha ishte në opozitë dhe nuk kishte mundësi të interferojë ndjeshëm në Kosovë. Por nuk ka asnjë deklaratë të Rugovës ku thotë se nuk do të bashkëpunojë me pushtetet legjitime në Tiranë).

Më 1997 Kosova kishte halle të tjera dhe aleanca me opozitën serbe, siç e kërkonte Berisha, me shpresën se kështu do të rrëzohet Millosheviqi, nuk ishte kauzë që do t’i ndihmonte Kosovës, sepse qëndrimet e opozitës politike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, me ndonjë përjashtim, nuk dallonin prej atyre të despotit serb. Më vonë Rugova nuk e atakoi as kryeministrin Fatos Nano, kur ky i fundit në shtypin gjerman tha se pavarësia e Kosovës nuk është zgjidhje moderne e konfliktit. Natyrisht që Rugova nuk pajtohej me qëndrimin e Nanos, por nuk e shihte të udhës të hidhte benzinë në zjarr, të hapte fronte mes politikanëve shqiptarë në Ballkan, sepse e dinte se nga këto ballafaqime do të pësonin shqiptarët.

Njëherë, megjithatë, edhe Rugova është keqpërdorur: më 1994 Berisha deshi të bëhej sundimtar duke ndërruar Kushtetutën dhe në mitingje për referendumin e joshi për pjesëmarrje edhe Rugovën. Shumica e shqiptarëve votoi kundër planeve të Berishës. Rugova e kuptoi se ishte përdorur për beteja të brendshme politike të Shqipërisë dhe nuk toleroi kurrë më diçka të tillë. Atëbotë një artist kryengritës me emrin Edi Rama u shpreh i gëzuar që humbi Berisha, por edhe “presidenti i tij kosovar” (Ibrahim Rugova). Pastaj socialistët krijuan mitin që Rugova ishte ithtar dhe përkrahës i Berishës. Zhvillimet e mëvonshme politike treguan se nuk ishte. Por kjo nuk domethënë se Rugova e pëlqente stilin politik të socialistëve. Me një fjalë, qëndrimi i tij ishte ky: sa më larg polarizimeve në Tiranë, aq më mirë për shqiptarët në rajon. Po bashkëpunimit të ngushtë, larg konfrontimeve politike.

Rugova qëndroi larg edhe nga debatet shterpe, nga politika ditore, nga ngacmimet e fyerjet e ndërsjella, siç i praktikojnë politikanët shqiptarë andej e këndej kufirit. Rugova mbajti një distancë higjienike ndaj shumë gazetarëve të Tiranës që atëbotë bëheshin si disidentë dhe për të luftuar Berishën s’përtonin të sajonin lajme se presidenti shqiptar po provokon situatën në Ballkan duke dërguar “tanke në drejtim të veriut të vendit” (domethënë drejt Kosovës). Thua se nuk ekzistonte Serbia që kishte ndezur tri lufta dhe po bëhej gati për të katërtën. Kishte edhe tekste në gazetat e Tiranës të asaj kohe ku përkrahej ndarja e Kosovës apo një autonomi brenda “Jugosllavisë” (së përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi).

Rugova dëshironte ta bënte Kosovën të pavarur jo vetëm nga Serbia, por në kuptimin politik edhe nga Shqipëria e polarizuar thellësisht. Ishte kundër që Prishtina të eksportojë krizat e saja politike në Tiranë dhe anasjelltas. Ky qëndrim në retrospektivë e bën politikan edhe më vizionar, sidomos sot kur shohim grindjet dhe hidhërimet mes bajraktarëve të Prishtinës dhe Tiranës. Kryeministri paraprak i Kosovës komunikonte me presidentin e Shqipërisë dhe ankohej se po e injoron kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosovës takohej me kryeministrin e Shqipërisë dhe bojkotonte drekat e presidentit të Shqipërisë. Kryeministri aktual i Kosovës u ankua këto ditë se homologu i tij në Tiranë po refuzon komunikimin.

Rugova angazhohej për bashkëpunim të ngushtë mes Prishtinës dhe Tiranës. E kishte dëshmuar këtë duke shkruar që në fillim të viteve 1980-të për shkrimtaren Musine Kokalari, të burgosurën e njohur të regjimit komunist shqiptar, duke përmendur e vlerësuar Faik Konicën dhe personalitete të tjera të rëndësishme të kulturës shqiptare, emrat e të cilëve ishin të ndaluar në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Kur në vitet 1990-të Rugova tha se do vijë dita kur kosovarët do të shkojnë për kafe në Durrës, sepse duhet të ketë një autostradë që do ta lidhë me bregdetin shqiptar jo vetëm Kosovën, por edhe veriun shqiptar të lënë në harresë, shumë njerëz e përqeshën, më së shumti rivalët e tij politikë. Në disa intervista në fillim të viteve 1990-të Rugova shprehet se qëllim përfundimtar i lëvizjes politike në Kosovës është bashkimi me Shqipërinë. Kur e vërejti se ky ishte iluzion i madh për shkak të gjendjes së rëndë të shtetit shqiptar dhe rrethanave të pafavorshme gjeostrategjike, ai iu përkushtua idesë së pavarësisë së Kosovës.

Për dallim nga Rugova shumë politikanë kosovarë besojnë se protagonizmi politik në Tiranë i bën patriotë në Prishtinë. Fakti që jo pak politikanë të Shqipërisë me ambicie dëmshkaktuese përzihen në politikën e Kosovës, natyrisht, e bën situatën edhe më të ndërlikuar. Rezultati është ky që po e shohim: mes qeverive aktuale të Kosovës dhe Shqipërisë komunikimi është afër zeros. Por ky nuk është zhvillim i ri, është vetëm epilog i pritshëm i keqkuptimeve shumëvjeçare. Mjafton të shikohet raporti mes Sali Berishës dhe Hashim Thaçit. E hapën së bashku tunelin e Kalimashit duke lavdëruar njëri-tjetrin si patriotë, ndërsa sot e quajnë shoqi-shoqin shërbëtor të Serbisë.

Para disa vitesh kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku mes personaliteteve historike kosovare nuk e përmendi Ibrahim Rugovën. U shkaktua një skandal në Kuvend, LDK braktisi sallën. Gabimin Rama u mundua ta korrigjojë duke vrapuar te varri i Rugovës. Tani konfliktin në Prishtinë Rama e ka me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën Rama e pati quajtur pasuri kombëtare. Nuk është se Kurtit nuk i pëlqen konflikti me Ramën. Mediat kundër Ramës në Tiranë nuk përtojnë t’ia përkëdhelin egon Kurtit duke e përshkruar si antipod të Ramës dhe duke e ftuar orë e çast në intervista. Rama nuk ngurron të kundërgodasë ku t’i jepet rasti.

Por sa janë të dobishme këto ballafaqime? Nuk kanë asnjë dobi. Sepse politikanët nuk janë publicistë, ata kanë mandate të marra nga qytetarët, nga votuesit, për të qeverisur, krijuar ura bashkëpunimi dhe koordinimi. Publicistët mund të grinden. Politikanët po ashtu, por jo politikanët e dy shteteve të ndryshme. Përkundër të gjitha përbashkësive, Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete. Interferimi i dyanshëm në politika ditore vetëm sa thellon keqkuptimet dhe ngrit tensionet.

Në Prishtinë ka politikanë që akuzojnë Edi Ramën se mbështet idetë e kryetarit të Kosovës dhe atij të Serbisë për prishjen e kufijve të Kosovës. Rama përpiqet të demantojë, por e ka vështirë të gjejë njerëz në Kosovë që i besojnë. Në Tiranë jo pak socialistë të rrethit të Ramës e shohin Lëvizjen Vetëvendosje si palë që shkakton turbullira politike në Shqipëri. A kanë ndonjë përfitim shqiptarët në rajon nga kjo kacafytje? Jo. Vetëvendosje nuk mund të bëjë ndryshime politike në Tiranë, fryma e ndryshimeve duhet të jetë burimore. Por po ashtu asnjë pushtetar i Tiranës nuk ka fuqi të ndryshojë raportin e forcave politike në Kosovë.

Mund të ketë njerëz që besojnë se debatet (sado të helmuara) mes politikanëve të Prishtinës dhe Tiranës janë dëshmi se hapësira politike shqiptare po integrohet. Në të vërtetë integrimi i kësaj politike të pistë shqiptare nuk duhet të ndodhë. Sepse nuk zgjidh probleme, vetëm i thellon problemet. Do të integrohet dhe bëhet e përbashkët për interesa gjeostrategjike të shqiptarëve në Ballkan vetëm ajo klasë politike që flet dhe punon për zhvillim të shpejtë ekonomik, për hapje të vendeve të punës, për ndaljen e ikjes së njerëzve në Europën Perëndimore, për sundim të ligjit, për administratë efikase. Këto janë parakushte për mirëqenie në të dy shtetet shqiptare në Ballkan. Meqë në këtë drejtim mendohet pak ose fare, politikanët në Tiranë dhe Prishtinë e kanë zbuluar një sport të ri: si t’ia turbullojmë ujin njëri-tjetrit. Edhe kështu bëhet politikë. Por jo për shumicën e qytetarëve të të dyja vendeve, të cilët gjithnjë e më shumë mendojnë të braktisin atdheun.

33 komente në “Mësoni nga Ibrahim Rugova dhe mos u merrni me punët e Shqipërisë”

  1. pilafi says:

    Per bese nje tash po due me ju dhane te drejte sebeve. Ckafe po dun keta koqovare me pune e Shqipnise?
    Si po asht e mundur qe koqovaret vijne ktu ne Tirane dhe po na kecenojne?
    Rrace e dyshimte!

    1. ...... says:

      Ik or pilaf se e qelbe. i ke fut nje garuzhde grosh pilafit ti e rri e pjerdh gjith diten si majmun. kalama

    2. Rapsodi says:

      Keto qe thote Rob teli,na kendej i thojna “bathe bathe po nje koqe”!Nga fshatrat o Robel nuk mund te vije qyteterimi por vetem reforma agrare e nje vendi!Kjo o provua e u sterprovua nga sistemi monist ne Shqiperi per 45 vite rradhazi!Ndaj mos e merrni ne qafe Kosoven me lahuten e Albin Kurtit se ne krahun tjeter te rrymes se lumit keni me e kerkue se edhe i ngordhun mbapsh ka me shkue!
      Shkrimet e tua sepse me kujtojne shpesh nji kange te kahereshme qi titullohej “Kur bjen fylli e qiftelia”!

    3. Alex says:

      Ik o pilaf burre se edhe dialektin e flliqe! Duket qe jeni trima si fis, keni derdhur gjak shume per atdhe – ama vetem grate, cdo muaj, nga 5-6 dite.

  2. Kapterri says:

    Gjithnë e më shumë besoj se ne vërtet i përkasim një kombi, gjuhe e kulture. Por kurrë nuk kemi jetuar bashkë që të njofim mirë njëri-tjetrin. Ashtu si Austriakët me Gjermanët. Dhe besoj se kështu do të vazhdojë për breza të tërë. Më mirë kështu. Emocionet patriotike nën petkun e bashkimit kombëtar nuk pijnë ujë.

  3. Lik says:

    E drejte…po integrohet llumi I I politikes shqiptare andej e ketej kufirit,sigurisht she I zagareve mediatike.

  4. SHKELZENI says:

    Ky eshte nje gazetare idiote tipik koqevar .
    U pelqene shume ketyre krahasimi Shqiperi- kosove per te treguar qe jane dicka por ne realitet jane turko – arabe palestinet e ballkanit qe nuk kane asgje te perbashket me ne pervec ajo gjysem gjuhe shqipe .Kosova eshte krahinmi e Serbise nen rezoluten 1244 te OKB ndersa Shqiperia shtete i konsoliduar .
    Shqiperia eshte e paster etnikisht ndersa kosova eshte sallate Maqedonase me Turqe Serbe Boshnjak Gorane Rome Ashkalinje Malazeze si Albin Kurti atje del Turku ne parlament flet turqishte del Serbi serbishte del Damut Haradinaj gjysem shqip gjysem turqishte.
    Ndersa Ibraim Rugova ishte spiune i UDB dhe i sherbimit sekret Shqiptare por qe me shume e rrespektoje Serbia duke e mbajtur ne pallatin presideciale ne Beograde dhe me vone me avionin e Milloshevicit direkt e ne Rome Itali .
    Ne fillim kam qene per nje bashkim pasi kam menduar qe kosova ka vetem shqiptare por jooooooo eshte gabime historik antikombetare te mendoshe nje bashkim me nje krahine multietnike pa identitet pa paragjykuar popullsine qe jetone ne epoken feudale .

    1. @shkerdheni says:

      çfar po thua o Shkerdhen? na harbithe bre burre. ku i ke msesuar keto gjojna?

    2. ........ says:

      Ka me antishqiptar se ti or kokloqe. yyyyt te dhjefsha rracen.

      1. SHKELZENI says:

        Shoku une jame race shqiptare po pate bythe me kundershto me fakte jo si legene i fshehur mbrapa ekranit .

    3. vang says:

      Tunde pak koken o SHkelzen se diku te ka ngec truri

  5. dardan says:

    Shume mire ben qe i thur lavde Rugoves, si simpatizant i tij. Mire do beje te na shpjegoni pak dhe arsyen pse Rugova u strehua ne Beograd ke Millosheviçi e doli ne TV e Beogradit ne takim me te kur populli i Kosoves ishte debuar e masakruar nga Millosheviçi. Kete fakt simpatizantet e LDK duan qe te harrohet dhe e justifikojne me lloj lloj arsyesh.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ishte fat i madh i shqiptareve te Kosoves qe ne momentin me te veshtire paten nje udheheqes te kalibrit te dr. Rugoves.

      1. Nuk e besoj se Rugova ishte i madh ! U be i madh dhe i njohur se e gjith bota i kishte syt nga Kosova,pra jetoi ne momentin me te madh historik te Kosoves.Kur komandot Izraelite shkuan per te arrestuar Arafatin,ai vuri pistoleten ne kok,dhe ju tha: Edhe nje hap me teper ne zyren e tij,dhe ai do te vriste veten ! nje nga rojet personale te Arafatit u vra ne ate shkembim zjarri, dhe Arafati u mbyll ne zyr per disa dit,se bashku me rojet,duke kryer aty edhe nevojat personale.A beri te njejten gje Rugova dhe badigardet e tij,kur forcat Serbe shkun per ti marr si Konkubina,dhe per ti derguar ne Beograd JOO ? Perderisa Adem Jashari dhe Rugova,karshi Serbeve ben zgjidhje te ndryshme,per momentin final te Jetes a mund te mbajn te dy te njejtin titull Hero ?Sa per ata qe shajn Kosoven dhe Kosovaret,dihet se jan gjysme vellezerit tan Tosket,te cilet as e kan dashur,dhe as kan per ta dashtur,ndonjeher bashkimin e Kombit,sepse e din se do te jen minoranc ne raport me popullsin Geg dhe sdo ta gezojn kurr shijen e pushtetit.Qoft e bekume dita kur Kosova do te jet Shtet pavarun dhe i njohur nga OKB.

  6. aktash says:

    Rugoves nuk ja ndiente as per Shqiperi as per Kosove,ai jetonte si pasha nen masat mbrojtese te Serbise.Kosova shprazej dhe ai zgerdhihej…Kurse ti robel si zagar i serbis poshtron te gjithe dhe larteson idolin tende.Tema po e merre rrolin e Borba Sot ne Shqiperi….me robelat,kumetet….

  7. Klimax says:

    Mire do te ishte qe ti shmangesh dhe ti, Enver dhe kur them per ty, nenkuptoj gjithe gazetaret dhe shtypin kosovar sepse “analizat” dhe “arsyetimet” tuaja per ngjarjet politike e historike te Shqiperise jane jo vetem te njeanshme, por mbi te gjitha larg relitetit dhe te vertetes se tyre.
    Kjo, jo se nuk keni te drejte te shkruani e te shpreheni, por mentaliteti, botkuptimi, kultura e civilizimi midis popullsise se Kosoves e Shqiperise, te pakten ne 100 vitet e fundit te epokes moderne, nuk i ngjajne aspak njera-tjetres. Ne keto kushte, me dobesite, mangesite dhe veshtiresite qe egzistojne ne te dy vendet, c’do nderhyrje ne ceshtjet e brendshme me shume demton se sa ndihmon njeri-tjetrin.
    Fqinjesia, fqinjesi dhe secili me hallet e tij le ti qaj e ti zgjidhi ne shtepine e tij!

  8. Mani says:

    Une mendoj se partit politike ne Kosove Ramen jave hjedhin turrmave e ben per politike se pes ata duke qen 95 mysliman dhe Ka shume prej tyre qe Jane rridikale e din qe kjo karte ju shitet dhe ju thone se edi rame eshte me serbin se pse nuk eshte mysliman dhe keshtu at done te mobilizone militatet e vet se pes si ne shqipri ashtu edhe ne Kosove shum politikan nuk e kan fare problem per njerzit as per kombin veq per pushtetit e tyre prosonal per tu pasuruar e per te vjellur qedo gjegj dhe si keshtu keta hajdut thone e ben gjithqka

  9. D... says:

    Pak rrufian…….

  10. Olimpia says:

    Robell,do te mjaftonte vetem fraza e fundit,secili te veten.Per saktesi, ndonje idiotizem i Berishes dhe fraze e Rames per Kosoven,nuk mund te krahasohen me nderhyrjet direkte te qindra mercenareve qe vinin nga Kosova, por sigurisht ushqeheshin nga Beogradi ne ndihme te kriminelit Berisha ne perpjekjet e tij per pushtet.Me perjashtim te ndonje ,,analisti,,asnje shqiptar i Shqiperise normal nuk ka marre pjese ne jeten politike apo perplasjet per pushtet ne Kosove.E kunderta vazhdon edhe sot,Hajradinaj ,Kurti dhe te tjere nxisin cdo dite rremujen politike ne Tirane..Megjithate cdo kush te perpiqet per qytetaret e vet,e kam theksuar gjithnje ne komentet e mija.Sa per rolin e Rugoves,Berishes,Rames ,Nanos,Thacit etj,do te fosse koha e cila eshte e pameshireshme.Gjithesesi nje fakt i tmerreshme nuk mund te mohohet kurre,Berisha shkaterroi Shqiperine ne 91. ….97….dhe po vazhdon ne te njejten rruge deri sa ti vije ngordhja….

  11. SALIU NGA SERBIA says:

    Midis Berrishes dhe Rugoves kishte nje pakt te heshtur te dy ishin agjente te UDB dhe askush nuk e sulmonte njeri – tjetrin por Berrisha kishte nje avantage kur ishte ne postin e kryeministrit disa here tentoi ti nxirte pseudonimin Rugoves qe ishte edhe agjent i sherbimit sekret Shqiptare .
    Te dy ishin dhe do te ngelen plehra .SHQIPERIA ka pasur dhe ka probleme me krahinen multi etnike te kosoves nuk e kuptoje perse qeveria nuk nderhyne forcerisht te mbylli kufirin ne nuk kemi asnje interes as ekonomike ata 65 % te tregetise e bejne me serbin .
    Nuk e kuptoje zotin Rama perse perzihet me ta .

  12. VATRA says:

    Ibrahim Rugova e deri te ky maloku tjeter i sotëm Albin kurti janë vazhdimësia e politikës jugosllave përkatësishtë serbe në ndërhyrjet dhe shantazhet permanante ndaj shtetit shqiptarë qoftë me deklaratat e tyre qoftë veprime konkrete ku dhe si kishin dhe e kanë mundësinë merrëni dhe shifni deklaratat dhe veprimtarinë konkrete të Rugoves dhe grupit të tij ata jo se nuk bashkëpunuan me një nga presidentet ma të mirë shqiptarë si Mejdani por morën pjesë me falangat e tij në puç ndaj tij kurse i vetmi politikan që pa hile e deshti Shqipërinë mbetet A. Demaçi si dhe Thaqi do të kujtohen ndër konstruktivët ndaj qeverive shqiptare qoftë PS PD

  13. Bashkatdhetari says:

    O Rrobell;qe ne titull je gabim,mbase ke qene i vogel por ne 1991 ne tribuna e mitingjeve te PD me Rajesonin amerikan ishte dhe Rugova perkrah Berishes ( shif fotot ne Lezhe),prandaj mos ja fut kot,Rugova nuk erdhi me ne Shqepri pas takimit te Milloshevicit me Gligorovin e Saliun ne Oher per te cilin Remzi Hoxha dhe u arrestua e u zhduk nga shiku i Gazidedes .

  14. Korabi says:

    Kosova nuk ka politikan, por hajvan feudal, me i dalluari eshte Rambushi kurse Albini ka mare formen dhe permbajtjen e Saliut.Hashimi,megjithe shume te metave, sot per sot eshte politikani me i kompletuar ne Kosove. Edi Rama bene mire qe shikon punet e Shqiperise,nuk ka pse te harxhoj kohe me hajvane si puna e Haradinit, dhe berishistit Albin Kurti.

  15. KS says:

    Rroli i Rugoves munde te merret por vetem ne aspektin negativ ne meredheniet mes Shqiperis dhe Kosoves.Rugova eshte simbol imosveprimit dhe kur ti e shef viktimen duke dhene shpirt dhe ti se ndihmon je baraz me agresorin e tije.Po na thuaj njehere pse Serbia nuk e prkte RUGOVEN DHE E LINTE TE SHKOJ KU I DONTE QEFI ME pasaport dhe aeroplan te Serbise?

  16. Jimi says:

    Trupat e FARK qe drejtonte Bukoshi drejt Shqiperise ne ndihme te Sali Karaxhicit, pa dijenin e Rugoves erdhen? Mbaje Rugoven per vete, por mos na e shite ne te tjereve per flori !

  17. Dashamires says:

    ushtria e rugoves haaaaaa ju kujtohet kur nje nga halkaj e tropojes i carmatosi te 250 trimat e kosoves dorezuan armet si legena dhe i ktheu nga rruga dhe i tha tani merni malin ne kembe haaaaa heee pune koqevaresh

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Shume shpesh ka ndodhur qe luftetaret shqiptare te Kosoves, pasi qe kishin paguar shume shtrenjte armet, t’i paguanin per here te dyte sepse ne rruge ju dilnin cubat dhe ju kerkonin para per arme dhe per mushka. Kosovaret e shkrete, duke mos dashur ngaterresa me vellezerit e tyre, paguanin nga dy here per arme dhe per mushka .

  18. Mësuesi i i fillores says:

    O z. Robelli, sa dinak qe jeni… Ate “distancen” qe kerkoke zotrote, sikur ta paska kerkuar me porosi Matoshi apo ky matjushka shqiptarofobe Rroni. Po meqe flet per turbullira dhe distance, fillojeni nga vetja. Boll shkruat ne mediat e Shqiperise. “Pi çik limonatë”.

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dy pikpamje te ndryshme,Rugova nuk ishte per revolucion,por per rrugen paqesore.
    Berisha flamurtar i revolucioneve !

  20. Lanabregesi says:

    Kosova eshte e mbushur me gomer te tipit Rambush,tani u kompletua dhe me nje ciban berishist,si Kurti.Keta hajvan ne vend qe te meren me hallet e Kosoves(qe jane pa fund) fusin hundet ne punet e Shqiperise.Albin Kurtin, qe vitin e kaluar u angazhua ne bashkepunim me Sali Berishen per te rrezuar qeverine shqiptare,ta shpallin person non grata deri sa te piqet.Duke qene kungull i papjek ka nevoj per nje stazh tre vjecar,si kandidatet e PPSH-es ne kohen e Enver Hoxhes.

  21. Ndroqi says:

    O sternipat e Xhaferr Deves,o Albin djalli i Sali Berishes,shikoni hallet tuaja,na u hoqet patriot te medhenj qe donit bashkimin kombetar,por po mbillni percarjen kombetare.

  22. katarakti says:

    Rugova ka deklaruar mëse një here zyrtarisht dhe boterisht se ai deshironte nje “Kosovë të barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi”! ishte e çuditshme se ai e vinte Serbine dhe Shqiperine në një plan. Eshte po aq e vertete se Rugova ishte kunder bashkimit kombetar. Ai u prish me Saliun, që Rrobelli nuk e thotë, kur Berisha per te shpetuar veten gjate vitit 1997 dhe per t’i berë presion Perendimit, i kerkoi Rugoves nje politike më aktive në Kosove dhe perkrahje per luften e armatosur! Rugova nuk e pranoi kete diktat të Berishes. Atehere Berisha shmangu Rugoven dhe vendin e tij në Tiranen zyrtare e zuri Adem Demaçi! Qê nga ajo kohe Rugova nuk ia pa më sytë Tiranes dhe Sali Berisha Prishtines! Rugova edhe kur ikte në Perendim nisej nga aeropori i Shkupit dhe jo i Tiranes. Gjate gjithe kohes, ai udhetonte me pashaporte serbe dhe nuk pranoi të merrte pasaporten shqiptare, megjithese ia propozuan. Me nje fjale Rugova i qendroi larg Shqiperise jo se nuk donte të mbante anë në politiken e Tiranes, por thjesht se ai nuk donte bashkimin dhe afrimin e Kosoves me Shqiperine. Ai në ate kohë, pra para vitit 1997, shprehej se Sali Berisha ishte president i Shqiperise dhe ai president i Kosoves! Kur dihej se në atë kohe Kosova vuante nen çizmen serbe dhe Rugova ishte thjesht nje president prej letre. Qe i konvenonte shumë Millosheviçit për politiken e tij paqesore të statukuosë. Robelli si shume herë të tjera manipulon me faktet.

  23. Eni says:

    edhe emrin e paske si ai qofte largu, dhe me mendimet e tija do deshmon se asgje nuk ka ndryshuar ne mendjet dhe zemrat tuaja per Kosoven.
    Po pse se thua nje fjale per Edverin more palaco qe eshte i vetmi kryemiister shqiptar qe ka shkelur cdo parim moral ne lidhje me Kosoven. Kurrre ne histroine e nje Kombi nuk ka ndodhur qe nje kryeminister shqiptar te akuzoje dhe ngreje padi per nje udheheqes ne Kosove e per me teper nje luftetar qe sakrifikoi familjen per lirine e pavarsine e Kosoves. Po rikrijimin e ish juguslavise plus te Vucicit ne tirane pse se permend … keto jane ato po i fusin thikes pas shpine Kosoves o tradhtare te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje