Bojkoti i opozitës, PS kërkesë zyrtare PD-LSI: Rikthehuni në tryezë, afati për përmbushjen e Reformës Zgjedhore po afron

20 Maj 2020, 12:58Politika TEMA

Bashkë-kryetari i tryezës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka nisur një letër përfaqësuesve të opozitës në këtë tryezë, Petrit Vasili dhe Ogert Bylykbashit, pas bojkotimit të takimit të fundit.

Në letër, Gjiknuri propozon mbajtjen e mbledhjes së radhës ditën e enjte ose të premten, ndërsa i bën thirrje opozitës të marrë pjesë, pasi “31 maji, afati i vendosur për përmbushjen objektivit po afron”.

Letra e plotë:

E nderuara Zonja Hajdari

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar  e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare) ,  ne mbledhjen e  dakordesuar  te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes  diten e Enjte ose te Premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve.

Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore , periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore.  Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit  tuaj,  kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi.

Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te  eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar  numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave.

Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve  te lira dhe demokratike ne vend.

Damian Gjiknuri

Bashke-Kryetar i Reformes Zgjdhore dhe perfaqesues i PS

1 komente në “Bojkoti i opozitës, PS kërkesë zyrtare PD-LSI: Rikthehuni në tryezë, afati për përmbushjen e Reformës Zgjedhore po afron”

  1. pjeter says:

    Mos humbisni kohe kot.Ç’fare do lloj arsyetimi ,eshte i mire per te mos pranuar asnje lloj ligj zgjedhor ku nuk kane garanci te zgjithen hajdutet,qe shqiptaret i njofin mire.Duan te zgjidhen me patjeter,qe te mund te kene ndonje shanc,qe te modifikojne,ligje e norma,me shprese te shpetojne sumen nga SPAK,kjo fale edhe ngadalesise se madhe te reformes ne drejtesi.Eshte e kote.Nuk e kam te qarte se si duhet te votohet ky ligj,me sa vota,por po qe se duhen 2 /3 ska shanc te votohet.Edhe po te mos jete kjo,dhe ta beje shumica ,me qe numrat i ka,perseri do kete rremuja,sepse do e akuzojne per Regjim ps-ne.Nuk ka asnje zgjidhje vec qe SPAK duhet te filloje te prese koka ,koka qe jane me qellim shkaktaret kryesore te rremujave,te bllokimit te Shqiptareve,qe mund te liroje forca te reja politike,ku te mund te organizohen, ku sot kjo e vetquajtura opozite,ja u mbyt qe ne lindje ç’do iniciative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje