Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri thirrje për protestë ditën e sotme në orën 19:30. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në FB të Aleancës, ato pretendojnë se autoritetet po rrethojnë pronën për të filluar punimet.
Aleanca e quan këtë një mbulim të skenës së krimit dhe gjithashtu shprehet se kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit dhe dhunimin sipas tyre, të e demokracisë.
Kjo do të jetë protesta e 3-të pas shembjes së Teatrit e thirrut nga Aleanca dhe e mbështetur nga opozita.
NJOFTIMI NGA ALEANCA
Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!
Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!
Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!
??
Dyshja Budina-Licaj dhe dyshja Falxhorja-Lylua do bllokojn ndertimin,sic bllokuan shembjen!