Teksa ditën e sotme mbushen 28 vite nga atentati mafioz me gjysmë ton eksploziv për gjykatësin Giovanni Falcone, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përkujtuar këtë të fundit duke i përcjellë një mesazh magjistratëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shkruan se Falcone është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi, kurajo dhe force për të avancuar më tej në luftën kundër kriminalitetit.
Ndër të tjera ajo thotë:
“Njerëz të zakonshëm që falë punës së tyre u shndërruan në shembuj të jashtëzakonshëm frymëzimi, kurajo dhe force për të çuar përpara luftën e ashpër kundër kriminalitetit.
Pasqyrë integriteti për çdo magjistrat i cili guximin, moralin, të vërtetën dhe drejtësinë duhet t’i ketë shtyllat profesionale për të çarë përpara në interes të vendit”, nënvizon Gjonaj.
Falkonen dhe Borselinon ne Itali i vrau politika.Njelloj si ne Shqiperi politika eshte koka e vertete e mafias.Kur te shohim politikanet Berisha Meta Rama Basha ne bangen e te akuzuarit atehere do te fillojme te mendojme se po goditet mafia.