Zgjedhjet sipas sistemit danez: I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

21 Maj 2020, 15:34Politika TEMA

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.

Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Zonja Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

Në fakt deri më tani Ambasada Amerikane nuk ka, bërë asnjë koment mbështetës apo refuzues të asaj çfarë ka deklaruar deputetja Rudina Hajdari.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.

Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.

Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se zonja Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme. (Muhamed Veliu)

2 komente në “Zgjedhjet sipas sistemit danez: I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur”

  1. emigranti says:

    A mund te kandidoje kushdo apo emrat i vendos kryetari i partise sipas madhesise se valixhes?

  2. Ilir says:

    Po ishalla behet ky sistemi i ri se na e kane care trapin ps pd lsi. Boll me me keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje