Nga Ylli Pata
Nuk ka vonuar, pak minuta, pas publikimit të njoftimit të Ambasadës amerikane në Tiranë, në faqen e saj në Facebook, për takimin e ambasadores Kim me kryeministrin Edi Rama, që të nisnin sulmet “artilerike” prej predhave virtuale të një grupi të politikës në Shqipëri.
Kush e ka ndjekur prej kohësh mënyrën e të bërit politikë me rrjetet sociale në Shqipëri, vë re një grup njerëzisht të atashuar pranë një boshti të opozitës shqiptare, që sulmon vazhdimisht Ambasadën amerikane.
Me komente të rënda, sharje, sulme e akuza të ҫalltosura që nuk gjen logjikë, që të krahasohen me mendime të ndryshme e qasje kritike.
Këto sulme kanë vijuar që prej vitit 2016, kur Reforma në Drejtësi është marrë nën mbështetjen e fortë të SHBA-së.
Por këtë herë, sulmet ndaj Ambasadës amerikane kanë një ndryshim në qasje, ku mund të vihet re një objektiv apo taktikë të re të grupit që ky “municion virtual” i përket dhe është i atashuar.
Bëhet fjalë për një grup që është pranë dhe pjesë e aksit Meta-Berisha në grupet e interesit që përbëjnë opozitën shqiptare.
Ky grup komentuesish është i atashuar në qëndrimet e ashpra pranë “zonës” Berisha, por edhe presidentit Ilir Meta. Që duket qartë në komente, pëlqime, shpërndarje dhe shënime që konvergojnë.
Por kësaj radhe, sulmi ndaj Ambasadës ka qenë i ndryshëm, madje shumë i ndryshëm. Krejt i i veҫantë nga sulmet e mëparshme, ku për shembull gjatë kohës së ambasadorit Donald Lu është sulmuar personalisht ky i fundit, duke u cilësuar si pjesë e “klanit Soros”, kundërshtar i Donald Trump etj etj.
Ky grupim politik që ka qenë më i zëshmi në ekzaltimin për fitoren e Donald Trumpit në 2016-n, më i zëshmi në krijimin e një “MAGA”u autokton, pra “Make Albania Great Again” gjatë kohës së ҫadrës, tani nuk flet më për klane, por sulmon në goditje të përqëndruar jo thjesht ambasadoren Yuri Kim, por e ka shënjestruar goditjen ndaj vetë SHBA-së.
Kjo shikohet qartë edhe në komentet e bëra në faqen e Ambasadës, por edhe në qasjet e kuzhinave mediatike të këtij korrenti politik.
Shkrimet e Ylli Manjanit dhe qëndrimet redaksionale të “Koha Jonë” flasin për zhgënjim të këtij grupi jo thjesht ndaj ambasadores Kim, që cilësohet më keq se Donald Lu-ja, por vetë qeverisë së SHBA-së, që sipas tyre po mbështet pa kushte Edi Ramën.
Një lëvizje që natyrisht ka një orientim politik dhe po ta shikosh me kujdes, devijon edhe në segmente të tjera të kësaj logjike.
Kështu për shembull, në akuzat që i bëhen policies, se në protestën kundër prishjes së Teatrit ka pasur njerëz të paidentifikuar, bëhen aludime se në të ka pasur edhe njerëz nga grupimi i opozitës iraniane që ka mbërritur në Tiranë prej vitit 2013.
Natyrisht nuk ka asnjë fakt për këtë dhe natyrisht që janë mufka, pasi mjafton fakti se pjesa më e madhe e “kolonisë së iranianëve të Manzës”, shumica janë të moshuar dhe gra.
Por përmendja apo futja si diskutim i këtij argumenti, ka një qëllim të caktuar, pasi kërkon që të hapë debatin në vend se opozita iraniane, e cila ka ardhur në Shqipëri me kërkesë të SHBA-së, po kthehet në burim destabiliteti.
Tezë që e kanë mbështetur prej kohësh, përveҫ vetë regjimit iranian, i cili i do të vdekur, edhe Moska zyrtare dhe aleatë të tjerë.
Këto zëra kanë gjetur mbështetje mediatike prej kohësh nga qarqe pranë aksit Meta-Berisha në politikën shqiptare.
Vetë ish-kryeministri është politikani që rregullisht ftohet nga opozita e MEK dhe mban fjalime pro tyre, por qëndrimet e njerëzve pranë tij tregojnë se ka një standard të dyfishtë në qëndrimet politike të Berishës.
Nga ana tjetër, si në shkrimin e Ylli Manjanit, ashtu edhe në shënimin redaksional të “KJ”, i referohet qartë Shteteve të Bashkuara si entitet politik.
“Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada amerikane! Të thotë more ç’të dojë! Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi. Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo europian. Aq më tepër kur kësaj ambasade druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet! Apo kur sundimi i një njeriu i duket Rule of Laë!!!!”, shkruan Manjani.
Ndërsa në qëndrimin e gazetës pranë LSI-së shkruhet: “Por përse u habitën njerëzit nga heshtja e gjatë e SHBA? Aq më shumë nga një reagim, të cilin nuk dinë as si ta lexojnë? Arsyeja është se SHBA është parë gjithmonë si lider në reagimet e saj për zhvillimet në vend. Sa herë ka ngjarje, SHBA reagon e para dhe më pas vijnë reagimet nga ambasadat e BE. Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë është biseduar mes Kim dhe Ramës. Por publikisht shihet se amerikanët nuk janë më si dikur”.
Pra po përvijohet një qëndrim politik që sipas gjasave do të marrë një qasje edhe më të dendur në ditët në vijim, qëndrim që shërben sa si taktikë për të tentuar ta kompleksojnë SHBA si faktor politik në Tiranë, e më pas për ta quajtur si faktor kundërshtar nëse është nevoja.
A nuk ndodhi kështu edhe për të ashtuquajturat armë kimike të Asadit në 2013-n, kur ky grupim adresoi protestën e parë në 30 vjet përpara Ambasadës amerikane në Tiranë?!
??????????????????????????????????????
Reagimi i Y.Manjanit eshte i lidhur me interesin e Shba per aktivitetin e ardhshem te SPAK. Sepse dosja e prangave, ku u zhduken 2.5 mil EURO, ka qene nen pergjegjesine drejtperdrejte te Y.Manjanit, verejne Mediat. Kjo do te thote se kjo dosje mund te behet si Introduction per fillimin e ….
Ambasadorja po shfrytezon situaten e teatrit per te biseduar per SPAK dhe fillimin e punes per peshqit e medhenje!
Presidenti pas “paqes” qe i ofroi Rama 2 jave me pare, po kupton se po ja fusin! Takimet e Ambasadores me Ramen e kane trembur shume!
“Qetesia” e maxhorances eshte e frikeshme! Shkarkimi nese do te ndodh sipas stilit te shembjes se Teatrit, bene te qarte qe Spak duhet te jete duke finalizuar gjera!
Kjo bene qe Ai te marre masa paraprake. I tille eshte edhe grupi mediatik qe ka filluar mbrojtjen me stil rus anti-American.
So ka mundesi qe na qenka Berisha me Meten me te forte se Amerika.Te gjithe e dine se keta Dy Jan kriminel dhe antiamerikan.Keta duhe te jene me burg.
je i sakte ylli
reforma ne drejtesi e ka zanafillen nga MENYRA SI SPIUNAT E KUQ NE POLITIKEN SHQIPTARE… nuk mbeshteten USA
E gjithe fara e kuqe do iki per lesh…
Te dy nje ideal kane, te vrasin dhe te djegin. Te dy persona te pa deshiruar per token amerikane. Dy plera qe urgjentisht te izolohen.