Teatri si sahan qensh

20 Maj 2020, 10:27Politika TEMA

Nga Erjus Mezini

Qentë janë kafshë shtëpiake, lozonjarë të këndshëm, ndihmës të mirë dhe, mbi të gjitha, besnikë ndaj të zotit. Mirëpo këto veti të shkëlqyera të qenve supozojnë plotësimin e një kushti thelbësor: qentë janë ushqyer mirë. Në rastin e kundërt, kur qentë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, harrojeni çdo veti të mirë të tyre dhe përgatituni për të parë versionin më të keq të qenit: lehjet pa fund, egërsimin, tërbimin, dhëmbët që kafshojnë qentë e tjerë, por edhe të zotin, luftën e egër për mbijetesë.

Këto veti të këqia të qenve më erdhën në mendje kur pashë imazhet e shembjes së Teatrit Kombëtar. Të gjitha skenat që u shpalosën përpara ekranit më ngjanë më shumë me një luftë qensh të mbledhur rreth sahanit, si në ato vitet kur isha fëmijë dhe skena të tilla shikoja sa herë që unë dhe kalamajtë e tjerë luanim me kopetë e uritura të qenve që endeshin vazhdimisht në fushat e papunuara të Kombinatit dhe Yzberishtit. Pikërisht, mënyra si u shemb godina e teatrit dhe protestat e shoqëruara me dhunën e përgjakur policore vetëm me luftë qensh të uritur mund të krahasohen.

Ashtu siç ndodh me qentë, ku më të fortët shtrëngojnë sahanin dhe të tjerëve u tregojnë dhëmbët dhe kur e do nevoja u kafshojnë ndonjë vesh a ndonjë kofshë, ashtu mu ngulitën në mendje veshi i prerë dhe kofshët e përgjakura të qenve të dobët, të artistëve të uritur e të papunë që nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të mblidhen rreth sahanit dhe të tentojnë të shkëpusin ndonjë thelë a ndonjë kockë nga qentë e fortë të parisë postkomuniste –të vetëshpallurit artistë, rilindas dhe “Çuna Tirone”, por që në mendjen e shqiptarëve të diasporës nuk janë gjë tjetër veçse “Çunat e Revolucionit Kinez”.

Lexuesit duhet t’i thuhet, doemos, se ato ngjarje që pa në ekran nuk kanë të bëjnë as me artin dhe as me monumentet e kulturës. Ato janë thjesht përpjekje të pashpresa në një luftë të ashpër për mbijetesë. Gjaku dhe dhuna që u shpalosën dje në qendër të Tiranës ishin thjesht kulmi, akti i fundit, i një beteje të nisur prej vitesh midis mbrojtësve dhe sulmuesve të sahanit. Arti dhe Teatri Kombëtar nuk kanë asnjë lidhje me këtë betejë, nuk janë ato shkaku përse kaq njerëz u revoltuan dhe u sakatuan më 17 maj. Që të bëhem i qartë, lufta për Teatrin Kombëtar, artin dhe kulturën kombëtare, është humbur me kohë.

Me sa më thonë miqtë e mi dramaturgë ka e pakta dhjetë vjet që asnjë dramë shqipe nuk vihet në skenën e një teatri të quajtur kombëtar dhe të financuar nga taksat e shqiptarëve. Ka vite po ashtu që dramaturgëve shqiptarë u janë mbyllur dyert e Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës. Nëse lexuesi i vë në dyshim këto dëshmi, le ta provojë njëherë vetë dhe t’i nisë ndonjë e-mail ose t’i bëjë ndonjë telefonatë Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës. Nëse merr përgjigje për kërkesat me shkrim a me gojë, atëhere unë jam duke gënjyer.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë ekziston për të mbajtur ca njerëz me rrogë dhe për t’u shërbyer interesave të grupeve të caktuara, grupe që në diasporë i njohim si Çunat e Revolucionit Kinez. Të njëjtën gjë pak a shumë bën edhe Ministria e Kulturës. Konkurset shpallen dy javë përpara se të skadojë afati (ka edhe nga ato raste kur lexon emra fituesish për konkurse të pashpallura), lekët u jepen të njëjtëve njerëz, llogari nuk i jepet askujt, linjat e telefonit dhe adresat e e-maileve ekzistojnë kot, komisionet e vlerësimit të veprave përbëhen nga Çunat dhe Gocat e Revolucionit Kinez, po nuk ke adresë në Bllok nuk ekziston (as që mund të jesh autor), impakti i konkurseve as që vlerësohet, lekët i merr era dhe ata që emëron partia marrin gjithmonë rrogën.

Më këto dhe të tjera rrethana askush nuk duhet të ketë iluzionin se shqiptarët dhe shteti i tyre po djersiten për kulturën dhe artin. Hera e fundit kur në Shqipëri disa njerëz u djersitën vërtet për kulturën dhe artin ishin vitet 1970, kur Revolucioni Kulturor Kinez arriti Tiranën. Që atëhere, domethënë mbasi krijuam brezin kinez të Bllokut, kultura dhe arti janë lënë si ato fushat e papunuara të Kombinatit dhe Yzberishtit, ku qentë e fortë dhe të dobët enden dhe kafshojnë shoshoqin vazhdimisht. Shteti shqiptar, Ministria e Kulturës dhe vetë drejtuesit e Teatrit Kombëtar sot nuk kanë asnjë vizion për kulturën dhe artin. Shteti Shqiptar, Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar ekzistojnë vetëm për të mbajtur grupe njerëzish me rroga, jo për të edukuar shqiptarin apo për të mbrojtur kulturën kombëtare (që sillet si detyrë themelore në Kushtetutën e Shqipërisë, Neni 3).

Nëse me këto që përmenda kam qenë i drejtë, atëhere pyetja sot nuk është se çfarë do të bëhet me godinën e teatrit. Pyetjet sot janë: A kanë vizion njerëzit që drejtojnë teatrin? A ia vlen të quhet Teatër Kombëtar një vend ku autorin shqiptar nuk e lexon dhe nuk e vlerëson askush? A duhet buxheti publik të rëndohet me një institucion që ekziston vetëm për të dhënë rroga te miqtë e partisë?

Teatri, ashtu si e njoha unë, nuk ka lidhje fare me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Teatri Kombëtar i Tiranës më shumë ngjan me një shkollë artistike, ku drejtuesit trajnojnë miqtë e farefisin dhe vënë në skenë drama që në botë vihen vetëm në shkolla artistike (për të mbushur biografitë e stazhierëve). Teatri që njoha unë, ai i mbeturi në rrënojat e Athinës, ishte institucioni më i lartë dhe më i shenjtë i demokracisë. Aty shpreheshin, brohoriteshin dhe mishëroheshin frikat dhe shpresat më të larta të brezave.

Perënditë e lashta, artistët dhe publiku bashkoheshin të gjithë në teatër, në ditët e shenjta kur çdo punë pezullohej dhe shfaqja e radhës ishte lajmi më i madh i ditës. Kurse në Teatrin Kombëtar të Tiranës luhen shfaqje të shkruara pesë shekuj më parë, aktrojnë pleq dhe kalamajtë e tyre, producentë dhe regjisorë janë gjithmonë Çunat e Revolucionit Kinez, perënditë i kanë vënë në gjumë dhe shfaqjet organizohen vetëm në ditë pune (që të ndahen rrogat pa probleme). Të gjithë sot po qajnë hallin se çfarë do të bëhet me godinat dhe rrogat e Teatrit Kombëtar dhe pak veta pyesin se çfarë do të bëhet me edukatën demokratike dhe me kulturën kombëtare të një kombi që udhëton i sigurt drejt rrënimit. A ofron Teatri Kombëtar ndonjë kurë për edukatën dhe kulturën kombëtare? A janë të aftë drejtuesit e teatrit për këtë mision të shenjtë, edukimin e qytetarit?

Në mbyllje, le t’i rikujtoj lexuesit që në Greqinë e Lashtë ekzistonin një mijë qytete dhe pothuajse në çdo qytet helen, përfshi Butrintin dhe Apolloninë, ekzistonte teatri. Mirëpo nga gjithë këto vende ku organizoheshin festa dhe shfaqje, vetëm një, Athina, na ka lënë tekste të shkruara teatrale (veprat e Eskilit, Sofokleut, Aristofanit dhe Euripidit). Në nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë qytetet e tjera, tekstet (nëse ekzistonin) u zhdukën bashkë me qytetin.

Nëse dikush sot më pyet përse nga një mijë qytetet e Greqisë së Lashtë vetëm Athinës i shpëtoi drama, unë i përgjigjem: sepse aty lindi demokracia dhe teatri që i jep zë demokracisë (ai teatri i çliruar nga tiranët, mishërues i shpirtit të lirë të një kohe) është i vetmi që ia vlen të merret në konsideratë nga brezat

14 komente në “Teatri si sahan qensh”

  1. Neutrino says:

    Duhet të kesh jetu afër shkollë së qenve tek Kombinati dhe e njifke mirë psikologjinë e qenve. Këtu asgjë e keqe. Po si ta shpjegojmë që evolucioni nuk i paska mësuar qentë pabuksa që ata që janë plot me dhjamë dhe janë mësuar të rruajnë ndonjë pjesë edhe të tjerve, nuk të lejn rradhë. I duan të gjitha vetë. Si p.sh. buça e LSI-së. A ka ndonjë qen që beson se ajo do i lejojë çiauat “artistë” të marrin thellat e mëdha? Apo qeni gjumash i SHQUP-it. Rama me shumë të tjerë mund të jenë Çuna të Revolucionit Kinez, po çfarë t’i bëjmë këtyre të Revolucionit Iranian? Që duan të pushtojnë ambasadën e SHBA-së!!! Edi Rama, po tregon që është një profesor i denjë laboratori dhe një pasues ekselent i Pavlov-it. E di se kur duhet të hapet drita që qentë të fillojnë tu lëshojë goja lëng, kush të kapi sahanin më të mirë.

    1. pjeter says:

      Mos perdor fjalen idiote “pabuksa” sepse nuk i le vlere domethenies se komentit tat ,dhe ul veten duke ofenduar dike qe me te vertet vuan per buke dhe ndoshta jo per faj te tij,ku me thene drejten ,nuk kane te bejne fare me qente qe pershkruan autori.

    2. Zigur Qarri says:

      NA ÇATE TRAPIN. ÇA MUTIN DUHET TEATRI APO TE SHOHIM ATA GUERILASIT DUKE LUFTUAR PER TE MARRE NJE COPE RROGE, KUR NUK I SHIKON KUSH.
      PRE JAM KURIOZ TANI QE I NXORREN NGA ZYRA ATA ARTISTET BOTERORE DO PAGUHEN ENDE?
      SEPSE GJITHE PUNA ISHTE TE MERRNIN NJE RROGE ATA REVOLUCIONARET.
      DHE NJE PYETJE: AI CIPI MORE AMAN, AI REGJIZORI I FAMSHEM QE MERR FONDE NGA SHTETI DHE NUK BEN ASGJE, MOS VALLE DO IKE NGA SHQIPERIA?
      SI DO JA BEJNE PA CIPIN AMAN?

  2. qazim says:

    Shkrim teper i lodhur,esse per kohen kur jetoje ne yzberish. Asnje mendim racional,vetem …..,nuk e di pse ju ka mbush mendja se duhet mllef per cdo gje e per gjithshka,cojeni pak mendjen 10 vjet me pare e tutje te kuptoni se ne cfare haleje jetohej e punohej.

    1. Fitnete Hoxha says:

      Jeni fiksuar tere jeten me zonat dhe qytetet e Shqiperise dhe se di pse e spostove Lagjen Nr6 Kombinatin e ngaterrove me Yzberishtin.Sa per mllefin e shofim qe dhuna nuk i ben pershtypje nje pjese te madhe njerezish sidomos ne Shqiperi dhe cuditen kur dikush i ve ne dukje keto gjeste te shemtuara

  3. Shpata says:

    Mjaft me derdellitje!! Shkoni tek sheshi mejdanit!!
    Ne Shqiperi po vendoset diktatura policore!!

  4. TIRANA says:

    Mjaft me derdellitje!! Shkoni tek sheshi mejdanit!!
    Ne Shqiperi po vendoset diktatura policore!!

    1. pjeter says:

      Injoranteve qe injorojne çdo gje,dhe nuk e kane idene si funksionojne shtetet dhe policite e shteteve te botes se qyteteruar,o kembengulet ti informosh si jane rregullat,o perdor forcen.Kurse krimineleve,aty vetem nje rruge ka,duhen neutralizuar,gje qe ne Shqiperi nuk po ndodh,ose nese po ndodh,akoma se kemi pare.

  5. Z says:

    Edhe qenin edhe macen,patjeter dhe kalin qe do te marresh ne shtepi duhet te jete prej race te mire ! Eshte pune race! Saliu eshte kush eshte> Luli eshte zagar ….etj.

  6. Ai djali mre bluze jeshile e mbushi kupen... says:

    ..ska pare gje akoma….

  7. ppa says:

    Pordhe me rigon ke shkruajtur, vertete shkrim i lodhur, pale kur thua – dhunen e pergjakur policore ; Erjus, reflekto, sepse me kete shkrimin tend te pare, je komplet jashte loje.

  8. Raul says:

    Mbledhur llumi i Tiranes dhe banda e pseudoartisteve Hajdute te denuar nga gjykata si Edmond Budina per vjedhje dhe juristja e Aleances Arbana denuar per vjedhje. Sot Nafije Dybeku do dale perkrah xha Brahos ne podium dhe do u tregoje pjesmarresve si e ka tundur dybekun qysh ne moshen 15 vjecare dhe kur ka kafshuar nje vesh burri per here te pare. Pastaj nen kujdesin e Nora bythderres do kryqezohet simbolikisht mbi gerdalle bordellon 80 vjecare prej tallazhi qe u rrezua si kuti kartoni. Gruaja qe u zhgarravit rrugeve te Tiranes per nje bordello te shkaterruar beri aktin me te turpshem ne histori. Nuk ka rast ne historin boterore qe gruaja e nje presidenti shteti nga 192 shtete qe ka planeti te zhgarravitet kur i shoqi eshte ne zyre si kryetar shteti. Turp historik, turp historik , do kujtohet gjate ai veprim i turpshem, si llaxore, si fallxhore nena e 3 femijeve bllokon rrugen duke u zhgerryer, turp , turp dhe per ju o mjerane si Kejdi dhembcakallja dhe Erisa hundpinokja qe i shkojne prapa si kone te bindura verberisht.

  9. Luljana Aliko says:

    Me kete shkrim I ke prekur gjith qente ?,nejse po lexoj disa komente ketu,qe po bejne sikur se kuptojn thelbin,here tjeter thuaj me troc gjerat,!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje